Author: tirana

Ne jetojmë në një qytet të vogël të Ontarios në Kanada, ku çdo të shtunë ka një treg fermerësh. Mua më pëlqen të shkoj herët në mëngjes për të blerë lule. Zakonisht një natë më parë e pyes bashkëshorten nëse ka ndonjë gjë të veçantë që ajo dëshiron që të blej. Ajo mund të thotë “vezë” ose “shih se mos kanë sjellë boronica të egra”. Sapo hyj në tregun e përjavshëm, shkoj direkt në stendën e luleve të preferuara dhe i blej ato. Më pas shkoj në stendën e vezëve dhe kërkoj “një duzinë kokrrash ngjyrë kafe dhe të mëdha”.…

Read More

Debatet mes Merit dhe Roza Latit vazhdojnë. Në një bisedë me Eglën, Meri Shehu tregon se është kapur sërish me Rozën, këtë herë sepse i tha që mjekra e saj duket silikon. Sipas saj Roza i është kthyer duke i thënë se “do ia shkulte flokët dhe ekshtejshënat”. Meri Shehu: I thashë ia kjo mjekra duket si silikon. Kaq dhe ika dhe më tha mua moj kë quan ti…? I thashë moj je në terezi ti? I thashë je mirë ti moj? Po unë të shkul flokët, të shkul ekstejshënat, e di t’i se çfarë të bëj unë? Ua thashë unë…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 2 persona ka ndodhur aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj. Një mjet i shërbimit TAXI mësohet se ka dalë nga rruga duke shkaktuar 2 të plagosur. Sipas policisë së qarkullimit rrugor aksident dyshohet të ketë ndodhur edhe për shkak të pranisë së madhe të ujit në rrugën nacionale pasi që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të shumta shiu shoqëruar edhe me reshje bore. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një konferencë nga Shtëpinë e Bardhë, ka folur për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Mes të tjerash ai ka përmendur edhe vendet e Ballkanit, ku ka pyetur të pranishmit në konferencën për shtyp, se çfarë mendojnë se ndodhë me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën. “Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë…

Read More

Një përdhunues shqiptar është burgosur për tetë vjet në Angli, pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi. Sipas policisë Metropolitane, të cilës i referohet Top Channel, viktima, rreth të 50-tave, përdori lodrën e butë për të shtyrë Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç (01.01.1962) gjatë sulmit seksual, dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.Mustafaj, i cili njihej me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019. Detektivi i policisë Sam…

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin, mjekun kardio kirurg, i cili abuzonte seksualisht me nje vajzë të mitur, të cilën e prezantonte edhe si gruan e katert.  Mbi Hasin rëndojnë akuzat e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”. Dy dite me pare, policia arrestoi 42-vjeçarin, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur. Hasi, ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera. E mitura abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup…

Read More

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat sipas ARRSH janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim. ARRSH sqaron se në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë. “Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi…

Read More

Në Gjirokastër ka shpërthyer transformatori elektrik, duke lënë gjysmën e qytetit pa energji elektrike. Shkak ka qenë marrja flakë e nje kabine elektrike në afërsi të shkolles 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Zjarri u konstatua në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Read More

Gjykata e e Romës dënoi me 20 vjet oficerin e Marinës, Walter Biot, i arrestuar në mars 2021 në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet, ndërsa ishte duke u kaluar informacione të klasifikuara zyrtarëve të ambasadës ruse, në këmbim të 5000 euro. Për këtë çështje, Biot, aktualisht i paraburgosur në burgun ushtarak të Santa Maria Capua Vetere. Prokurorët ushtarakë, të cilët bënë thirrje që oficeri të dënohej me burgim të përjetshëm, theksuan se 19 dokumentet që Walter Biot kishte fotografuar me celularin e tij ishin klasifikuar si “konfidenciale të NATO-s”, duke përfshirë një “tepër sekret”.

Read More

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “All in”. Ata u vunë në pranga pasi në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”. “Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”. Nga kontrollet…

Read More

Blerta Celibashi, e njohur ndryshe si fotografja që i mori zemrën Princ Lekës ka bërë reagimin e saj të parë pas gjithë vrullit të lajmeve. Ajo ka publikuar një video në profilin e saj pritvat të Instagramit, teksa shëtit me makinë në vende të ndryshme. Video e publikuar nga fotografja shoqërohet me këngën “Good to be” të Mark Ambor. Padyshim pamjet e shpërndara kanë marrë edhe pëlqimin e Princit. Princi dhe Elia konfirmuan të dy divorcin ditën e hënë. Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, mohoi në Vizion Plus që partnerja e re e Princit, fotografja Blerta Celibashi…

Read More

Një pallat dykatësh në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 5, në lagjen nr 3 të qytetit. Nga zjarri u dogjën plotësisht 3 apartamente në katin e dytë, ndërkohë që tre të tjera në po të njëjtin kat u prekën pjesërisht nga flakët. Burime bëjnë me dije se në aksionin që zgjati dy orë e gjysmë morën pjesë rreth 30 efektivë nga forcat zjarrfikëse të Memaliajt të mbështetura edhe nga forcat policore, Bashkia Memaliaj dhe 1 mjet zjarrfikës nga Bashkia Gjirokastër.

Read More