Fermerët e bashkive Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, këtë verë nuk do të kenë më shqetësim ujitjen e tokave të tyre bujqësore. Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me njësitë vendore, ka nisur nga puna për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë, një ndër veprat më të rëndësishme hidroteknike, në shërbim të ujitjes, i ndërtuar kryesisht në periudhën 1952-1965, me një gjatësi rreth 40 km. Punimet për këtë vepër u inspektuan nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla dhe deputeti i PS, Etjen Xhafaj. Veliaj e cilësoi jetik…
Author: tirana
Është mbyllur pas tensioneve mbledhja e kësaj të mërkure në Komisionin e Edukimit. Problemet e brendshme të PD-së janë përciellë në tryezën e Komisionit, ku deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, u përplasën ashpër me koleget demokrate, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun. Në një dalje për mediat, Açka tha se ”Një shfaqje jo e hijshme. Unë kam qenë e qartë në mbështetje të Komisioneve Hetimore. Duke qenë se parlamenti është jofunksional, mendova ta nis vitin mbarë e të themi fjalën tonë si opozitë. E shoh jashtë detyrës sime si deputete të bërtas nëpër korridore”. Aludimeve të Bardhit i ktheu përgjigje…
Për herë të parë në histori, përfaqësuesja e Shqipërisë Lara Colturi është futur në Top 10 në Botërorin e Skive. 17-vjeçarja në pistën austriake të Flachaut bëri mrekullinë në disiplinën e Slallomit edhe pse u nis e 60, duke lënë pas skiatore kampione si Shiffrin apo Vlohva dhe duke e mbyllur garën e 9-ta. “Jam shumë e lumtur për këtë garë pasi që në stërvitje kisha ndjesi të mira. Ia dola ti kem edhe në garë. Në zbritjen e parë i kuptova shenjat e mira, ndërsa të dytën u përpoqa ta shijoja në maksimum dhe rezultati erdhi”,-u shpreh Lara Colturi,…
Deputeti i PS-së, Petro Koçi shprehet se kolegët e PD-së po bredhin si bandë nëpër dyert e komisioneve dhe po pengojnë punimet e Kuvendit. “Deputetët e opozitës na kanë dhunuar të drejtën e fjalën në Kuvend. Opozita e ka braktisur parlamentarizmin, nëse nuk e ka braktisur Kuvendin e bën vetëm për të mos ju ndërpritet paga. Deputetët e opozitës po bredhin si bandë nëpër dyer të komisioneve për të penguar funksionimin e komisioneve” tha Koçi në mbledhjen online të komisionit të ligjeve”. Teksa flet për Berishën, deputeti Koçi nënvizon se ndodhet përballë SPAK jo për faj të Edi Ramës, as…
Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Kjo pasi në këto vende janë zbuluar raste të infektimeve me sëmundjen e “Murtajës Afrikane”. Vendimi është marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për një afat të pacaktuar. Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera. Për shkak të sëmundjes së influencës aviare, nga Italia, Bullgaria dhe Gjermania është vendosur edhe bllokimi i importeve…
Përplasjet po thellohen brenda PD-së. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër me dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun. Gjatë përplasjes nuk kanë munguar edhe skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen Açka, e cila refuzonte që t’u nënshtrohej skenarit të tyre të dhunës, skenar i përsëritur prej kohësh nga Rithemelimi. Flutura Açka: Bardhi unë të kam kërkuar.. Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve.…
Puna në Komisionin e Medias këtë të mërkurë ka nisur me tensione. Deputetët e grupit të Berishës dhe Bardhit, kanë bllokuar punimet e Komisionit, ndërsa po përdorin edhe pajisje zhurmuese siç ndodhi në seancën plenare në Kuvend të hënën. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po debaton me kryetaren e këtij komisioni, deputeten e PD-së së vulës, Flutura Açkën. “Më vjen keq, që kjo që po bëni është e shëmtuar”.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka vijuar këtë të mërkurë turin rajonal në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët me homologun Bujar Osmani, ministri Igli Hasani vlerëzoi takimin si konstruktiv. “Bisedë e shkëlqyer dhe konstruktive. Kryesimi i OSBE në vitin 2023 nga RMV ishte padyshim një detyrë sfiduese. Performanca në OSBE dhe Kosovë, tregues i pjekurisë që ka arritur politika e jashtme e vendeve tona. Shqipëria dhe RMV, përkushtim të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE. Kemi arritur rezultate mbresëlënëse në reformat modernizuese e europianizuese. Përfunduam me sukses procesin e screening, në pritje të hapit…
Ambasadori i Shqipërisë ende në detyrë në OKB, Ferit Hoxha pritet të drejtojë misionin tonë diplomatik në vendet e Bashkimit Evropian. Hoxha pritet të jetë edhe rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident. Suela Janina do të jetë kandidate për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e…
Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 556 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me një foto në facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se 17 janar është dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
I veshur me uniformën e një admirali të flotës, me medalje dhe me dorën në shpatë. Kështu shfaqet mbreti Charles III në portretin zyrtar që u zbulua sot. Por në Mbretërinë e Bashkuar kanë shpërthyer polemikat, sepse portreti kushtoi 8 milionë paund nga qeveria. “Tetë milionë paund për këtë? Çfarë humbje e turpshme parash”, akuzojnë aktivistët e “Republic”, të cilët ishin shprehur kundër tij që në nëntor, në momentin e prezantimit. Lideri i sindikatës së mësuesve, Daniel Kebede, komentoi me ironi mbi iniciativën: “Pikon çatia? Lagështia hyn nga korniza e dritares së plasaritur? Ajo që i duhet shkollës suaj është…
Duke folur për situatën në vend nga gripi, mjekja Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv thekson se nuk ka vend për panik, por ka vend për t’u sensibilizuar. Çomo thekson se ata persona që nuk janë vaksinuar dhe kryesisht ata që kanë sëmundje kronike të nxitojnë për t’u vaksinuar. Po ashtu mjekja shton se ata persona që janë të sëmurë të ulin kontaktin me persona të tjerë. Deklarata e plotë Duke qenë se jemi në stinën e dimrit, një nga sëmundjet që kemi është gripi ose infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes duke filluar nga sekrecionet nga hundët, nga…