Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë në lidhje me padinë e 1/5 së deputetëve të cilët kërkonin ta shpallnin të paligjshëm arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas argumentit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se 1/5 e deputetëve të rithemelimit megjithëse janë pjesë e pushtetit ligjvënës nuk mund të veprojë në emër dhe kompetencat e Kuvendit. Mbledhja e gjyqtarëve vlerësoi se kjo padi për shkak të mosplotësimit të kushteve nuk mund të merret në shqyrtim. “Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, në kundërshtim me Kushtetutën, e kanë konsideruar veten kompetente për të vendosur nëse duhet pyetur ose jo Kuvendi paraprakisht…
Author: tirana
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi përmes një postimi në Facebook sulmon Preç Zogajn, ndërsa e quan spiun dhe peng të Ramës. Malltezi shkruan se Zogaj ka bërë tri vëllime me spiunllëqe për Sigurimin. “”Çiftelia” 141 faqje në 3 volume, dosje pune(spiunim).3 vëllime me spiunlliqe Preçi – ky është niveli i pengut të Ramës që sjell tezat e Ramës për të thënë se “opozita po qeveris keq.”, shkruan Malltezi.
Shqiptarët do ta kenë më të vështirë të marrin kredi këtë vit. Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet nga bankat do të shtrëngohen E kundërta pritet të ndodh për bizneset. Në tremujorin e parë të vitit 2024, standardet e kreditimit priten të lehtësohen disi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen disi në tremujorin e parë të vitit 2024, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave. Në vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues, Banka Qendrore vlerëson se nga ana tjetër…
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të mjekut kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua për abuzimin e një vajze të mitur. Siç është raportuar në media, dhe siç kanë rrëfyer ata që e njihnin, mjeku ishte mysliman dhe frekuentonte rregullisht Xhaminë. Ai bashkëjetonte me 3 gra dhe prej dy vitesh dyshohet se abuzonte seksualisht me një 16-vjeçare. Por Komuniteti Mysliman Shqiptar thotë se çështja i përket organeve kompetente, dhe se distancohet nga personi në fjalë, qoftë ai frekuentues apo jo i Xhamisë. “Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndaloi sot në Fier, ku ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të Policisë. Ai ka analizuar ecurinë e policisë gjatë vitit të shkuar si dhe për të diskutuar planet e ardhshme. Gjithashtu Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre. “Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme.Ndër të tjera ai shprehet se procesi i…
Nga Mentor Kikia Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shikuesit ndiqnin me vëmendjen më të madhe një show, ishte një konkurs letrar. Një grup studentësh të talentuar kishin mbërthyer publikun në një garë njohurish mbi letërsinë. Atë garë e fitoi një student i Institutit “Luigj Gurakuqi”(sot universitet) në Shkodër. Ai ishte Luan Rama! 35 vite më pas koha ka ndryshuar shumë. Një mori televizionesh luftojnë në një garë të shfrenuar për audiencë dhe ata që ia kanë dalë “të mbërthejnë shikuesin” para ekranit janë programet e humorit dhe reality show-t. Më herët “Portokalli”, e më pas “Big…
Protothema.gr ka publikuar një video-dokument të një grabitjeje me armë të ndodhur në orët e para të së mërkurës, në një kafene në perëndim të Selanikut. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 4 të mëngjesit kur dy burra të veshur me të zeza, me tiparet e fytyrës të mbuluara, kanë hyrë në dyqanin që ndodhet në zonën e Menemenit dhe janë hedhur mbi banakun e lokalit. Sipas pronarit të biznesit, autorët kanë marrë gjithsej 3000 euro cash dhe produkte duhani dhe më pas janë larguar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndoshë me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik. Pyetje: Asnjë ambasador nuk iu ka takuar në cilësinë e zgjedhjes kryetar i PD? Basha: Ku e di ti që s’më ka takuar. Dje më ka takuar Pyetje: Cili ambasador? Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediat. Një nga ambasadorët më të rëndësishëm, pardje, para katër ditësh… para gjashtë ditësh. PD ka marrëdhënie 100%…
Arsid Muça, është 16-vjeçari nga Shkodra që humbi jetëm mëngjesin e 18 janarit në Belgjikë, pasi ndërtesa ku ai banonte është shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv. Mediat vendase shkruajnë, se i riu kishte mbërritur në Belgjikë dy muaj më parë për të punuar si emigrant pasi familja e tij ishte në kushte të vështira ekonomike. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se 16- vjeçari ndodhej në gjumë dhe nuk ka arritur që të dalë duke u djegur brenda.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bashkë me kryetarin s bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u takuan me ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu dhe deputeten Mimoza Kusari. Spiropali bëri të ditur se Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithmonë krah njëra-tjetrës për të forcuar bashkëpunimin, në dobi të qytetarëve tanë andej dhe këtej kufirit të Kombit. “Dëshmi janë projektet e përbashkëta strategjike dhe kombëtare, siç është së fundmi ai i hekurudhës Durrës-Prishtinë që do të lidhë dy krahina të lidhura historikisht, Shkodrën me Gjakovën, dhe do t’i japë Shkodrës rëndësinë e merituar në rajon.”, shkruan…
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. “Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos…
Shpesh përmendet fakti që Shqipëria qëndroi 500 vjet nën Perandorinë Osmane dhe mbijetoi. Por kur të mësoni sa vite kemi qenë pjesë e Perandorisë Romake në të gjitha fazat e saj, do habiteni! Plot 1550 vjet! Më shumë se të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj Perandorie! E tregon kjo hartë e publikuar nga arkitekti dhe historiani i njohur Artan Shkreli. Shkruan Shkreli: …Për sa e çuditshme duket, territori i Shqipërisë është trualli që praninë e Perandorisë Romake (Perëndimit dhe Lindjes) e ka pasur më gjatë se kushdo tjetër në territorin e saj! Edhe më gjatë se vetë Roma…