Kanë kaluar 6 muaj që nga marrja e detyrës së Ministrit të Brendshme, dhe Taulant Balla rikthehet të bëjë analizat në çdo drejtori vendore të policisë. Balla e ka nisur analizën nga qarku i Tiranës, ku ka mbledhur të gjitha drejtoritë, prokurorinë dhe agjencitë e tjera, përfshi dhe Krujën. Pritet që analizat të jenë për herë të parë me parametra të rinj vlerësimi, ku çdo drejtues, shef komisariati etj do të ketë një “notë” vlerësimi.
Author: tirana
Për aferën ”Partizani”, SPAK-u informon se ka thirrur Sali Berishën për ta marrë në pyetje për në datë 23 janar, dhe ky i fundit është në izolim prej datës 30 dhjetor 2023 me masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. SPAK-u kërkoi që dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi të paraqitej sot për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndodhet në masën ”arrest shtëpie”, ndërsa Berisha do të duhej të paraqitej nesër. Shkak i shtyrjes është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës. Këta të fundit i kërkuan dje përmes një shkrese kërkuan shtyrjen e marrjes në pyetje. Më 25 janar do pyetet Jamarber…
Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi foli për vendimin e marrë sot për ngritjen e një komisioni shtetëror të drejtuar prej tij për festimet e 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Sipas tij eventet e ndryshme, synojnë të nxisë atdhedashurinë te brezat e rinj. “Sot Këshilli i Ministrave ka marrë projektvendimin për shpalljen e viti mbarëkombëtar për festimet për 80-vjetorin e çlirimit të vendit e ngritjen e komisionit për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e çlirimit. Drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra dhe drejtues të disa institucione si drejtoria…
Juventusi morri fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet kundër Sassuolos. Interi tani është vënë nën presion. Trajneri Allegri ka thumbuar rivalët në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Duhet të fitosh ndeshjet, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë sepse Sassuolo gjeti zgjidhje që na vunë në vështirësi, duke e detyruar Szczesny-n të bënte dy pritje të mira. Kemi 49 pikë dhe po mendojmë për Leccen, të punojmë dhe të qëndrojmë të heshtur. Të luash kundër Sassuolos është gjithmonë e vështirë, sepse ta prish lojën. Ishte e rëndësishme të bënim presion, djemtë…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur deklaratës së Luiza Gegës, e cila ka thënë se qeveria nuk ia ka dhënë shpërblimet. ”Ne qeveria, Ministra e Arsimit është tërësisht e angazhuar në mbështetjen ekspertëve elitarë, janë edhe të mbështetur nga të gjitha aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direkte me gradën e përcaktuar, do të vijojmë ta mbështesim, ku ka pasur arritje të larta, e kemi mbështetur për arritjet e saj, 13 shpërblime, do të vijojmë ta vlerësojmë. Këtë vit kemi lojërat olimpike të Parisit. Do të vijojë mbështetja për…
Kryetari në detyrë i bashksë së Himarës, Jorgo Goro këtë të mërkurë është marrë në pyetje për 3 orë në SPAK Në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ai tha se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime.
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë. Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se qeveria do të financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë. Manastirliu nënvizoi edhe se ky Kolegj do jetë një mundësi e madhe jo vetëm për të rinjtë në Shqipëri, por edhe ata në vendet e rajonit. “Kemi miratuar marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë. Do jetë i treti pas Bryzhit dhe Natolinit.…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi e quajti atë dhe Flamur Nokën si burrecë të vegjël. Bardhi thotë se Basha është i paburrë që keqpërdor zonjat, pasi vetë qëndron në shtëpi dhe shton katet në kullat. Reagimi i plotë Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të…
Diva e muzikës Pop, shqiptarja Dua Lipa thotë se pavarësisht se është më “lehtë të jesh apolitike”, ajo ndihet e detyruar që të flasë për luftën Izrael-Hamas dhe të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar. “Mendoj se nuk ka lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Është diçka që kemi parë të ndodhë herë pas here”,-tha këngëtarja në një intervistë me Rolling Stone të publikuar të martën. “Ndihem sikur vetëm të jesh muzikante dhe të postosh për diçka nuk bën ndryshim të mjaftueshëm, por shpresoj se, të tregoni solidaritet, që është ndonjëherë gjithçka që ndjeni se mund të bëni,…
E ftuar në emisionin ”Ndryshe”, aktorja dhe ish-konkurrentja e BBVIP 2, Olta Gixhari foli për shtatzëninë e saj, Big Brother Vip, filmin në ”Kuadër të Dashurisë” dhe jo vetëm. Ajo e nisi intervistën duke folur fillimisht për pritjen e saj të ëmbël duke thënë: ”Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë”. Si t´u duk eksperienca në Dancing with The Stars? Olta: E shijova jashtëzakonisht shumë, Top Channel i qan spektaklet, gjithashtu e qau edhe filmin. E pyetur nëse ajo e kishte…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron informon për futjen e një “leje lindje” gjashtëmujore për të dy prindërit. Vendimi erdhi në ditën kur Instituti Kombëtar i Statistikave, pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700 mijë fëmijë të lindur në 2023). Macron nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.” Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”. “Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund…
Për situatën e krijuar në Komisionin e Medias, ka reaguar edhe Lulzim Basha. Teksa quan burrecë të vegjël Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën që u përplasën me Flutura Açkën, Basha nënvizon se për të kjo provon sesa të dobët që janë. ”Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”,-shkruan Basha.