Author: tirana

Policia e Krujës në bashkëpunim me grupet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit dhe në akset kombëtare. Ngritja e këtyre postblloqeve është bërë për kontrollimin e mjeteve të dyshimta, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Gjithashtu synohet dhe arrestimi i personave që janë të shpallur në kërkim apo që lëvizin me armë.

Read More

Vazhdon të marrë vëmendje të madhe vrasja në Volos të Greqisë ku Fatmir Talellari vrau kunatin e tij pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën për vite me radhë.  Në një lidhje Skype, gazetari Edmond Guri flet me detaje për dëshminë e 50 vjeçarit para trupës gjykuese. Ai thotë se vrasjen nuk e ka pasur të paramenduar, përleshja ka agravuar në atë mënyrë që ai ta qëllonte Erjon Pelivanin dy herë me armë gjahu, në fytyrë dhe gjoks. “Ai ka telefonuar policinë duke thënë kam vrarë një njeri dhe njëkohësisht bashkëshorten e dytë”, thekson Guri. Ai shton më tej se…

Read More

“Rruga e Shpresës”, kështu kanë vendosur mbështetësit e Sali Berishës ta emërojnë rrugën Mustafa Matohiti, që ndodhet poshtë banesës së ish-kryeministrit. Ky emër është lakuar shpesh nga Berisha dhe mbështëtësit e tij, ndërsa sot ata ngjitën një poster në mur, duke i vënë këtë emërtim, ndërsa ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie.

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të Kryeministrit bavarez Markus Söder si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU). Pas takimit me grupin parlamentar të CSU, Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin bavarez Markus Söder, Kryetarin e grupit parlamentar të CSU Klaus Holetschek dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Manfred Weber. Një nga temat që preku kryeministri ishte edhe emigracioni i paligjshëm dhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për këtë çështje. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk është zgjidhja, por vendi ynë mund ta bëjë pjesën…

Read More

Japonia nënshkroi marrëveshje me SHBA-në për blerjen e 400 raketave Tomahawk dhe pajisjeve përkatëse. Ministri japonez i Mbrojtjes, Kihara Minoru, u takua në kryeqytetin Tokio me Rahm Israel Emanuel, ambasadorin e SHBA-së në Tokio. Gjatë takimit, ministri Kihara dhe ambasadori Emanuel, nënshkruan marrëveshjen për blerjen e 400 raketave Tomahawk me bazë tokësore. Në kuadër të marrëveshjes, Japonia do të paguajë gjithsej 254 miliard yen (1.7 miliard dollarë) në lidhje me 400 raketat Tomahawk dhe pajisjeve të përkatëse. Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, pagesa do të kryhet brenda një afati prej 3 vitesh duke filluar që nga prilli 2025. Në takim…

Read More

Banorja e “Big Brother Vip 3” Ledjona Xheladinaj, ka folur sërish për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke thënë se kanë një komunikim të mirë. Ajo është shprehur se këtë lloj komunikimi do të ruajnë gjithmonë sepse ata i lidh fëmija. Ndër të tjera Ledjona tha se marrëdhënia me të nuk e ka penguar në njohje të reja. “Na lidh një fëmijë, mendoj se marrëdhënien me të do ta kem gjithë jetën. E kam shumë korrekte. Dhe marrëdhënia me ish-in nuk më ka penguar në marrëdhëniet e tjera”, tha ajo. Por, kujtojmë se ish-partneri i Ledjonës, disa ditë…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur sulmve të opozitës ndaj Presidentit të vendit, Bajram Begaj. Në llogarinë e tij X, Rama shkruan se koha kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë ka përfunduar. Ai thekson se Shqipëria tani është në një kohë tjetër dhe nuk ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër. Reagimi: Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje…

Read More

Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump janë drejt një përballjeje tjetër në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Por, sfidat ligjore të ish Presidentit Trump dhe mosha e të dy kandidatëve mund të ndikojnë fushatën presidenciale. Ekspertët theksojnë se tërheqja e kandidatëve kryesorë nga gara për president do të çonte në procese të ndërlikuara për zëvendësimin e tyre. Ish Presidenti Donald Trump përballet me 91 akuza penale dhe të paktën njëri nga gjyqet mbi këto akuza pritet të zhvillohet këtë vit. Problemet shëndetësore mund të ndikojnë tek Presidenti Joe Biden, i cili është 81 vjeç. “Në shtyp flitet për moshën…

Read More

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka hedhur akuza të ashpra ndaj presidentit Bajram Begaj, pasi ky i fundit dekretoi propozimet e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, duke rrëzuar kështu kërkesat e opozitës për ngritjen e tyre. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se “ai ka zgjedhur të bëjë komisarin e partisë dhe jo detyrën si Kryetar i Shtetit”, ndërsa shton se çdo pretendim se Bajram Begaj mund ta kthente ligjin për komisionet hetimore në Kuvend është vetëm një iluzion i kotë. “Ai edhe më parë ka dëshmuar që nuk mbërrin dot…

Read More

Deputetet dhe gratë e vajzat e forumit të gruas së Partisë Demokratike, zhvilluan të enjten një tubim në kryesinë e Kuvendit, kundër dhunës së ushtruar nga kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi dhe Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, karshi kryetares së Komisionit të medias Flutura Açka. Sipas tyre, duhet të ndalet dhuna ndaj grave e vajzave dhe të fillojë nga kuvendi “E patolerueshme dhuna verbale, gjuha linçuese dhe bulizuese, të dënueshme akuzat dhe veprimet të cilat kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën e tyre, atë detyrë për të cilën janë zgjedhur…

Read More

Kampioni Shqiptar i boksit, Kristian Prenga, ka njoftuar nëpërmjet një instastory se ka qëllim të përfshihet në edicionin e tretë të Big Brother VIP në Shqipëri. Ky vendim vjen pas një suksesi të freskët në fushën e boksi në Amerikë. Ndër arsyet e mundshme të përfshirjes së tij në BBV3, Prenga ka bërë të ditur se ka lidhje romantike me një prej banorëve të shtëpisë. Rreth jetës së tij, një kohë më parë, boksieri zyrtarizoi lidhjen e tij me Rike Rocin, një konkurrente simpatike në Big Brother VIP 3. Rike Roci kishte konfirmuar këtë lidhje me një postim në ditëlindjen…

Read More