Author: tirana

Këtë të premte është rimbledhur Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Por grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, kanë vijuar skenarin e kaosit. Deputetët po bllokojnë zhvillimin normal të mbledhjes dhe janë ulur në vendet e anëtarëve të Komisionit, që janë nga ana e PS-së.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është anëtare e jurisë në spektaklin e shumë shikuar britanik ”The Masked Singer”. Duket se në një prej episodeve të këtij spektaklit, Rita ka bërë një gafë të madhe duke përmendur si person të mundshëm të fshehur pas maskës një person të vdekur. Ajo pretendoi se boksieri i ndjerë Muhammad Ali i cili ndërroi jetë në vitin 2016, ishte brenda një prej kostumeve të një prej konkurrentëve. Prezantuesi i programit Joel Dommett zbuloi se Rita Ora bëri një supozim kaq të çuditshëm në programin “The Masked Singer” saqë u desh të hiqej nga…

Read More

Sot 2 vite do të rimblidhen Komisioni për Reformën Zgjedhore, dhe pak para nisjes së mbledhjes, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës ka parashtruar edhe një herë propozimet. Në një deklaratë për mediat. Alibaej tha se PD kërkon, lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës. ”Do të parashtroj pikat kryesore që PD ka depozituar tashmë pranë komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore. Që në identifikimin e këtyre çështjeve jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve. E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura.…

Read More

Djegia e një makine më 4 janar në rrugën “Astir Losha”, e cila fillimisht u raportua si aksidentale, por që më pas u zbulua që ka qenë e qëllimshme. Policia ka arritur në këto përfundime pasi zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore, se makina është djegur qëllimisht. Dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe janë shpallur në kërkim. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 4 janar dogjën makinën e shtetases Xh. T. në zonën e Unazës së re për motive të dobëta.

Read More

Nxënësit e 300 shkollave 9 vjeçare në Shqipëri janë bërë pjesë e projektit pilot të kodimit. Kjo nismë i prezanton fëmijët me logjikën e kodimit që në hapat e para të formimit të tyre, nëpërmjet lojrave edukative. Ministri i Shtetit për Rininë dhë Fëmijët, Bora Muzhaqi takoi sot nxënësit e vegjël të shkollës “Dhora Leka” në Tiranë, për të parë nga afër se si po zbatohet program i kodimit dhe si e kanë pritur fëmijët këtë mënyrë të re të të nxënit. “Kemi kohë që punojmë për ta bërë të mundur një program të tillë. Është e rëndësishme të kuptojmë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të premte, një masiv gurësh dhe dherash janë shembur nga shpati i malit në Murash, në aksin nacional Elbasan-Librazhd. Për rreth 1 orë qarkullimi ka funksionuar vetëm në një sens lëvizje. Kompania nënkontraktore ka bërë pastrimin e rrugës dhe qarkullimi i është kthyer normalitetit. Fatmirësisht nuk ka pasur incidente apo të lënduar nga shembja e masivit të malit.

Read More

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, bën me dije se Washingtoni është i përkushtuar të punojë me Tiranën për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave. Po ashtu DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë me personelin, duke lënë të dhënat e kontaktit celular dhe email. Postimi i plotë Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të premte ka folur sërish për 21 Janarin, ku thotë se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për vrasjen e 4 protestuesve të opozitës në 21 janar 2011, kur në pushtet ishte Sali Berisha. ”Kam një qëndrim konstant për 21 janari. Që në 2011 kam kërkuar drejtësi për 21 janarin. Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin. Të zbardhet e vërteta për 21 janarin në të gjithë dimensionin e saj si ngjarjes. Ndihemi të lehtësua nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Tani takon drejtësisë të bëjë drejtësi”,-tha Manja.

Read More

Një 35-vjeçar ka shkaktuar terror. Ai ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), ndaj dhe është dashur ndërhyrja e forcave të Policisë që parandaloi që ngjarja të ishte tragjike. 35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e Komisariatit të Policisë dhe u mbyll në banesë. Ndërhyrja e RENEA-s vuri në pranga 35-vjeçarin. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi menjëherë forcat “RENEA” për ndërhyrjen në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale. “Parandalimi apo reagimi në kohë nga Policia e Shtetit në rastet e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore apo ndaj të…

Read More

Valbona, pjesë e Parkut Kombëtar të Alpeve, e ndodhur në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë në të gjitha stinët. Reshjet e borës të rëna në këto ditë janari e shndërrojnë parkun në një vend magjik. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga Valbona, duke ftuar turistët vendas e të huaj për ta vizituar atë nën petkun e borës. “Valbona është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine dhe ndër zonat më të vizituara të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Read More