Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli jep detaje lidhur me procesin e Censit. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor, të cilat do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë. “Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Dhuli. Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi…
Author: tirana
Pas ambasadës së SHBA-së së Tiranë, edhe delegacioni i BE-së, thotë se nuk janë të përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në reagim thuhet se Reforma Zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve. Gjithashtu Bashkimi Europian thekson nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi…
Ka ngjallur shumë polemika triumfi i Messit për lojtarin më të mirë të FIFA-s 2023. Një vlerësim shumë polemizues duke qenë se afati kohor i referuar për votimin nisi nga 19 dhjetori 2022, duke përjashtuar kështu Kupën e Botës në Katar ku kishte parë protagonistin argjentinas. Lothar Matthaus, legjenda e futbollit gjerman dhe fitues i çmimit të FIFA Ëorld Player në 1991, foli për Sky Deutschland: “Nëse shikoni sukseset e mëdha, atëherë të e meriton një lojtar nga Manchester City. Duhet të ishte Erling Haaland. Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me Cityn dhe përqindja e golave të tij…
Seanca e së hënës, e para për vitin 2024 në Kuvend, u mbyll për 13 minuta. Ndryshe nga herët e kaluara, dje grupi i Berishës dhe Bardhit nuk ndezën flakadanë, por kishin zhurmues ”Çajkovski”. Ndaj dhe për këtë, grupi Parlamentar i PS-së është duke analizuar pamjet për të identifikuar kush e futi zhurmuesin në Kuvend. Bazuar në pamjet filmike do të vendoset për propozim ndëshkimi në Këshillin e Etikës dhe të Mandateve. Mos përdorimi flakadanëve shihet si një vetëfrenim nga opozita në mosmarrjen e ndëshkimeve të forta deri në 60 ditë përjashtim, sipas ndryshimit të rregullores së Parlamentit. Me doza…
Këtë të martë, një ditë pasi u votuan në Kuvend, janë betuar në presidencë tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Me praninë e presidentit Bajram Begaj u betuan Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ervin Mete, Ministër i Financave, u betuan përpara Presidentit të Republikës pas leximit të formulës së posaçme. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u dorëzoi ministrave dekretin përkatës të emërimit duke i uruar suksese në detyrën e tyre.
Lulzim Basha dje pas seancës 13 minutëshe në Kuvend, tha se ndërkombëtarët kanë ndërhyrë në çështjet e Reformës Zgjedhore. Ambasada e SHBA-së në Tiranë thotë se nuk kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore. ”Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”,-thuhet në përgjigjen për…
Qytetarët e Lowa-s përballuan temperaturat e ulëta për t’u mbledhur në më shumë se 1600 shkolla, qendra komunitare dhe vende të tjera. Disa prej mbështetësve të Donald Trump, u shprehën se ai mbetet figura e vetme që do të korrte një fitore. “Trump është shumë narcisist, ai është shumë kokëfortë, por do t’i realizoj vendimet. Unë mendoj se faktori vendimtar për presidentin është se sa një lider dinamik është ai. Ne pamë atë që ai bëri në mandatin e tij të parë dhe ne e dëshirojmë atë përsëri. E pamë rënien e vendit tonë nën administratën e presidentit Biden”. Votuesit…
Deputetja e Rithemelimit në PD, Ina Zhupa ka shkuar në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku sipas saj ndryshimi i ligjit do të zhdukë zonat e mbrojtura dhe do t’i kthejë në shesh ndërtimi. Zhupa u shpreh edhe se në Parkun Kombëtar të Butrintit me një vendim të Këshillit të Ministrave për rishikimin e zonave të mbrojtura, janë hequr 800 hektar të cilat tani po ndërtohen resorte. ”Me të njëjtin vendim Këshilli i Ministrave hoqi nga zonat e mbrojtura në Shqipëri rreth 2935 hektar por kjo nuk i mjaftoj orekseve të oligarkëve dhe të klientëve të qeverisë. Ishte i pamjaftueshëm rishikimi…
Ka lëvizje në postet drejtuese tek komisariatet në Lezhë dhe Lushnje. Në Lezhë është emëruar Agim Hoxha shef komisariati dhe Behar Caka emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Agim Basha nga Lushnja emërohet në Akademinë e Sigurisë dhe në vend të tij emërohet Edmond Pjetri.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e vulës, nisin punën për Reformën Zgjedhore. Një ditë pas letrës së firmosur nga dy kryetarët e komisionit bipartizan, përfaqëuesit e zyrës së OSBE-së ishin sot në kryesi për tu takuar me bashkëkryetarin Damian Gjiknuri. Ndërsa më vonë në orën 14:00 do të takohen me Enkelejd Alibeaj. “Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri me të cilët diskutuam mbi procesin e reformës zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. I falenderova për mbështetjen…
Me thirrjen që pastrimi i parave po vret ekonominë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se kështu goditen qytetarët shqiptarë. Për të një i ri e ka të pamundur që të blejë një shtëpi apo të hapë një biznes. Tabaku vijon duke thënë se një i ri duhet të punojë mesatarisht 50 deri në 60 vjet që të arrijë të blejë një apartament në Tiranë. Postimi i plotë Qeveria më në fund u kujtua që pastrimi i parave dhe ekonomia e krimit po e vdes ekonominë reale. U kujtua që sot të rinjtë, bizneset, sipërmarrjet, ndërtimi por dhe e…
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojnë Serbinë për sulmin në Banjskë, më 24 shtator të vitit 2023. Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasanin që ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, Gërvalla u shpreh se topi tani është te Bashkimi Europian, që duhet të thërrasë në tryezë Serbinë për të diskutuar marrëveshjet e arritura me dy vendeve. “Masat ndaj Kosovës në vazhdimësi i kemi cilësuar si të padrejta. Asnjë diplomat europian nuk është në gjendje të japë një vlerësim real se kur është koha të…