Nënkryetarja e PS Orjola Pampuri ka ironizuar Sali Berishën që në arrest shtëpie çdo natë mban fjalim nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit. Referuar fjalimeve të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale. “ Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë. Të gjitha trumbetimet nuk duhet të…
Author: tirana
Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakt i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli. Kujdes me…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian. Takimi do të mbahet në Shkup më 22 janar, ditën e hënë. Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar tiramusi në një restorant. E reja ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Sipas raportimeve, ajo ishte duke darkuar me të dashurin e saj në 26 janar të vitit të kaluar në një restorant në qendër të qytetit, ku pasi konsumoi disa lugë tiramisu e reklamuar si vegane (pa përmbajtje bulmeti ose mishi) pësoi një shok anafilaktik dhe humbi jetën 10 ditë më vonë. Dy gratë që drejtojnë dyqanin e ëmbëlsirave po hetohen për vrasje nga pakujdesia, shkruan e përditshmja vendase Corriere…
Kompanitë më të kërkuara të punës në distancë që punësojnë nuk janë në teknologji, siç mund të prisni. Kontabilisti është puna më e kërkuar nga shtëpia në treg për momentin. Kontabilistët pretenduan vendin e parë në renditjen vjetore të FlexJobs për punët në distancë në SHBA, falë rritjes së kërkesës për këta profesionistë të aftë në disa industri, duke përfshirë financat, kujdesin shëndetësor dhe qeverinë. Mungesa e kontabilistëve në SHBA e nxitur nga “Baby Boomers” në pension dhe një rënie e mprehtë e numrit të studentëve që regjistrohen në programet e kontabilitetit ka bërë që kompanitë të ofrojnë më shumë…
Dikur në vitet 90’ ishin shqiptarët ata që mezi prisnin të kalonin detin për të jetuar në Itali, ndërsa 3 dekada më pas, janë italianët që gjithmonë e më shumë po kërkojnë të jetojnë në Shqipëri. Të fundit që kanë ndërrmarë këtë nismë janë një çift Italian, të cilët janë dashuruar me Durrësin. Nuk janë një çift i zakonshëm por bëhet fjalë për Viola Valentinon, dikur një këngëtare e njohur në Itali, e martuar me një burrë shumë vite më të re se vetja. “Sinqerisht do të dëshiroja që pleqërinë time ta kaloja në Shqipëri. E them me gjithë zemër.…
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ka reaguar pas takimeve me Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn për Reformën Zgjedhore. Në një postim në rrjete sociale ajo thekson se mirëpret rifillimin e punës të premten për Reformën Zgjedhore dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizës nga OSBE-ODIHR. “Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore @DGjiknuri @enkelejdalibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga @osceinalbania& @OSCE/odihr. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme“, shkruan ajo.
Policia ka publikuar fotografitë e dy burrave të arrestuar në një fermë kanabisi në një pronë industriale të Neyland. Gentian Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Mucopata, 42 vjeç, kishin punuar në një fermë kanabisi në një njësi në Honeyborough Industrial Estate për të shlyer borxhet ndaj një bande kriminale që i kontrabandonte në vend. Të pandehurit u burgosën secili për 12 muaj javën e kaluar për shkak të akuzave për përfshirjen në prodhimin e kanabisit. “Është e pritshme që ju të ktheheni në vendin tuaj të origjinës kur të keni vuajtur dënimin. Sa më e shkurtër të jetë koha në…
Ministrja Elisa Spiropali, një nga zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend është dalluar jo vetëm për verbin goditës politik, por edhe për betejat impenjative me Berishën, Bashën dhe një sërë deputetësh të opozitës duke i lënë jo pak herë në belbëzime retorike. Në këtë video që është bërë virale, Spiropalin e shohim në një dimension tjetër. Në një festë që ka bërë bashkë socialistët, Spiropali dhe Kodheli kanë kënduar këngën emblemë të Nina Simones, “Summertime”. Intepretimi i tyre ‘ka rrëmbyer’ menjëherë duartrokitjet e kolegëve dhe ovacione të shumta. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al…
Moderatorja Roza Lati, e cila është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother ka qenë duke bërë një bisedë me modelen Rike Roçin në dhomën e gjumit. Moderatorja është pyetur nëse ka një lidhje jashtë, ku Roza ka mohuar që të jetë në një marrëdhënie. Më pas, e pyetur nga Rikja nëse do të krijonte një lidhje brenda Big Brother, Roza kujtoi pak edhe lidhjen që ka pasur vite më parë me Stinen, por pa e përmendur atë me emër. Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda? Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi…
Disa dhjetëra forca policore të Shkodrës të mbështetura nga ato të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e vëllait të të shumëkërkuarit, Eljo Hato. Ky i fundit njihet si mik i të zhdukurit Ervis Martinaj dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Eljo Hato 34 vjeçar (skeda)do të përfshihej për herë të parë në skedarët e policisë që në vitin 2014 kur pas një konflikti banal në Shkodër ai vrau një bashkëmoshatar shok të tij dhe plagosi një tjetër. Por rrezikshmëria e të riut shkodran i njohur nga miqtë dhe…
Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë shtrirë në katër lotet e para. Në lotet tre dhe katër, punimet nisën në fund të vitit të kaluar dhe po ecin me ritme të mira. Në lotin tre, ku punimet u inspektuan nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, po punohet në disa fronte për të bërë të mundur avancimin e punimeve me ritme akoma edhe më të shpejta. “Segmenti shtrihet në një terren kodrinor. Gjeologjia deri më tani ka qëlluar e mirë. Në këtë…