Moti i keq që ka përfshirë vendin, me stuhi dëbore në veri dhe juglindje, ka shkaktuar problematika edhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku bën me dije se janë mbi 1500 punonjës të OSSH-së të angazhuar në të gjithë vendin, për të siguruar furnizimin me energji elektrike. Ministrja thekson se prioritet janë objektet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. “Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin…
Author: tirana
Duke komentuar deklaratat e kreut të Partisë së majtë greke, Syriza, Profesori Shezai Rrokaj i ftuar në studion e News 24, tha se Greqia është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka ligj për pakicat. “Në pamje të parë ishte për përdorim politik dhe natyrisht për të tërhequr elektoratin shqiptar. Po ta analizojmë në cilësinë e një politikani partia e të cilit ka qenë në qeveri, problemi duhet shikuar edhe më thellë. Greqia është ndër vendet e vetme të Ballkanit që nuk ka një ligj për pakicat kombëtare. Parlamenti grek duhet të nxjerrë një ligj për pakicat kombëtare përfshirë…
Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Kryebashkiaku Hil Curri deklaroi se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. “Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”,…
Këngëtari dhe producenti shqiptar, Irkenc Hyka martohet ditën e sotme. Ai dhe partnerja e tij Abi i japin fund beqarisë në një ceremoni që po mbahet në një nga restorantetluksoze të Tiranës. Ndërkohë në rrjetet sociale pamjet e ndara nga miqtë e tij tregojnë se festa ka nisur ende pa mbërritur në restorant. Një varg makinash luksoze ka “pushtuar” rrugët e Tiranës ku vetë dhëndri ja ka marrë këngës duke dalë nga mjeti. Irkenci dhe Abi janë prindër të një djali që festoi ditëlindjen e parë dy ditë më parë.
Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura bore në zonat malore si dhe reshje shiu e shtrëngata në zonat e ulëta. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve. Aktualisht aksi rrugor Përrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore, dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.
Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema është kallzuar penalisht në SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. Kreu i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme nga dy qytetare të Skraparit, shtetaset Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi. Mema, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Për herë të parë, personat që janë pronarë të paktën të një makine luksoze, edhe nëse nuk janë zyrtar e politikanë (që detyrohen me ligj të deklarojnë pasurinë), do të vihen në sitën e verifikimit të pasurisë. Brenda këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hetim pasuror ndaj të gjithë pronarëve të këtyre automjeteve për të parë nëse të ardhurat që ata kanë deklaruar e justifikojnë blerjen e makinës së shtrenjtë. Listën e personave me makina luksoze, Tatimet do ta marrin nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, dhe nga aty do të nisë më…
Mëngjesin e sotëm Romeo Veshaj dhe Arta Kabashi kanë kërcyer së bashku në dhomën e grimit. Me lëvizje sensuale dhe provokuese nën tingujt e muzikës, dyshja e nisën ditën së bashku. Në një moment pas kërcimit, moderatori e ka përqafuar Artën dhe më pas është larguar nga dhoma. Mesa duket Romeo po flirton me shumë vajza njëkohëshit, pasi një video që po bën xhiron e rrjetit mbrëmjen e djeshme dukej qartë afërsia me Dean. Po ashtu Veshaj është parë i afërt edhe me Heidi Bacin dhe Rike Roçi.
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.
Dervish Hasi, 42-vjeçari i cili u arrestua dhe u la në burg për abuzim me një 16-vjeçare mohon të ketë kryer pornografi, ndërsa thotë se e mitura është gruaja e tij. Hasi ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij. “Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai. Kujtojmë se Hasi u la sot në burg nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte…
Është goditur një rast kontrabande i mallrave të ndryshëm në pikën kufitare të Kakavijës. Policia ka sekuestruar bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike, pjesë këmbimi për automjete, llamba elektrike me fuqi të lartë dhe bidona me lëndë pesticide, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura. Në pranga ka rënë drejtuesi i furgonit ku u gjetën mallrat e padeklaruara ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. “Në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin…
Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Couple”. Ata u vunë në pranga pasi tregtonin barna dhe aparate celulare, të dyshuar të kontrabanduar në vendin tonë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 47 aparate celulare iPhone 14 Pro Max dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore. Operacioni u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.