Author: tirana

Pasi Drini Zeqo njoftoi largimin nga “Big Brother VIP”, për shkak të një urgjence familjare, ka ardhur reagimi i parë nga familjarët e tij, duke e shtuar edhe më shumë misterin e largimit të tij. Në një postim në profilin e gazetarit në Intagram, familjarët njoftojnë se gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ndër të tjera ata bëjnë me dije se do të ketë dhe një njoftim të dytë për këtë situatë.

Read More

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari që akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij. 30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi 30 vjeç, banues në Lezhë.

Read More

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit. Institucioni njofton se Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.12.2023, mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit (djathë dhe gjalpë). Duke iu referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK…

Read More

Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës në lidhje me debatet e zhvilluara sot në Komisionin e medias. “Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, ishte reagimi i Bashës. Ndërkohë Noka me një postim në rrjetet sociale ka shkruar: “Burrnisë i vjen turp kur përmendet nga Luli…”.

Read More

Qafa e Valbonës është një rrugë e aksesueshme, megjithëse jo e lehtë që kompanitë vendase turistike e kanë përfshirë në aventurën e turneut treditorë, shkruan Rebecca Ann Hughes në një artikull të publikuar në “Euronews Travel”. Pas një ngjitjeje prej katër orësh, ne mbërritëm në majën marramendëse të një rrëpire shkëmbore në Qafën e Valbonës. Ne rrethoheshim nga “Bjeshkët e Nemuna”, në veri të Shqipërisë. Re ogurzezë stuhie nisën të mblidheshin midis majave dhe kreshtave të thepisura në drejtim të zbritjes sonë në anën tjetër të rrugës. Për gati gjysmën e shekullit të XX, ky peizazh i mrekullueshëm ishte i…

Read More

Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit edhe për dy muaj për ish-krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në dy vendime të ndara, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka vendosur edhe për afatin se kur ZPS-ja duhet t’i dorëzojë parashtrimet e veta për shqyrtimin e radhës për masën e paraburgimit për dy të akuzuarit. “Për arsyet e lartpërmendura, Paneli përmes kësaj: a) URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Selimi; dhe b) UDHËZON ZPS-në që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Selimi jo më vonë…

Read More

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se është ende herët për të folur nëse forca politike që ai drejton, do t’i bashkojë votat me mazhorancën për reformën zgjedhore. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Idrizi u shpreh PDIU është në të drejtën e saj që të jetë në tryezën për reformën zgjedhore dhe ka legjitimitetin e saj. Sipas Idrizit, së pari duhen rregulluar problemet që janë pranuar nga të gjithë dhe të implementohen vërejtjet e bëra nga OSBE ODIHR. “PDIU është në të drejtën e saj që të jetë në tryezë dhe…

Read More

Detaje të reja dalin në dritë për aktivitetin e unazës së tutorëve në Greqi, ku rol kyç ka luajtur një 31 -vjeçare shqiptare e quajtur “Lorela”, e cila u prezantua si estetiste dhe kështu i afrohej dhe rekrutonte vajza të mitura. Përveç tutorit 31-vjeçar, mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar i cili kishte marrë përsipër t’i vinte vajzat në kontakt me klientë “të shtrenjtë” duke u ofruar atyre shuma të mëdha parash për çdo takim seksual. Ai kishte edhe rolin e fotografit , pasi kishte realizuar poza gjysmë nudo të një 17-vjeçareje dhe një 15-vjeçareje dhe i kishte ngarkuar në faqet e njohura “rozë”, për të reklamuar shërbimet e paligjshme. Sipas informacioneve,…

Read More

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët zhvilloi një vizitë në shkollën “Bashkim Fino”, me qëllim monitorimin e ecurisë së trajnimeve të ekipeve sportive në sportin e volejbollit dhe basketbollit, por edhe për t’u informuar më shumë se si fëmijët dhe të rinjtë ndihen me këtë program dhe si ka ndikuar në zhvillimin e tyre. Përgjatë bisedës me fëmijët dhe të rinjtë, ku ministrja Muzhaqi i pyeti rreth ecurisë së trajnimeve, si sporti po ndikon në zhvillimin e tyre dhe për uniformat e reja, fëmijët dhe të rinjtë u shprehën të gjithë shumë të lumtur që janë pjesë e këtij…

Read More

Astrologia Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të ”Big Brother Albania VIP 3”, i ka habitur të gjithë me një deklaratë. Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve. Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura tek banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën. Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj. Banorët: Ouu (qeshin). Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh).

Read More

Pak ditë pas nisjes së “Big Brother Vip Albania 3”, Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e famshme, për shkak të një urgjence familjare. Lajmi i papritur është bërë me dije përmes një zarfi, të cilin e ka lexuar Julian Deda. “Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”.

Read More