Edhe Jose Mourinho qan. Pas më shumë se dy vitesh, portugezi nuk është më trajneri i Romës. Klubi i Serie A ka shkarkuar trajnerin, që duhet thënë se për romanët ishte një luks në stol. Presidenti Dan Friedkin udhëtoi nga SHBA drejt Romës për t’i komunikuar vendimin trajnerit. Edhe për lojtarët ky ishte një vendim disi surprizë, që u mësua stërvitjen e sotme. Si Mourinho dhe ndihmësi Salvatore Foti janë parë në lot gjatë përshëndetjes me tifozët, me këta të fundit që kanë kënduar në kor emrin e Mout.
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi një ditë më parë jashtë sallës së Parlamentit se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka arritur që të bindë palën tjetër (Partinë Socialiste) për ringritjen e Komisionit Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Madje Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, ka specifikuar disa herë, nderkombetarët ndihmuan dhe bashke me ata arriti nje fitore te modeste. Ai u zotua publikisht se shumë shpejt pasi te rakordohet do bëhen detajet publike per mediat. Basha ka theksuar më tej se: “Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtarë përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falënderoj ja kemi dalë të ndërmarrim një hap të parë modest sa…
Ka nisur shqyrtimi i dosjes për vdekjen e Dorjana Hakës, partneres së Alban Hoxhës, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë djalin e tyre. Nëna e 25-vjeçares ka apeluar për drejtësi, teksa shprehet se uron që gjyqi të mos zvarritet. “Shpresoj që gjyqi të mos zvarritet. Presim prej vitesh presim fjalën e drejtësisë”, tha nëna e saj. Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Organi i akuzës gjithashtu kërkoi dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shoqëruar edhe nga i Ngarkuari me Punë në ambasadën amerikane në Tiranë, David Wisner si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Arben Kingji ka vizituar bazën ajrore të Farkës, ku panë nga afër dy helikopterët Black Hawk të mbërritur së fundmi në Shqipëri. Në fjalën e tij, ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e partnerit strategjik të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar mbërritjen e dy helikopterëve si një nga kapacitetet më të rëndësishme operacionale të vendit tonë në raport me NATO-n. “Këtë vit është 15-vjetori i anëtarësimit tonë në…
Dhuna ndaj grave në Shqipëri, ku në shumë raste ka pasur edhe pasoja fatale për jetën po vijnë çdo ditë e më shumë në rritje. Shpeshherë, dhuna përfundon në fatalitet në ato raste kur gratë janë pajisur me urdhër mbrojtje. Dhuna e grave u diskutua edhe mbrëmjen e të hënës në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakajt, ku sipas të dhënave të nxjerra rezulton se durrsakët janë më të dhunshëm në Shqipëri, ku 411 raste janë shënuar mesatarisht brenda një viti. Pas tyre, vijnë burrat nga Tiranë, ku kanë qenë 313 të tillë që kanë dhunuar bashkëshortet apo…
Katër vite nga ndarja nga jeta e aktorit të madh Xhevdet Ferri, e bija Bora ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto krah të dy prindërve, Bora shkruan se sa i mungon i ati, por siç e bën zakonisht ajo krijon edhe një “bisedë” se si dot’i përgjigjej ai nëse do e lexonte. “Miss you padre (upgrade nga papi). 4 vjet janë asgjë, por edhe shumë! Më mungonke përditë… Ua ç’na the- do më thojë-çudi e madhe që të mungon prindi!! Dhe unë do të të thoja: Më mungon përditë për një dorë munhabet,…
Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë kërkohet rikthimi i masës së sigurisë “arrest me burg” për Dritan Goxhajn. Ky i fundit rifitoi lirinë në tetor të vitit që lamë pas, me vendim të Gjykatës së Apelit, që refuzoi kërkesën e Gjykatës Speciale për ekstradimin e tij. Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999. Ai u prangos pas…
Janari ka sjellë një sërë problematikash në popullatë, pasi ka një bashkëqarkullim të Covid-19 dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Specialistët theksojnë se dominon temperatura e lartë, dhimbjet muskulare dhe mjaft simptoma të tjera. “Përveç virusit Covid-19 që është në qarkullim i bashkangjitet edhe viruset e rrugëve respiratore ato të influencës A, B, C, D të cilat shoqërohen me shqetësimet e traktit respirator, me kollë temperaturë, rufë, dhimbje muskujsh. Janë njëkohësisht viruse që prekin jo vetëm traktin pulmonar, por edhe traktin gastrointestinal të cilët shoqërohen me dhimbje abdominale, të vjella, diare”. Për të shmangur komplikacione e mësipërme një higjienë e…
“Në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”,-tha Lulzim Basha dje, dhe sot Ambasada e SHBA-së dhe zyra e BE-së thanë se nuk janë përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Lulzim Basha ka korigjuar veten me anë të një postimi në platformën X, ku zëvendëson termin ndërmjetësim me mbështetje, teksa komisioni për reformën rinis punën të premten në orën 11:00. “Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që…
Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla. Kryeministri Edi Rama thotë se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura. “Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, shkruan Rama. Qeveria miratoi në prill të 2022-shit Programin Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, një program që garanton kujdesin në shikimit për fëmijët, që tek të porsalindurit, deri tek fëmijët në moshën 14-vjeçare. Përmes këtij programi sigurohet vlerësimi okulistik/optometrik…
Debatet në ”Big Brother Albania Vip 3” janë në çdo moment. Ndërkohë që pinin kafe në ballkon, Roza Lati dhe Meri Shehu kanë nisur të bëjnë ironi me njëra-tjetrën, ku Roza i kërkon Merit të bëjë parashikim ditor të yjeve. Meri ishte dakort, por nuk e pëlqeu mënyrën se si Roza ia tha. Madje Roza në një moment i thotë se astrologia ka parashikuar dhe ditën se kur do dalë nga shtëpia. Roza Lati: E ke llogaritur dhe datën, në çfarë date do dalësh. Meri Shehu: Më duket se e ke llogaritur ti më mirë se unë daljen time. Roza…
SPAK-u ka njoftuar Jamarbër Malltezin për ta pyetur nesër (të mërkurën), në cilësinë e personit nën hetim për dosjen “Partizani”. Sali Berishës i është dërguar njoftim për të enjten. Ish-kryeministri ndodhet në ”arrest shtëpie” për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Sot avokatët e Berishës i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë…