Author: tirana

Jesar Shabaj, 20-vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, Jasar Shabaj, 23-vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kishin planifikuar që të kryenin atentate me eksploziv. Dy vëllezërit nga Shkodra dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në vendlindje, por që kishin bazë edhe në Tiranë. Minat u bënin në mënyrë artizanale për t’u përdorur më vonë për atentate. Dyshohet se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm. Dy të rinjtë janë nipat e ish-kreut të…

Read More

SPAK ka rrëzuar kërkesën që Sali Berisha dorëzoi përmes avokatëve, që ishte pjesëmarrja e tij në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit. Berisha që prej datës 30 dhjetor 2023 është në masën e sgurisë ”arrest shtëpie” për dosje e privatizimit të kompleksit ”Partizani”. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se prokurorët e posaçëm kanë vendosur të mos pranojmë kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës. “Personi nën hetim Sali Berisha (i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e…

Read More

Afro 30 mijë njerëz kanë dalë në protestë në Sllovaki kundër një plani për të reformuar kodin penal, i cili kryesisht synon të ulë dënimet për korrupsionin dhe tashmë është kritikuar shumë nga BE. Mitingjet e vogla u mbajtën në më shumë se 20 qytete të tjera. Protestuesit në Bratislavë mbanin pankarta me slogane të tilla si: “Mos e shkatërroni demokracinë!” dhe “Nuk do të heshtim!”. Reforma e kodit penal e promovuar nga kryeministri populist sllovak Robert Fico, përfshin uljen e dënimeve për krimet financiare, por edhe heqjen e mbrojtjes për oficerët e policisë që raportojnë korrupsion dhe parregullsi

Read More

Policia e Tiranëa ka vënë në pranga një 20-vjeçar, ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim pasi janë kapur me 2 mina me telekomandë të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Në pranga ka rënë Jesar Shabaj dhe në kërkim është shpallur Jaser Shabaj. Gjatë hetimeve për këtë rast janë sekuestruar 2 mina me telekomandë, me eksploziv C4 me peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë, që do të përdoreshin nga dy vëllezër.

Read More

Moderatorja Roza Lati ka vënë në provë produksionin, pasi thotë se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, ajo do të largohet nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 3. Me gjithë dëshirën e madhe për të dhuruar show, Roza tha se do t’i japë fund rrugëtimit të saj në këtë format. Gjatë një bisede me Ilnisën, por edhe banorët e tjerë, moderatorja është shprehur se imazhi është më i rëndësishëm për të. Sipas Rozës, një video e saj që merr një shuplakë të pamerituar po bën xhiron e rrjetit dhe kjo është e patolerueshme…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim në shkollën e Mesme Arristike “Ajet Xhindole” në Berat, ku u interesua rreth zbatimit të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe rezultateve të arritura. Në bashkëbisedimin që pati me stafin drejtues të shkollës dhe një përfaqësi të nxënësve, ishin të pranishëm edhe drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Ministri Balla theksoi se paketa e sigurisë në shkolla, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm i punës së Policisë së Shtetit dhe që ka nevojë të konsolidohet më tej, duke përfshirë edhe problematikat e dala nga fenomeni i…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet i cili tashmë është në funksion të plotë. “MIRËMËNGJES dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë si një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruajnë ata. Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin. Terminali është konceptuar si një pikë lidhje…

Read More

Moti në këtë të premte do të jetë me reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Read More

Sot në orën 11:00 do të rimblidhet pas 2 vitesh Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike. Bardhi, i cili kundërshton përfaqësimin e opozitës me Enkelejd Alibeajn në tryezën e reformës zgjedhore tha se ia bëri të qartë përfaqësuesve të OSBE, se rinisja e punës është farsë. Në ndryshimet për Reformën Zgjedhore, PD ka propozuar sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës. Po ashtu PD kërkon ndryshim të sistemit në 1 zonë zgjedhore: sistem proporcional kombëtar. OSBE/ODIHR ka theksuar gatishmërinë se është e…

Read More

Dashi Të premten po përjetoni një fazë pasigurie, në këtë periudhë do të jeni më të përpiktë se zakonisht. Ju nuk duhet të keni frikë nga goditjet e mëdha nëse nuk dëshironi t’i shkaktoni ato vullnetarisht. Për sa i përket punës, armatoseni me durim kur përballeni me angazhimin ndonjëherë urgjent që do t’ju kërkohet. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 MajTë premten pas një periudhe revolucionesh të vogla apo të mëdha personale, tani jeni duke u “vendosur”. Mundohuni të gjeni disa devijime për t’i ndarë dhe përjetuar me dashurinë tuaj. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje parave.…

Read More

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku zbuloi se një 19-vjeçar shqiptar ka vrarë një prej mafiozëve më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi. Xhuljani Prenga, i cili jetonte në Suedi, ka udhëtuar drejt Bagdadit për të kryer vrasjen. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për kontrollin e trafikut të drogës në Suedi, organizata të cilat e kanë bërë Suedinë një vend të pasigurt. “Grupet shqiptare janë ndërkombëtarizuar dhe janë shpërndarë, kanë shtrirje dhe ekspozim të madh në pjesët kryesore të planetit.Kur më njoftuan mu duk e pabesueshme. Një mik nga Turqia po…

Read More

Një tjetër banor mendohet se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas largimit të papritur të gazetarit, Drini Zeqo, pak ditë pas fillimit të garës. Në një bisedë me Riken, aktori Jul Deda, ka treguar se moderatorja Roza Lati i ka thënë që ka marrë një vendim, që sipas tij , ka nënkuptuar largimin e saj nga shtëpia. Ndërkohë Rikja është shprehur e habitur dhe duke mos e besuar një gjë të tillë, ndërsa tha se mund të jetë diçka e momentin. Pjesë nga biseda Juli: Më tha kam marrë një vendim, bëni çfarë të doni. Rike: Jo, ndoshta ka…

Read More