Përzgjedhja e Ilnisës si lidere shtëpie pas largimit të Drinit ka nxitur debate në ”Big Brother Albania VIP 3. Banorët kanë mbetur të pakënaqur nga urdhrat apo konfrontimet e bëra me gazetaren përgjatë ditës. Tematik bisede çështjen e hapi Gazi kur tha se përzgjedhja e Ilnisës si lidere ishte perla e ditës. Pjesë nga debati: Gazi: Populli e ka parë atë, sepse me ato gjërat që ka bërë ajo, në qoftë se ti di 10 ajo ka bërë 100 deri tani. Unë e kam vëzhguar shumë mirë. Juli: Prapë spo më kupton. Gazi: Tani ti e merr për budalla popullin…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës “Oso Kuka”. Përmes një postimi në facebook, Rama shprehet se numri i turistëve sa vjen dhe rritet dhe bëhet destinacioni i preferuar i shumë personave. “Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës ”Oso Kuka”, një destinacion për të mos u humbur, me një numër gjithnjë në rritje të interesit të turistëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.
Mëngjesin e kësaj të enjte, një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Oseckë, afër Leskovikut. Një person është djegur në një kasolle bagëtish. Viktima është rreth 49-vjeç. Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 49-vjeçari u largua për te kasollja. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.
Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me diell me këto të fundit më tepër në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen në një pjesë të madhe të vendit me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në veriperëndim dhe qendër pas orëve të mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje do…
Dashi Të enjten ky qiell është i bukur për t’i dhënë një shtysë dashurisë, ndaj jini të guximshëm. Në punë keni energji të mirë dhe gjithashtu një qëndrim të këndshëm pozitiv. Do të shihni se do të ketë mundësi të mëdha për sukses. Demi Të enjten do të rikuperoheni pak nga pikëpamja sentimentale. Për sa i përket punës, do të vijnë surpriza të këndshme, ndaj bëhuni gati për çdo gjë. Në dashuri, mos e fajësoni veten nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit me partnerin. Binjakët Të enjten ka pak konfuzion në ajër por mos u shqetësoni, së shpejti do të…
Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka patur një debat të ashpër me opinionistin Arjan Curri në emisionin Top Story. Zyberaj u përplas me Currin lidhur me disa deklarata të tij, pas rastit të Naim Murselit, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj. Arjan Curri kishte deklaruar se Murseli dyshohet të ketë patur një lidhje romantike me një burrë, e më pas shpërthyen aludimet se bëhet fjalë për Pacollin. Këshilltari i Pacollit, i konsideroi shpifje të ulëta dhe paralajmëroi padi, duke deklaruar se ka patur tentativa për të “njollosur emrin e zotit Pacolli”. Ai tha se prokuroria…
Godina e një hoteli në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Raportohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e cila ka përfshirë panelin elektrik të hotelit. Sakaq, mësohet se për pasojë nuk ka pasur dëme të mëdha materiale përveç panelit elektrik, ndërsa të gjithë personat brenda godinës janë evakuuar.
Ecuria e Shqipërisë në sektorin energjetik, duke u bazuar plotësisht në burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Më e fundit është Europa Today, e cila e krahason Shqipërinë me Suedinë duke theksuar faktin se vendi ynë është tashmë pothuajse në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030. “Shqipëria nuk është ende një vend i Bashkimit Evropian, por mund të mburret se është tashmë në përputhje me objektivin e energjisë së rinovueshme që Brukseli ka vendosur për vitin 2030. Dhe për të cilin shumica e shteteve anëtare aktuale…
Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri Dritan Zhura. Burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Durrës konfirmojnë se Zhura ka ndërruar jetë në spital, pasi prej muajsh ishte në reanimacion në gjendje të rëndë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj, kanë arritur një koalicion parazgjedhor gjatë ditës së sotme. “Me qëllim që të mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së vitit 2008”, është një nga pikat. AAK dhe Nisma kritikojnë kryeministrin Albin Kurti që “po rrezikon pavarësinë”. Po ashtu përmendet edhe orientimi i Kosovës për anëtarësim në NATO. Përmendet edhe sfera të tjera të brendshme në Kosovë, arsimi, gjyqësori, decentralizimi, etj. Pjesë e synimeve është krijimi i një fronti opozitar, ku pos partive politike do të përfshihen edhe shoqata…
Përplasjen e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës sot në Komisionin e Edukimit, ambasadori holandez në Tiranë, e ka cilësuar si ‘skenë të papranueshme’. Reinout Vos, shkruan në platformën ‘X’: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”. Unacceptable scene in parliament today. I won’t show the images.— ReinoutVos (@ReinoutVos) January 17, 2024
Superliga e futbollit në Rumani është përfshirë në një skandal bastesh. Portieri i FC Craiova, Sorin Mogosano është në hetim për përfshirje në baste spotive. Dyshohet se në një llogari të krijuar nga ai dhe po me emrin e tij janë vendosur 50 baste, gjë që nuk lejohet për një futbollist profesionist. “Është vetëm fillimi, ka lidhje të shumta që me siguri do të dalin në dritë. Portieri ka vënë bast mbi 50 tiketa, në thelb ka bërë mbi 50 baste, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, nga e njëjta llogari. E pabesueshme është se ajo llogari është krijuar…