Author: tirana

Nga moti i keq, problematike situata mbetet në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e borës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella. Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel-Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit. Rruga Bulqizë- Peshkopi është e kalueshme. Ajo Peshkopi-Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit-Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.

Read More

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që në segmentet me prezencë bore të lëvizin vetëm me zinxhirë. Gjatë natës, ARRSH thotë se reshjet e borës janë rritur në zonën Juglindore. “Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve…

Read More

Prej mbrëmjes të së shtunës në qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e shiut dhe të borës. Në zonat e thella të Mirditës si në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia ka arritur deri në 40 cm, duke sjellë bllokim të disa akseve rrugore të fshatrave që lidhin i lidhin me qendrat e njësisë. Bashkia Mirditë ka angazhuar punëtorë dhe mjete për hapjen e rrugëve, operacion qe do vijojë edhe ditën e sotme. Temperaturat kanë arritur deri në -4 grade, te cilat kanë sjell dhe ngrica.

Read More

Banorët që do t’i bashkohen Merit për të shkuar të martën në televotim janë: Gazi, Alfio, Gabriele, Heidi. Vendimi u mor nga vetë ata, të cilët dhanë edhe arsyet pse e nominonin njëri-tjetrin. Vendimi vjen pas debatit të ashpër që Meri Shehu pati me Roza Latin, ku kjo e fundit tha se u qëllua me shuplakë. Debati agravoi me debate të njëpasnjëshme, ofendime dhe kërcënime. Big Brother duket se ia ka lënë zgjedhjen publikut, të vendosin nëse Meri ka apo jo të drejtë kur thotë se nuk ishte shuplakë, por në kuadër të shakasë.

Read More

Këtë të dielë vendi ynë do të përfshihet nga mot i qëndrueshëm. Reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë prezente me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqëndruar në lindje-juglindje të vendit gjatë orëve të paradites. Prezenca e ngricave të forta në akset rrugore si dhe mjegull e dendur e mjegullinë, kryesisht në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era është me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 2-11m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era shfaqet intensive / problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5ballë.

Read More

Sot shënohen 13 vite nga 21 janari, kur mbi trupat e katër protestuesve u derdhën plumbat e lëshuar nga godina e Kryeministrisë, aso kohe qeveria Berisha. Kryeministri Edi Rama, në një postim në bërë në rrjetet sociale kërkon drejtësi për 21 janarin. “Drejtësi për 21 janarin”, shkruan SPAK. Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit…

Read More

Dashi Të dielen faza e pasigurisë që keni përjetuar në orët e fundit është ende në vazhdim. Për qetësinë e atyre që ju rrethojnë, gjatë ditës do jeni edhe më të përpiktë dhe më të zhurmshëm se zakonisht. Ju nuk duhet të keni frikë nga tronditjet e mëdha nëse nuk doni t’i shkaktoni ato vetë. Për sa i përket punës, armatoseni me durim përballë angazhimit ndonjëherë urgjent që do t’ju kërkohet. Demi Të dielen pas një periudhe revolucionesh (madje edhe të rëndësishme), jeni duke u “vendosur”. Mundohuni të gjeni ndonjë diversion me dashurinë tuaj që rrezikon të shkaktojë shpërthimin e…

Read More

Olsi Bylyku bëhet banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Aktori i njohur vjen për një aventurë të re në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Olsi: Çfarë emocioni. Të dëgjoj zërin tënd kështu. Ledioni: Mua më duket si skeç portokallie. Këtë merakun që kishe për datën e fillimit. Përse e kishe kaq merak këtë gjënë për të hyrë një javë më vonë. Olsi: Të them të drejtën i kam ndjekur, më duket vetja sikur jam pjesë e lojës. Sepse aq shumë sa më kanë shkruajtur njerëzit që do jem shtëpisë e “Big Brother”, nuk mund…

Read More

Ledjona është përballur me deklaratat e ish-bashkëshortit. Ledjoni: Për çfarë të ka marrë më shumë malli nga vajza. Ledjona: Më ka marrë malli për mesazhin që më dërgon kur vjen nga shkolla dhe kur më thotë ‘sa do vonohesh ma’. Ledjoni: Si ishte për ty të bëheshe nënë? Ledjona: Ka qenë momenti më i bukur edhe pse ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë në shkollë. Po sakrifikoj shnumë për rritjen e saj edhe pas divorcit. Edhe pse ka p;asur gjithmonë mb ështetjen e babaikt dhe vazhdon ta ketë sepse i ka marrëdhëniet shumë të mira, por gjithmonë i ka munguar ajo figura…

Read More

Gjatë një diskutimi për lidhjet e mundshme brenda shtëpisë së Big Brother, Albi Nako foli për jetën e tij sentimentale. Megjithëse diskret, Albi tha se bashkëjeton prej katër vitesh me dikë. Koreografi tha se edhe nëse do ishte single, për tipin e tij është e vështirë që të gjejë dikë në një format siç është Big Brother. “S’dua të jap emra. Unë kam katër vjet që bashkëjetoj me dikë. Nga Shkodra është”-tha Albi.

Read More

Drini Zeqo është rikthyer mbrëmjen e sotme në studion e Big Brother Vip për të folur për arsyet e largimit të tij. Ai u shpreh se shkak ka qenë problemi shëndetësor i motrës së tij! “Gara për mua filloi që kur hyra në Top Channel që regjistrova klipin, kur njeriu nis një sfidë të re, ne mendojmë se për cfarë po e bëjmë ne këtë sfidë, kur i hyn gjërave pa i menduar, hyra me idenë që Big Brother ka shikueshmëri të tejmadhe. Mendova që tì hyj këtij rrugëtimi duhet një kauzë. Unë në rastin tim kisha kauzë motrën. Kam…

Read More

Tirana mikpriti ceremoninë kushtuar bizneseve më të suksesshme jo vetëm të kryeqytetit, por të gjitha trevave ku flitet shqip, CCIT AWARDS! Në ceremoninë ku u vlerësuan arritjet e tyre për performancën e shkëlqyer në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me fokus inovacionin, konkurrueshmërinë, investimet në teknologji në produkte dhe shërbime cilësore, merrnin pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputetë dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi. Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi biznesin si motorrin e zhvillimit ekonomik të vendit. “Je zemërplotë kur shikon pjesë të biznesit të cilët janë…

Read More