Sot në përvjetorin e “21 janarit”, kryeministri Rama bashkë me familjarët e 4 dëshmorëve të Atdheut, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, të cilët u vranë tragjikisht në 21 janar 2011, u mblodhën në godinën e kryeministrisë për të kryer homazhe në nderim të tyre. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama Shumë të dashur familjarë të Dëshmorëve të Atdheut që humbën jetën padrejtësisht në 21 janar, pas plot 13 vitesh nga “21 janari” tragjik, sot ky përkujtim që na mbledh përsëri si çdo vit në këtë familje të ngushtë, ka pakëz më shumë sesa thjeshtë shpresë…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj përkujton sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. “Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!”, u shpreh Kreu i Shtetit. Postimi i plotë Përfaqësues nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës (21-31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territorial të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!
Një 63 vjeçar në Mat ka vrarë me armë zjarri një 52-vjeçar. Pas krimit ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar. Sipas policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën. Autori i vrasjes është Islam Meta. Në vitin 2013 atij i është plagosur vajza nga viktima Petrit Pupla. Ky i fundit ishte i dashuruar me vajzën e Islam Metës dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër. Për t’u hakmarrë Petrit Pupla e plagosi vajzën kur ajo…
Kryeministri Edi Rama bëri homazhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me familjarët e të ndjerëve, në kujtim të katër viktimave të tragjedisë së “21 Janarit. Rama dhe familjarët nderuan kujtimin e tyre duke lënë lule, në vendin ku katër viktimat ndërruan jetë. Të veshur me të zeza dhe me lule në duar, ata kanë lënë karafilat në vendet ku u vranë viktimat.
Sot shënohet 104 vjetori i Kongresit të Lushnjes, ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë, në historinë e shtetit shqiptar, vendimet e të cilit shpëtuan Shqipërinë tonë nga copëtimi i mëtejshëm. Niko Ferro, përgjegjës i muzeut Kongresi i Lushnjës, vjen në Vendi Im me Edlira Prendin një rrëfim historik, mbi punën e tij dhe çfarë shohin vizitorët në shtëpinë muze. Po ashtu ai ndan detaje në shtëpinë muze, që tregojnë më shumë për peshën historike. Ai thotë se nga Kongresi i Lushnjes duhet të ishte festë kombëtare. Nga ana tjetër ai flet edhe për peshën që ka Kongresi…
Kryeministri Edi Rama tha para familjarëve të viktimave të 21 Janarit, se pret që të bëhet drejtësi për këtë çështje. Për të Prokuroria e Tiranës është pa shtyllë kurrizore, dhe se ”dosja e gjakut” duhet t’i kalojë SPAK. “Presim drejtësi për 21 janarin. Pak më shumë se prej 1 muaj nga sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të 21 janarit do t’i kalojë apo jo SPAK për të hapur hetimin mbi krimin shtetëror, apo do të vazhdojë të ngelet e mbyllur, Zoti e di sa kohë, në barkun e madh të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, pa…
Një 63 vjeçar në Mat ka vrarë me armë zjarri një 52-vjeçar. Pas krimit ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar. Sipas policisë vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të 11 viteve më parë ku autori kishte plagosur të bijën. Njoftimi Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel , shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake të kryera…
Në godinën e Kryeministrisë nisi ceremonia përkujtimore e 21 janarit. Ministri i Drejësisë, Ulsi Manja tha se familjarët e 4 dëshmorëve nuk mund të mbahen peng nga gjyqtarë eunukë. ”Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 Janarin, si krim shtetëror është ende në ajër dhe tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë Vetting-u të paaftë profesionalisht. Ata punojnë me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme”,- tha Manja
Sot përkujtohet 104 vjetori i Kongresit të Lushnjes. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, kjo është ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë, në historinë e shtetit shqiptar. Balla theksoi se vendimet e Kongresit të Lushnjes shpëtuan Shqipërinë tonë nga copëtimi i mëtejshëm. “Ky Kongres vendosi themelet e organizimit kushtetues dhe i dha udhë jetës politike, demokratike dhe parlamentare me disa gjetje të veçanta, të cilat ishin të diktuara nga konteksti i vështirë historik”, nënvizoi Balla.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe bën thirrje për drejtësi për katër viktimat e 21 janarin, të cilët u qëlluan në vitin 2011 nga plumbat e shtetit gjatë protestës të organizuar nga asokohe nga PS kundër qeverisë Berisha. Pushkatim pa gjyq e quan Braçe vrasjen e katër protestuesve, ndërsa thotë se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje. Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë. Postimi i plotë Gjaku nuk…
Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti, ndërsa në veriu, verilindja dhe juglindja e vendit është mbuluar nga reshjet e borës. Në këtë zona termometri ka shënuar minus gradë celsius. Rrugët me prezencë dëbore janë të kalueshme me zinxhirë ose goma dimërore. Në Kukës, Korçë e Lezhë disa fshatra janë pa energji elektrike. Në qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Ne zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e…
Sot përkujtohet 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Kryeministri Edi Rama shkruan se janë mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare. ”18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”. Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektual dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformimit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratike e paqësore drejt pavarësisë, duke…