Që nga fillimi i marsit, çmime më të ulëta do të shfaqen në raftet e supermarketeve në Greqi si rezultat i masave të reja të qeverisë, e pohuar kjo nga ministri grek i Zhvillimit Kostas Skrekas. Skrekas tha për Skai Radio se këto masa do të votohen këtë javë ose në ato pasuese dhe kompanive do t’u jepen disa ditë në dispozicion për të korrigjuar listat e tyre të çmimeve. Ministri sqaroi se lëvizja do të jetë mëse transparente, dhe se çmimet do të publikohen siç ishin para dhe siç bëhen pas shkurtimeve. Duke komentuar rritjen e çmimeve tyre, Skrekas…
Author: tirana
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Një diskutim për dashurinë mes Meri Shehut dhe Roza Latit sot në Big Brother degradoi në prekje fizike, ofendime të rënda dhe kërcënime. Roza Lati pretendon se Meri iu afrua gjatë një diskutimi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, ndërsa Meri thotë se nuk ishte shuplakë dhe se Roza e zmadhoi situatën. Debati mes banoreve degradoi në ofendime, madje në një moment Meri i thotë “për 24 orë s’je as në Shqipëri”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Pjesë nga debati: Meri: Qepe gojën mos të kap unë seriozisht se po…
Alba Vukaj u largua të hënën (15 janar) nga ”Big Brother VIP Kosova 2”. Pas një televotimi të papritur, rezultoi që bukuroshja shkodrane të ishte më pak e votuara nga publiku, dhe me këtë rast edhe të linte plotësisht garën. Ajo ka reaguar pas daljes duke thënë se kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. “Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocione nga më të ndryshmet. Mirënjohëse pa fund për mbështetjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoj te unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira”, ka shkruar ajo.
Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi në kuadër të turit ballkanit, ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehu shqetësimin për rolin dhe ndikimin e disa vendeve si Rusia që kërkojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit. Në fjalën e tij në konferencë për shtyp së bashku me homologun malazez, ministri Hasani shprehu gjithashtu shqetësim për trazirat që kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Ai theksoi se rajoni i Ballkanit duhet të jetë i fokusuar në drejtimin euroatlantik. “Agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë e kriza në Lindjen e Mesme kanë prodhuar mjaft pasiguri në Europë…
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka përmendur si një nga problematikat shqetësuese numrin e lartë të rekurseve, të cilat nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. ”Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin tek avokatët privatë, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Nevojitet që ata të ndjekin praktikën gjyqësore, me qëllim që të mos e investojnë Gjykatën për çështje të panevojshme, me rekurse të pasuksesshme dhe haptazi të pabazuara”. Ky shqetësim i shprehur prej tij ka qenë dhe është prezent, ndaj diskutimi i…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Siria për veprën penale, prodhim dhe shitje narkotikësh, e kryer në bashkëpunim. Bëhet e ditur se i riu, i cili ka edhe shtetësi shqiptare dhe precedentë penale, është kapur nga policia e Tiranës duke qarkulluar me automjetin e një nënkomisari policie, me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër. Pas kontrolleve në automjet, të riut iu gjet një sasi kokaine. Për rastin, nisën hetimet për punonjësin e policisë, H.P. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë.
Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga seancat plenare të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës. Kërkesa e PS-së vjen pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit. Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias. Ata u përplasën me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka në nisje të Komisionit të Medias, ku kjo e fundit ishte kryetare. Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe…
Në Kinë studiuesit izoluan dhe zbërthyen strukturën e virusit Covid-19 në fund të dhjetorit 2019, të paktën dy javë përpara se Pekini t’i zbulonte botës detajet për virusin vdekjeprurës. Kjo u zbulua nga ”Wall Street Journal”, pas shqyrtimit të dokumenteve që Departamenti Amerikan i Shëndetësisë mori nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve. Një studiues kinez në Pekin ngarkoi një sekuencë pothuajse të plotë të strukturës së Covid në një bazë të dhënash të menaxhuar nga qeveria amerikane më 28 dhjetor 2019, ndërsa Kina ndau sekuencën e virusit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë vetëm më 11 janar 2020. Kur studiuesja…
Presidenti i vendit, Bajram Begaj dekreton ligjin e ndryshuar nga PS-ja për Komisionet Hetimore Parlamentare, duke injoruar kështu thirrjet disa mujore nga ana e opozitës. Ligji për komisionet hetimore u miratua me 75 vota në seancën e fundit parlamentare të dhjetorit. Ai erdhi në Kuvend me propozim të PS-së në kohën kur pikërisht refuzimi i komisioneve hetimore u kthye në mollë sherri mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend. Në një reagim ndaj opozitës presidenca argumenton pretendimet e opozitës dhe pse vendosi miratimin e ndryshimeve. “Pretendimi se ky ligj duhet të ishte miratuar me konsensus nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë…
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Stiven Toshkesin, duke dërguar në Gjykatë kërkesën për gjykimin në ngarkim të dy autorëve të dyshuar. Axel Hoxha akuzohet për vrasje ndërsa Ensi Maze si moskallëzim krimi. Ngjarja ka ndodhur me 18 prill të 2023, ku pas një konflikti mes të rinjve, si pasojë e përdorimit të mjetit prerës humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkesi.
Dalin detaje lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis. Ai është 26-vjeçari shqiptar Xhonatan Pajo. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armësh. Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V, dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të…