Author: tirana

Në ”Shtëpinë e Biznesit” që është tek Piramida e Tiranës, kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason). Kreu i qeverisë tregon se është folur për masat mbështetëse për kapërcimin e sfidave, nisur që nga fuqizimi i markës ”Made in Albania”, tek rimbursimi i TVSH dhe ngritja e një akademie profesionale. ”Një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion. Një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani. Qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë…

Read More

SPAK-u ka shtyrë për javën e ardhshme marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Prokuroria e Posaçme kishte parashikuar që sot të pyetej Malltezi, ndërsa të enjten Sali Berisha. Të dy ishin njoftuar nga SPAK për t’u marrë në pyetje, por avokatët e palëve kërkuan shtyrjen për shkak të angazhimeve. Kërkesat e tyre u pranuan nga ana e SPAK-ut, dhe marrja në pyetje do të bëhet javën e ardhshme. Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Të dy janë me masë sigurie “arrest shtëpie”. Që prej 30 dhjetor 2023,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, nënvizoi se situata për Ukrainën në front është jashtëzakonisht e vështirë. I pyetur nëse Ukraina është duke “fituar apo humbur” konfliktin me Rusinë, Stoltenberg tha se situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë. “Rusët tani po ushtrojnë presion në shumë fronte. Ofensiva e madhe e nisur nga ukrainasit verën e kaluar nuk dha rezultatet që prisnim të gjithë. Ne shohim se si Rusia po forcohet tani, si po blen dronët nga Irani, po ndërton fabrikën e saj të dronëve për të…

Read More

Sali Berisha është në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit, dhe betejën për të qenë i lirë po e vijon. Ish-kryeministri ka ankimuan vendimin dhe sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. ”Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së…

Read More

Ylli francez i futbollit, Karim Benzema ka ngritur një padi për shpifje kundër ministrit të Brendshëm të Francës. Gérald Darmanin tha se Benzema ka një lidhje famëkeqe me grupin islamik mysliman sunit. Vëllazëria Myslimane është e ndaluar në disa vende, duke përfshirë Egjiptin, Rusinë dhe Arabinë Saudite. Benzema cili luan në Arabinë Saudite dhe është një mysliman, e mohoi menjëherë deklaratën e ministrit dhe e kërcënoi atë me veprime ligjore kundër ministrit për shpifje “Kurrë nuk ka pasur as lidhjen më të vogël me organizatën Vëllazëria Myslimane, as me njohuritë (e tij) me këdo që pretendon se është anëtar i…

Read More

Shqetësimet nga rrjete sociale, sa vijnë dhe shtohen. Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar për përndjekjen e një të reje. Në pranga ka rënë Gentian Gega. ”Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve”,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i plotë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e…

Read More

Me miratimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat qeveria nuk do të lejojë asnjë shtëpi që të shitet poshtë vlerës së referencës që do të përcaktohet nga Kadastra për zona të ndryshme. Ministria e Financave në përgatitjen e zbatimit të këtij rregulli po përgatit edhe disa përjashtime. Kështu për ndërtesat e vjetra, çmimi i referencës do të zbritet me 1% për çdo vit vjetërsi. Kjo do të thotë se një ndërtesë e vitit 2010 në kryeqytet me çmim reference 115 000 lek m2 me uljen që do t’i aplikohet do ta ketë çmimin 14% më të ulët…

Read More

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 556 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Ai më pas u mor peng nga ushtria otomane pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte…

Read More

Ngritja e pritave lumore përgjatë Shkumbinit, është një investim që ka nisur nga puna. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamje nga ky investim, shkruan në Facebook edhe se do ndërtohet një shëtitoreje. Sipas Ramës, do të krijojë një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit. ”MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon për ngritjen e pritave lumore përgjatë Shkumbinit që përfshin edhe ndërtimin e një shëtitoreje duke krijuar një tjetër hapësirë shplodhëse për qytetarët e Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

-14 gradë celsius ka shkuar temperatura gjatë natës në Britaninë e Madhe, ndërsa valët e ajrit të Arktikut vazhdojnë të lëvizin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas zyrtarëve meteorologjikë mbrëmja e së martës ishte nata më e ftohtë e janarit që nga viti 2019. Moti i ftohtë dhe reshjet e konsiderueshme të borës detyruan shkollat ​​që të mbyllen në Skoci dhe Anglinë veriore të martën, mes paralajmërimeve për akull dhe borë në të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Parashikuesit thonë se e mërkura në mbrëmje mund të ketë temperaturën më të ftohtë të janarit në 14 vjet. Deri…

Read More

SPAK ka njoftuar dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje ditën e sotme në cilësinë e personit nën hetim. Ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas organit të akuzës, ishKryeministri Berisha ka konsumuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim.

Read More

Këngëtari i njohur, Bardhi është banori i fundit që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 3” mbrëmjen e së martës. Ai u prezantua duke kënduar një nga këngët e tij më të famshme, teksa banorët e pritën të gjithë së bashku në arenën e “Super Sport”. Bardhi kështu bëhet banori numër 24 i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe është gati për këtë aventurë të re.

Read More