Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Zhupa denoncim nga Parku Kombëtar i Butrintit: Ndryshimi i ligjit po e kthen në një shesh ndërtimi

11:43 / January 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705401100 inazhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Rithemelimit në PD, Ina Zhupa ka shkuar në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku sipas saj ndryshimi i ligjit do të zhdukë zonat e mbrojtura dhe do t’i kthejë në shesh ndërtimi. Zhupa u shpreh edhe se në Parkun Kombëtar të Butrintit me një vendim të Këshillit të Ministrave për rishikimin e zonave të mbrojtura, janë hequr 800 hektar të cilat tani po ndërtohen resorte.

”Me të njëjtin vendim Këshilli i Ministrave hoqi nga zonat e mbrojtura në Shqipëri rreth 2935 hektar por kjo nuk i mjaftoj orekseve të oligarkëve dhe të klientëve të qeverisë. Ishte i pamjaftueshëm rishikimi i zonave të mbrojtura për planet e tyre ndërtimore dhe ekonomike. 12 deputet, bedela të Edi Ramës, kanë propozuar ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura duke kërkuar që në zonat e mbrojtura të lejohet me ligj tashmë veprimtari ekonomike dhe veprimtari ndërtimore. Duke i hapur rrugë njëherë e mirë shkatërrimit të këtyre zonave të mbrojtura për të ndërtuar në to resorte, hotele, kazino, biznese dhe gjithçka që ju intereson klientëve të pushtetit.

Ligji nuk vendos limite, ai i kthen zonat e mbrojtura të gjitha në zona ku mund të zhvillohen ndërtime dhe veprimtari ekonomike. Dëmi do të jetë i pa rikuperueshëm në gjithë Shqipërinë. Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm që shkatërron mjedisin, florën, faunën, trashëgiminë tonë historike, mjedisore, kulturore, peisaizhin e bukurinë tonë natyrore. Por edhe një dëm i parikuperueshëm që i ndodh qytetarëve që do t`i dëmtohen mushkritë e tyre duke shkatërruar mjedisin e këtij vendi.

Ambiciet e nevojat e oligarkëve janë të mëdhaja pasi që tanimë janë ezauruar të gjitha hapësirat urbane dhe do të kalojnë në hapësirat e zonave të mbrojtura. Ky ligj nuk bën asgjë tjeter veçse i kthen zonat e mbrojtura në zona të mbrojtura vetëm në leter sepse në realitet do të mund të shkatërrohen. Ndaj unë gjej rastin që sot nga Parku i Butrintit një nga zonat që është në rrezik me këtë ligj, t`ju bëj thirrje të gjithë organizatave qeveritare, ekspertëve, specialistëve dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve që të bashkohemi kundër kësaj inisiative dhe të mos e lejojmë që të kaloj. Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për vendin tonë, për shëndetin tonë dhe do ta kthej Shqipërinë në një kantier të madh betoni dhe do të zhdukë përfundimisht çdo gjë të zonave të mbrojtura në Shqipëri”,-tha Zhupa.

butrinti ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.