Author: tirana

Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si teatër të shëmtuar bllokimin e mbledhjes nga grupimi i deputetëve të Berishës dhe Bardhit, të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas Alibeajt ata po përdoren nga kryeministri Rama. “Banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qëllim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij”, tha ai.

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi së bashku me aleatët opozitarë, i ka bërë thirrje Parlamentit që të marrë në konsideratë kërkesën e deputetëve që Komisioni për Zgjedhoren t’i kthehet funksionalitetit dhe normalitetit. Bylykbashi ka deklaruar se shumica dërrmuese e opozitës në parlament duhet që të jetë në themel të një zgjidhjeje sa mjë të shpejtë të kësaj krize politike që sipas tij, Rama ka futur parlamentin. Në të kundërt, ai paralajmëron se nuk do të ketë normalitet në Parlament. ”Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë, që komisionit t’i kthehet funksionalitetit dhe normalitetit. Në të kundërt, ky parlament…

Read More

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ajo thotë se Partia Socialiste mirëpret çdo ide apo platformë alternative të të gjithë deputetëve, që nuk i drejtohen komisionit në fjalë nga ballkoni apo nga gryka e bilbilave, por askush nuk bën mirë ta harrojë se edhe Partia Socialiste ka idetë e veta. Postimi i plotë Nëse Komisioni i Reformës Zgjedhore është “instrument për t’u përballur me këtë qeveri dhe këtë kryeministër”, atëherë kush e mendon pa teklif kështu ka dy rrugë: Ose të përgatitet që tani për dështimin e afërt…

Read More

Edhe kërkesën për të shkuar në seancat plenare në Kuvend si deputet, SPAK-u ai rrëzoi Sali Berishës. SPAK-u arsyeton se përse ish-kryeministrit nuk i jepet leja. Në shkresën e SPAK-ut përmendet fakti se për kohëzgjatjen e ”arrestit në shtëpi” vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. “Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga ‘Mustafa Matohiti’, Ndërtesa 36, hyrja 1, Nd 036, Njësia Administrative nr. 2 Tiranë, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të. Ne vijim, neni 237 i…

Read More

Nga Vlora ku bëri një analizë të situatës së rendit në qytet, ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë deklaratës për mediat, foli edhe për ekzekutimin me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. Ministri u shpreh se për hetimin e ngjarjes së rëndë është angazhuar personalisht drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe theksoi se në pistën e parë kryesore që policia do të ketë, do të kryejë dokumentimin e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. “Është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht drejtori i përgjithshëm së bashku me drejtues vendorë. Besoj se në pistën kryesore që kemi do…

Read More

”Zgjedhje të parakohshme”, është një realitet të cilin Kosova e ka njohur mirë përgjatë historisë së vet si shtet. Ndërsa u duk se qeverisja hyri në një kapitull të ri më të qëndrueshëm, mundësia e një votimi të parakohshëm duket se po troket sërish. Opozita po e kërkon gjithmonë e më zëshëm diçka të tillë, ndërsa Vetëvendosje për herë të parë u shpreh e hapur për këtë skenar. Nga radhët e partisë në pushtet, thonë se nuk i frikësohen zgjedhjeve por pretendojnë se në kampin kundërshtar nuk ka seriozitet e as garë të fortë politike.

Read More

Forcat RENEA parandaluan një krim në familje. Ngjarja ndodhi këtë të premte në fshatin Rubjek, Maminas në Durrës, ku një 35 vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë. Babai i tij kërkon policisë lirimin e djalit, pasi thotë se vuan nga depresioni. Në një prononcim për gazetarët, Bajram Hoxha thotë se është penduar që thirri policinë. I ati tregon se djali jeton në Itali dhe humbja e të ëmës disa vite më parë e kishte rënduar psikologjikisht. ”Lajmërova policinë. Ai hyri brenda. Fillimisht ishte me thikë buke e unë me sëpatë, të…

Read More

Aktori Callum Turner është në një romancë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Turner është gati të fitojë një mori fansash të rinj në të gjithë botën pas shfaqjes së tij publikisht me Dua Lipa. Ai ka bërë progres të madh në karrierën e tij si aktor, duke siguruar pjesë në serinë e filmave “Fantastic Beasts” dhe në “Emma” të vitit 2020 krah Anya Taylor-Joy. Si fëmijë, ai ëndërronte të luante futboll dhe madje ndërroi shkolla nga një në Putney në një tjetër më larg, në lagjen Sheen sepse kjo e fundit kishte një fushë futbolli AstroTurf. Callum,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se është kryeministri Edi Rama ai që po bllokon Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se kjo ishte një farsë e radhës nga socialistët bashkë me Bashën, që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë Reformën Zgjedhore. ”Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka…

Read More

Policia ka tentuar të pyesë 3 gratë e Dervish Hasit, i arrestuar nën dyshimet e abuzimin me një vajz të mitur. Asnjëra prej tyre, pavarësisht insistimit të policisë, nuk ka pranuar të flasë dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë. 42-vjeçari është shprehur me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen, edhe pse ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri. Vajza e mitur është tentuar të merret në pyetje dhe e vetmja gjë që ka deklaruar është se ka shkuar me dëshirë, por për shkak të hezitimit për situatën nuk…

Read More

Siç edhe pritej, grupi i Berishës dhe Bardhit kanë bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se ka një pamundësi për të zhvilluar mbledhjen. Ai përmendi edhe faktin që në sallë mungon Enkelej Alibeaj nga PD-ja e Bashës, si bashkëkryetar në këtë Komisionin dhe shtoi, se ”ndoshta nuk ka ardhur nga veprimet vandale”. Po ashtu me ironi, Gjiknuri tha se as Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka ardhur në mbledhje. Ndërsa theksoi se do gjendet mënyra që Reforma Zgjedhore të ecë përpara. ”Fatkeqësisht…

Read More