Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU). Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë. Kreu i qeverisë nënvizon se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme, që Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane. Postimi i plotë Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për…

Read More

E sigurt është se nëse doni një rritje page është sepse mendoni se vleni më shumë dhe atëherë është koha për të bërë hapin e shumëpritur përpara. Por ka disa ”sekrete” sesi të kërkoni rritje page page dhe ta merrni atë. Kujdesuni për qëndrimin tuaj Qëndrimi me të cilin paraqiteni para shefit tuaj do të bëjë pjesën më të madhe të punës për ju. Një sjellje e sigurt, krenare, por edhe e dashur dhe mikpritëse do ta bëjë bashkëbiseduesin tuaj të kënaqet duke dëgjuar atë që keni për të thënë. Përmirësoni rolin tuaj me rroba që ju bëjnë të ndiheni…

Read More

Bashkimi Evropian i bën thirrje Serbisë që të lejojë vizitat e zyrtarëve të Kosovës në tri komunat në jug të Serbisë, të cilat paralajmërohen në përputhje me marrëveshjen e arritur në dialogu rreth vizitave të ndërsjella. Blloku ka kërkuar që Kosova të respektojë në të njëjtën mënyrë këtë marrëveshje. Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në fillim të janarit iu refuzua leja për të vizituar Luginën e Preshevës, komunat jugore në Serbi: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. “Vizita e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Serbi ishte paralajmëruar në përputhje me marrëveshjen e dialogut…

Read More

Azgan Haklaj Kaçakët ashtu si egërsirat dimrin e sidomos janarin e kane stinë të vështirë për të gjetur ushqimin dhe prenë e tyre për mbijetesë ndaj egërsohen përtej limiteve duke u bërë të rrezikshëm. Kështu ndodhi dhe dje fatkeqësisht në Kuvendin e Shqipërisë me dy kaçakë të zbuluar të radhës si Gaz Bardhi e Flamur Noka, të cilët pretendojnë të shpalosin opozitarizëm që në fakt duket qartë se janë në mejdan për lidership të lëvizjes çartiste, foltores, çetës antiamerikane, antidrejtësi. Dy kaçakë të vaksinuar nga nongrata Marshall Berisha e të ndërsyer nga Trekëndëshi i Bermudës, për ta mbajtur peng parlamentarizmin,…

Read More

Dramat në showbizzin shqiptar nuk kanë të sosur. I ftuar në “Wake Up”, Ermal Mamaqi i ka kthyer përgjigje Luizit, i cili u shpreh se Ermali është më i mirë si shkrimtar sesa si humorist. Ermali sqaroi se e kishte seriozisht kur tha se Luizi është më i mirë si aktor sesa si këngëtar. “Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që trilloi. Sigurisht, ka diçka që e ka mërzitur, por po të shohësh atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë diçka vërtet e sinqertë. Unë nuk kam thënë që nuk di të këndojë”, u shpreh…

Read More

Një 17-vjeçar është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Rasti i fundit që tronditi opinionin publik ishte ai i Bedrie Lokës, e cila konsumoi fotoksinë për t’i dhënë fund jetës për shkak të linçimit publik në rrjetin social të TikTok-ut që i bëhej nga kunata dhe dhunës së ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka.

Read More

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, është duke shijuar shtatzëninë e saj, ku për asnjë moment nuk mungojnë edhe surprizat dhe përkushtimi nga partneri i saj Luiz Ejlli. Ajo është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku u tregon ndjekësve copëza nga jeta e saj. Kiara Tito, ka sot ditëlindjen dhe mbush 28-vjeçe. Mes urimeve të shumta që ajo ka marrë pas orës 12:00, Kiara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj surprizën që i ka bërë Luizi.

Read More

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi ka dhunuar nënën dhe gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re, nga ku K.T ka ushtruar dhunë ndaj familjareve. ”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K.T, 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij”,-njofton policia.

Read More

Princesha e Uellsit, Kate Middleton po shërohet në spital, pasi iu nënshtrua një operacioni dhe Mbreti Charles III do t’i nënshtrohet një procedure mjekësore javën e ardhshme. Njoftimet e papritura shëndetësore janë bërë brenda dy orëve nga njëra-tjetra pasditen e së mërkurës. Detajet në lidhje me shëndetin e anëtarëve të familjes mbretërore zakonisht janë një sekret dhe i njoftohen publikut vetëm në rrethana të kufizuara, kështu që vendimi për të nxjerrë dy përditësime të rëndësishme brenda një dite ishte i habitshëm. Pallati Kensington tha se procedura ishte e suksesshme, por princesha nuk pritet të rifillojë detyrat mbretërore për muaj të…

Read More

Edhe pse kanë kaluar vetëm 5 ditë nga nisja e edicionit të tretë të ”Big Brother Albania Vip”, banorët kanë nisur nga ofendimet e rënda mes tyre. Ilnisa është kapur sërish me fjalë me Ledjanën dhe mënyra se si kjo e fundit i ka folur nuk i ka pëlqyer. Ilnisa duke folur me Roza Latin, shprehet se Ledjona është me të meta ose është rrugaçe sepse sjellja e saj nuk kishte aspak sens. “Një njeri rrugaç. Unë dal nga banja i them të lumshin duart, ajo më tha hahaha je njeriu më negativ. Si mund të jetë robi negativ kur…

Read More

Moti i keq ka detyruar kapitenerinë e Portit të Vlorës të anulojë të gjitha lundrimet gjatë ditës së enjte. Përveç mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit, kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se do të pezullohen edhe lundrimet e linjave ndërkombëtare të anijeve të pasagjerëve dhe transportit të mallrave. Situata me mot të paqëndrueshëm pritet të mbizotërojë deri në mëngjesin e së premtes.

Read More

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë. Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë. Në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik…

Read More