Author: tirana

Babai 50-vjeçar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi i përdhunoi për nëntë vite vajzën e tij, sipas medieve greke, ka rrëfyer se viktima përdhunonte vajzën e tij në dhomën ngjitur, ku ndodhej dhe djali i tij i mitur, tashmë 9-vjeç. “Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte me kyç derën e dhomës ku ishte me vajzën time”, thuhet në dëshminë e tij babai 50-vjeçar. 50-vjeçari…

Read More

Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.

Read More

Dashi Të mërkurën në dashuri ka jo pak surpriza në këtë ditë ndaj le t’i lëmë vendin emocioneve. Në punë duhet ta largoni pak mendjen, stresi është shumë i lartë por e rëndësishme është të mos i dorëzoheni negativitetit. Demi Të mërkurën në dashuri është më mirë të keni kujdes nga ndonjë luan apo Ujor, ata mund t’ju bëjnë nervoz. Ndryshimet e shumëdëshiruara po vijnë në punë. Binjakët Të mërkurën yjet flasin për emocione të bukura ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Një fazë e bukur rikuperimi fillon në punë dhe do të keni gjithashtu kënaqësi të madhe. Do të…

Read More

Përgjimet e botës së krimit në SKY ECC apo Encro Chat, kanë vënë në lëvizje edhe strukturat Policisë së Shtetit, ku efektivët iu nënshtruan një formulari. Sipas ministrisë së Brendshme, kush rezulton përdorues i këtyre aplikacioneve do të përjashtohet, por për gazetarin Spartak Koka, vendimi është i pabazuar në ligj. Në një lidhje direkte në “Breaking”, Koka tha se nuk përbën vepër penale përdorimi i Sky ecc, por komunikimi me grupet kriminale apo përfshirja në krim. Koka tha se këto vendimmarrje janë për tu ikur përgjegjësive, sepse ka drejtues të lartë të përfshirë të cilët duhet të japin llogari. “Përdorimi…

Read More

Dy të mitur 16-vjeçar, janë konfliktuar me grushte me dy bashkëmoshatarë të tyre në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Palët e përfshira janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre. Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Read More

Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharaias. I pyetur nga moderatorja Prifti se a ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është tërësisht e pavërtetë. Sipas tij, kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysëm më parë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë. Pjesë nga biseda: Brikena Prifti: Si qendron e vërteta? Teli: Princi Leka…

Read More

Disa të rinj, të cilët mendohet të jenë pjesë e gjimnazit “Qemal Stafa” janë përfshirë në një sherr masiv në ambientet e brendshme të kësaj shkolle. Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarje, në këtë sherr janë përdorur dhe mjete të forta, teksa disa prej gjimnazistëve kanë marrë plagë. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar gjimnazin, teksa po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, njoftoi këtë të martë se të dhënat e Censit do të publikohen në muajin qershor. Këtë deklaratë të Dhulit e komentoi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, teksa mbajti një fjalim për protestuesit nga ballkoni i shtëpisë së tij. Berisha tha se publikimi i të dhënave u shty me qëllim manipulimin e tyre. “Kombin shqiptar e urrejnë dhe duan ta shkatërrojnë çdo vit dhe më shumë. Edhe sot zëdhënësja e Edi Ramës njoftoi se do të shtyhet edhe për 6 muaj publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë. U duhen 6 muaj për ta…

Read More

Këtë të martë është nata e dytë e Big Brother VIP dhe pritet të futen disa banorë të rinj në shtëpi. Sipas, Xing bëhet fjalë për koreografin e njohur, Albi Nako, emri i të cilit është përmendur shumë në portale kohët e fundit. Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, i cili me batutat e tij do i shtojë edhe më shumë gjallëri shtëpisë. Të tjerë emra janë këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doci, ish-konkurrenti i Përputhen Fatjon Kuqari.

Read More

Ditën e djeshme në Kosovë u shënua 25 vjetori i masakrës së Reçakut ku ishte i pranishëm për përkujtim edhe ish-ambasadori amerikan William Walker, figura kyçe e raportimit në botë për gjenocidin që po kryhej ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai tha se falë sakrificës së bërë nga djemtë e fshatrave, Kosova sot gëzon demokraci plotësisht funksionale dhe u shpreh krenar që ndodhej në mesin e familjarëve të viktimave. Teksa rrëfeu për bisedën e tij me disa shqiptarë gjatë ditës së djeshme, Walker dha edhe një amanet duke shprehur dëshirën që kur të ndërronte jetë, të varroset në Kosovë. “Unë do…

Read More

Reshjet e shiut dhe borës kanë sjellë problemet e para në rrugët e Kukësit, ku raportohet për rënie inertesh dhe gurësh. Në aksin Bajram Curri-Fierzë, raportohet për rënie të mëdha gurës që kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në akset ku ka patur reshje bore po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Read More