Aksionin e “Rithemelimit”, kreu i këtij grupi, Sali Berisha, e krahasoi këtë herë me betejën e kryesuar nga heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kundër armikut. Duke iu drejtuar mbështetësve që u mblodhën këtë pasdite poshtë banesës së tij, Berisha tha se demokratët janë në betejë me “pushtimin e kryeministrit Edi Rama. “Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët’, tha ish-kryeministri, në fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë. “Sot, shqiptarët kudo që janë, nderojnë me adhurimin më të madh, prijësin e tyre…
Author: tirana
Një vendim i Gjykatës së Strasburgut tregon se si vendimet e gjykatave shqiptare për përdorimin e masave të paraburgimit mbi të akuzuarit, janë aplikuar jashtë kritereve ligjore dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konkretisht, në çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, një shtetase shqiptare, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë GJEDNJ, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj. Më herët, kërkuesja kishte apeluar masën ndaj saj në gjykatata vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte i justifikuar dhe…
17 janari shënon përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Historiani i njohur Pëllumb Xhufi në një intervistë televizive ka zbuluar disa detaje interesante. Ndër të tjera, ai thotë se Skënderbeu ishte trupmadh, por nuk kishte egërsi në portret siç e kemi parë në statuja. Pëllumb Xhufi: Po nisem nga libri i Fan Nolit, i vitit 1921 “Historia e Skënderbeut”, të cilin ai e shkruajti bazuar kryesisht në kronikat e kohës, në radhë të parë shkruar nga Marin Barleti pastaj dhe nga kronikanë të tjerë të cilët janë bazuar kryesisht te Barleti. Në ’47, Fan Noli u detyrua…
Shumë pak ditë kanë kaluar nga startimi i spektaklit televiziv “BBVA3” por zhurma e tij ka pushtuar menjëherë median online. Një video e Romeos, teksa imiton Flori Mumajesin, teksa këndon këngën “Me sy mbyllur”, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut por jo vetëm. Kantautori i famshëm ka reaguar gjithashtu në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, duke postuar videon e Romoes duke kënduar dhe madje përmes tij i premton se nëse fiton, ai do i përgatisë një “remix” me titull të ri, pra jo “Me sy mbyllur” por “Me sy hapur”. “Nëse e fiton e meriton një “remix” me…
Nga data 1 shkurt kamionët do të kalojnë shumë më shpejt në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në Preshevë-Tabanovc për shkak të ndryshimit të procedurave në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”. Pritet që liderët Vuçiç, Kovaçevski të diskutojnë të hënën në Shkup jetëzimin e marrëveshjeve të tjera pjesë e kësaj iniciative rajonale. Ky zhvillim shënon fillimin e zbatimit të Protokollit për Zbatimin e Memorandumit për Masat për Përmirësimin e Lëvizjes së Njerëzve dhe Mallrave mes shteteve pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur. Në hyrje të territorit doganor të Maqedonisë së Veriut do të regjistrohet vetëm kalimi…
Në periferitë e shtetit të Iowa-s, në mes të fushave të mbjella me misër, Microsoft ka të instaluara disa prej qendrave më të mëdha të ruajtjes së të dhënave. Në to, ChatGpt-4 punon pa pushim. Mes mundësive që kanë sjellë për banorët e kryeqytetit Des Moine, këto qendra u thithin atyre edhe një pjesë të mirë të ujit. Qendrat janë në fakt magazina me file kompjuterike që elaborohen pa pushim. Falë kësaj, ChatGpt u jep përgjigje miliona përdoruesve në ditë. E para është hapur në 2012. Toka në dispozicion në sipërfaqe të mëdha, punëtorë të specializuar, një rrjet i qëndrueshëm…
Kryetari i SYRIZA-Aleancës Progresive, Stefanos Kasselakis, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi. Kasselakis tha se emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera, ndërsa propozi se shqipja mund të bëhet si gjuhë e huaj me zgjedhje në shkollat greke krahas greqishtes si gjuhë e dytë në territorin e Shqipërisë. “Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur. Në të gjithë territorin e Shqipërisë”. Ai tha gjithashtu se: “Jemi krenarë për punën…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile lëshon një paralajmërim për bashkitë Shkodër dhe Kukës që të marrin masa mbrëmjen e kësaj të mërkure dhe nesër, për shkak se do të preken nga reshjet e shiut. Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave “IGJEO” tregon se sot pasdite (e mërkurë, datë 17) dhe nesër (e enjte, datë 18) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër…
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit. Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias. Kujtojmë se paraditen e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Noka dhe Bardhi patën përplasje me demokraten Flutura Açka. Bardhi dhe Noka i kërkuan Açkës të ndërpresë komisionin dhe “mos t’i shërbejë Edi Ramës”, siç thanë ata. “Mos u bëni fasadë, ngri zërin për komisionet hetimore. Ngri zërin për të drejtat e…
Chelsea ka nxjerrë në shitje Armando Brojën. Ky është lajmi që “The Athletic” në Angli ka publikuar këtë të mërkurë. Në shkrim thuhet se Blutë po presin oferta dhe ka interes nga tre klube, ndërsa çështja e sulmuesit të Kombëtares nuk varet nga një afrim në ekip gjatë janarit. “Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë të përhershme dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga ekipi. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe Wolves. Çdo afrim i ri…
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka komentuar për herë të parë se si e ka përjetuar daljen nga Big Brother Vip 2. Olta ka treguar se personi që i ka dhënë më shumë forcë gjatë asaj eksperience ka qenë bashkëshorti i saj, i cili çdo ditë përballej me lajme negative rreth aktores. “Falënderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen”, ka treguar Olta.
Reperi i famshëm shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka shpërndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, kolonel Kreshnik Lushaj. Me anë të një instastory, Stresi shkruan, “Sa e padrejë jeta. Xhaxhaim im, Kolonel Kreshnik Lushaj sapo ndërroi jetë. Shpirti në paqe”. Shkrimi shoqërohet me një foto të të ndjerit.