Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë kërkesën e Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, të cilët kundërshtuan kontrollin e banesës nga BKH gjatë marsit 2023. Ndërkaq është zbardhur vendimi i Kushtetueses në lidhje me ankimimin e ish zv kryeministri Arben Ahmetaj, në lidhje me kontrollet në banesën e tij dhe bashkëjetueses Eriola Hoxha. GJK vendosi se nuk kishte shkelje të të drejtave të subjekteve.
Author: tirana
Një person i paidentifikuar ka kryer një vjedhje në një dyqan ushqimor në Fier. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen “Apollonia”, ku autori ka thyer xhamat e dyqanit dhe ka marrë 5 mijë lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ditën e djeshme Alketa Vejsiu festoi ditëlindjen dhe është surprizuar në nisje të programit nga konkurrentët, publiku dhe stafi. Salla këndoi njëzëri “Gëzuar ditëlindjen”, duke sjellë lot në sytë e saj. Mes emocioneve, Alketa u shpreh mirënjohëse dhe falenderuese për surprizën, teksa u shpreh se sot i mungoi një urim i shtrenjtë, nga babai i saj.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë Dibrën, që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm. Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur. Bypass-i i Murrizit kalohet me vështirësi, ndaj këshillohen drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.
Dashi Ndiheni sikur keni nevojë për një përkthyes në mënyrë që t’ua transmetoni idetë tuaja të tjerëve. Njerëzit thjesht nuk po e kapin gjatësinë e valës me të cilën po transmetoni. Mos u bëni të ashpër me veten. Do të keni sukses në një moment tjetër, prandaj mos u shqetësoni tani. Demi Ju jeni një person që kërkoni gjithçka ose asgjë. Mbani në mend se pjesa tjetër e botës nuk funksionon domosdoshmërisht në këtë mënyrë ekstreme. Jini të durueshëm me ata që kalërojnë gardhin dhe marrin rrugën e mesme. Ju të dy mund të mësoni nga njëri-tjetri. Binjakët Koha juaj…
Shqipëria paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendura ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere, ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërise. Parashikohet që edhe gjatë pasdites; intensiteti i shirave të jetë mesatar dhe lokalisht intensivë në pjesën më të madhe të vëndit. Në zonat malore priten reshje të dendura dëbore POR orët e vona të mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorit e vendit. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.…
Interi do të përballet me Napolin për trofeun e Superkupës së Italisë. Zikaltërit mundën 3 – 0 Lacion të premten në Riad. Një zotërim i sfidës nga skuadra e Inzagit që është edhe kampioni në fuqi i turneut. Golat u realizuan nga Turam, Çalhanolu dhe Fratesi. Finalja do të zhvillohet të hënën po në Riad.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron për reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimeve, shiu do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit. “Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat. Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan ai.
Shumica socialiste mendon se ka ardhur koha për modernizimin e punës së parlamentit në rolin që i jep Kushtetuta për monitorimin e punës së Qeverisë dhe institucioneve të pavarura që raportojnë në parlament. Për ta arritur këtë nga grupi parlamentar socialist është ngritur një grup pune, i kryesuar nga Eduard Shalsi, i cili për Top Channel tregon detajet e kësaj iniciative. “E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete…
Ilnisa me Meritonin kanë kaluar mbrëmjen e sotme nën shoqërinë e njëri-tjetrit të mbuluar me batanije. Dyshes i është bashkuar edhe Roza. Teksa po diskutonin së bashku, Ilnisa e pyet Rozën se me kë prej djemve brenda shtëpisë do të kryente marrëdhënie seksuale. Roza nga ana tjetër nuk nguroi duke thënë emrin e Meritonit. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Sali Berisha përshëndeti demokratët që për të 18-ën mbrëmje radhazi protestuan kundër vendimit që e la atë në arrest shtëpie. Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Sipas tij, Rama dhe Basha po përpiqen të bëjnë gjithçka për “Zgjedhoren” të cilën e konsideron si një pseudoreformë. “Shqipëria është sot delja e zezë e zgjedhjeve në Ballkan dhe Europë. Shqipëria është sot vendi ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Megjithatë ju e shihni në 48 orët e fundit, Edi Rama me peng bravën po bëjnë gjithçka për të bërë…
Në oborrin e shtëpisë së spektaklit televiziv “BBVA3”, vazhdojnë të ndodhin të papritura. Së fundmi, Ilnisa së bashku me Meritonin kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrit. “Ule pak batanijen, po më duket sikur jam në det”, i tha Ilnisa. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)