Author: tirana

Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është denoncuar në polici. Këtë herë në Sarandë. Një 17-vjeçar është në procedim penal në gjëndje të lirë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe“njoftoi sot policia. Brenda pak ditësh dy raste të tjera të abuzimit seksual u bënë publike për opionionin publik.…

Read More

Demokrati Gjergj Hani, ish-kandidati për kreun e PD-së, ka analizuar situatën aktuale politike, kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët, por edhe fatin e Partisë Demokratike. Hani tha se deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk mund të quhen të tillë pasi po sulmojnë një institucion. “Personat në fjalë nuk i quaj deputetë, kur ti dhunon një institucion të shenjtë siç është Parlamenti aty ku flitet për problemet e qytetarëve, ti e bllokon dhe sulmon vetë institucionin. Nuk është se z Bardhi dhe Z. Noka kanë sulmuar z.Açka por përfaqësues të popullit, pra ke sulmuar shqiptarët. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka…

Read More

Kryetarja e misionit të OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, pas takimit me bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj ditën e djeshme (16 janar), sot, ka zhvilluar një takim edhe me deputetët e opozitës, Gazmend Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, ajo shkruan se takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimit të Reformës Zgjedhore dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR në lidhje me të. Sipas Pasztory, OBE është gati të asistojë në procesin e reformës për të barë këtë të fundit sa më gjithëpërfshirëse.…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton. Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e përgëzojmë…

Read More

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në përvjetorin e 556-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mori pjesë në homazhet që u mbajtën në Shup të Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm krah tij ishin disa prej figurave kryesore politike të shqiptarëve në vendin fqinj, ndërsa Hasani ka publikuar pamjet në rrjeton social ‘X’. “Vizita në Shkup përkon me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësit të vlerave evropiane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bashkë me Ali Ahmetin, Talat Xhaferrin, Bujar Osmanin, Artan Grubin e qindra qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut iu përulëm me respekt figurës së njeriut…

Read More

Një 39-vjeçar nga Fushë Kruja është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.K, i cili ishte lënë në arrest shtëpie për posedim dhe prodhim armësh, si dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Blutë bëjnë me dije se i riu është kapur këtë të mërkurë në Himarë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kapën shtetasin A. K., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masë e sigurisë “Arrest në shtëpi”,…

Read More

Avokati Alfred Duka i cili drejton edhe një bujtinë të njohur në zonën e Rrëshenit tregon një histori që i ka ndodhur me gazetarin e Klanit, Blendi Fevziu. “E risolla këtë foto për të theksuar një moment të rëndësishëm profesional të Blendi Fevziut, i cili ka qenë i vetmi mik në Kullën time që ka dalë pa bukë, pavarësisht se hyri në kuzhinë dhe mbeti pa mend (siç vetë tha për gatimet)” – shkruan Duka duke publikuar dhe foton. Po pse ka refuzuar Fevziu ushqimin? Megjithëse ai merret me politike jo me kronike te zeze, i ka thene te zotit…

Read More

Shqipëria ka hyrë në prag epidemie për sa i përket infeksioneve respiratorë. Në institutin e shëndetit publik raportohen mbi 15 raste në javë. Dhe kjo është shifra për javën e dytë të vitit ndërkohe që kurba e infektimeve është në ngjitje pasi në vendin tonë janë duke qarkulluar virusi i gripi dy A h1 N1 dhe Ah2 n3 virusi i Covid dhe viroza të shumta të cilët kanë rritur ngarkesën në spitalet e vendit si infektiv, ish-Sanatorium dhe shërbimin pediatrik. Nga java në javë numri i të infektuarve po rritet me 2000 raste ndërkohë që ka më shumë të prekur…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbledhur drejtuesit dhe shefat e komisariateve për Analizën Vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Për drejtuesit dhe komisariatet e Policisë së Tiranës dhe atë të Rrugores në përgjithësi ka pasur një vlerësim pozitiv për punën e kryer gjatë vitit 2023. Mësohet gjithashtu se ministri nuk i ka kursyer as kritikat. Balla ka dhënë kritikat për secilin dhe i ka lënë porosi që për vitin 2024 rezultatet të jenë edhe më të larta dhe se prioritet duhet të jetë arrestimi i personave që janë kërkim dhe se në këtë aspekt duhet të bëhet…

Read More

Një ilaç i ri kundër kancerit po jep shpresë për zëvendësimin e kurave rraskapitëse me kimioterapi. Është fjala për një ilaç të quajtur blinatumomab ose Blina siç njihet gjerësisht dhe që sipas BBC, në Britaninë e Madhe po jep rezultate shumë pozitive edhe tek fëmijët e sëmurë. Media publike britanike sjell rastin e një 11-vjeçari, i cili vuan nga leuçemia akute. Siç shkruan BBC, qëkurse mjekët në spitalin e Londrës ta kurojnë me këtë ilaç, përmirësimi është i dukshëm. Prindërit e 11-vjeçarit thonë se përveçse nuk është i detyruar të qëndrojë më në spital për të ndjekur kurat e kimioterapisë,…

Read More

Sekretari i marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka deklaruar në një intervistë tek euroneës albania, se Noka e Bardhi me aktin e dhunës ndaj deputetës demokrate Açka në komisionin parlamentar, kanë rrënuar imazhion e tyre politik dhe njerëzor. Sipas tij, ata kanë bërë vetëvrasje politike, pasi nuk mund të ushtrohet dhunë ndaj deputetes së PD, në përpjekje për t’u dukur para Berishës dhe mendojnë se janë bërë heronj, që do të dekorohen dhe shpërblehen nga ana e Berishës. “Të flas njëherë për shkaqet. Unë besoj se ka një keqkuptim ideologjik. Bardhi dhe Noka kanë secili keqkuptimin e tij.…

Read More

Paketa e re fiskale, e miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Vlorës në fundvit, ka hyrë në fuqi prej 1 Janarit dhe ndikon veçanërisht në sektorin e ndërtimit.Aktualisht taksa e ndikimit në infrastrukturë ka kapërcyer nga 4 në 6 % duke u reflektuar me një rritje të çmimit nga 10- 15% . “Ndikimin më të madh do ta ketë në zonat ku çmimet e banesave shkojnë deri në 1 mijë euro metri katror, duke shkuar deri në njëmijë e dyqind apo njëmijë e katërqind euro. Për herë të parë ka një disnivel midis kërkesës dhe ofertës, ka…

Read More