Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’ është zhvilluar një debat i ashpër mes Roza Latit dhe Romeo Veshajt. Ky i fundit i ka kërkuar Rozës të mos bëjë pyetje personale ndaj banorëve, dhe përgjigja e saj ka acaruar Romeon. Ai e ka cilësuar njeri të keq, ndërsa Roza nuk ka lënë pa e replikur. Diskutimi: Roza: Është një lojë. Mos e merr personale. Është lojë. Romeo: Si pse e marr personale? Me mua s’ke lojë. Me mua e ke personale direkt. Jo ti, po që të gjithë këtu. Roza: Kije personale sa të duash. Sa i ke ti këmbët…
Author: tirana
Vrasjet e mafiozëve greke kanë çuar në gjurmët e një bande që ekzekutonte “kontratat e vdekjes”. Ekzekutimi mafioz i Vangjelis Zabunis, personazhin e njohur të botës së krimit rreth një javë më parë brenda makinës së tij të blinduar risolli në vëmendje dhe atentatet mafioze mes krerëve të grupeve kriminale në Greqi. Mediat greke, teksa sjellin në kujtesë edhe ekzekutimet e mafiozëve të tjerë Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis, shkruajnë se vrasësit e tyre janë “tradhtuar” nga gjurmat e gishtave që janë gjetur në makinat e vjedhura dhe në telefonat e tyre. Kështu prej disa orësh media greke po zbulon…
Ditën e sotme në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBV2” kanë ndodhur shumë të papritura. Në oborr, ka ndodhur një bisedë jo e zakonshme, ku Klodi i propozon Merit për t’u lidhur. “A bëhemi çift, shkojmë në finale?” View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për hetimet lidhur me sterilizimin. Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në 15:30.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për herë të parë mbi problemet e tij shëndetësore, që e kanë detyruar edhe të shfaqet më rrallë në media.Ai sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dhe sapo të rikuperohet do të rikthehet sërish.“Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.
Policia në Malësnië e Madhe, ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili tentoi t’i rrëmbente çantën me para një të moshuare. Sipas njoftimit të uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi E. T., 34-vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste).
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në një emision televiziv, nga gazetarja Ola Bruko, foli për mundësinë e bashkimit të opozitës. Ai tha se për të e rëndësishme është që të bashkohet e gjithë opozita e vërtetë në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse dhe të zgjerohet me faktorë të tjerë shoqërorë. Po ashtu u ndal te masa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se opozita nuk do qëndrojë në Kuvend si një fasade e kësaj autokracive gjithnjë e më të degraduar. Pyetje: Sa mundësi ka për bashkimin e opozitës? Meta: Rama është i sigurt që një pjesë e…
Në Athinë u mbajt takimi i radhës i Ministerialit për Europën Qendrore dhe Juglindore sa i takon interkonektivitetit energjetik. Dekarbonizimi dhe siguria energjetike ishin në fokus të takimit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte pjesë e këtij takimi, teksa në një prononcim për media njoftoi mbi detajet e diskutimeve të zhvilluara në këtë Ministerial. Balluku tha se gjatë Ministerialit u diskutuan të gjitha masat rregullatore që duhen ndërmarrë, me mbështetjen edhe të Sekretariatit të Energjisë, nisma të cilat nisin nga energjia e rinovueshme, tek ajo nukleare, por edhe gazi e ku Bashkimi Europian do të mbështesë…
Një nga gjërat e para që bëjmë në verë kur hipim në makinë është ndezja e kondicionerit. Megjithatë, ka diçka, për të cilën shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm. Nuk duhet ta ndizni asnjëherë kondicionerin direkt me xhamat e mbyllur sidomos kur makina ka qenë në diell. Ndaj, duhet të keni kujdes që të mos e bëni këtë lëvizje sepse niveli i benzenit rritet shumë. Duke qenë i bllokuar në automjet, mund të dëmtojë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve pasi është një lëndë toksike. Herën tjetër, së pari hapni dritaret dhe më pas ndizni kondicionerin.
Volodymyr Zelensky ka falënderuar Edi Ramën, për qëndrimin e Shqipërisë të mbajtur për agresionin rus ndaj ukrainasve. Në një reagim në platformën “X”, presidenti i Ukrainës çmon mbështetjen e kryeministrit shqiptar në këtë situatë të vështirë që gjendet vendi i tij. Ai gjithashtu tregon se Shqipëria ka marrë pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Zelensky thekson se mbështetet në pjesëmarrjen aktive të partnerëve, ku bën pjesë edhe vendi ynë. “Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si…
Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, sipas mediave italiane po hetohet në shtetin fqinj, për një diplomë nderi që i është akorduar Guvernatorit të Sardenjës Christian Solinas. Në lidhje më këtë lajm, Rektori Arbën Gjatën u pyet nga mediat i cili u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në zbatim të vendimit të gjykatës. Mjeku Gjata u shpreh se nuk është në dijeni se ndaj tij po zhvillohet një hetim nga ana e prokurorisë dhe se nuk e njeh personin për të cilën është akorduar medalja e nderit. Sipas Gjatës, Universiteti nuk ka dhënë asnjë diplomë nderi pasi…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat do të jenë prezente që prej mesnatës me intensitet mesatar. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet priten të jenë me intensitet mesatar e hera-herës të lartë në formën shtrëngatave dhe stuhive të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë problematike. Në lartësitë mbi 300- 400 metër në veri-verilindje dhe në lartësitë mbi 600-700 metër në pjesën tjetër të vendit reshje dëbore me intensitet mesatar. Në periudha afatshkurtra reshjet e dëborës pritet të jenë me intensitet të…