Author: tirana

Seanca e parë në Kuvend për vitin 2024 zgjati 13 minuta dhe kaosi nga ana e grupit të Berishës dhe Bardhit nuk mungoi, ku këtë herë jo me flakadanë, por me bilbila. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi deputetët e grupit të tij se mbledhja e tyre do të mbahet sot në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme.

Read More

Klaudia Lata, është një nga katër shqiptaret që humbën jetën në një aksident hekurudhor në Larisa të Greqisë në mars të 2023, dhe një rrugë në Greqi do të mbajë emrin e saj. Rruga ku u rrit në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit në Larisa do mbajë emrin e saj. Propozimi është bërë me vota unanime nga Komisioni për Emërtimin e Rrugëve për riemërimin e rrugës “Solona” në emrin “Rruga Lata” dhe do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak të Larisas që pritet të mblidhet ditën e sotme. Klaudia ishte një studente ekselente e mjekësisë në…

Read More

6 vite kanë kaluar nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ndërkohë rrethanat dhe autorët ngelen ende mister. Oliver Ivanoviç, i cili kishte themeluar dhe po drejtonte Iniciativën Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, subjekt ky kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut, u vra më 16 janar të vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tani për vrasjen e Ivanoviçit, ku e para ishte ngritur më 2 dhjetor të vitit 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një…

Read More

Mëngjesin e kësaj të marte, banorët në Kranidi dhe Leonidio në gadishullin e Peloponezit janë zgjuar nga një lëkundje e fuqishme tërmeti me fuqi 4.8 shkalla Rihter. Tërmeti ka ndodhur në orën 7:20 në zonën detare midis Kranidit dhe Leonidios, konkretisht 16 km në verilindje të Leonidios në Gjirin Argolik, në një thellësi prej 14.5 km. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti është ndjerë edhe në gjithë luginën e Athinës. Specialistët e tjerë kanë vënë në dukje se në zonë ka pasur aktivitet parasizmik dhe se të dhënat e reja do të vlerësohen në orët në vijim, pasi ka…

Read More

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani këtë të martë nis turin tre ditor në rajon, me Kosovën. Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike. Takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik AXHENDA: 09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla 10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla 10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S.…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali flet për nismat që kërkojnë 84 vota në Kuvend, dhe kontaktet që ka mazhoranca me opozitën në Kuvend, duke shtuar se asnjë proces nuk do të mbetet peng. “Ne ulemi në një tryezë të përbashkët që është konferenca e kryetarëve, ku janë krerët e grupeve dhe të opozitës. Në parlament ka dhe forume ku shërbejmë. Kemi paqartësi për grupet e tyre dhe ata kanë një konflikt për kryesimin e grupit. Është e qartë që ngërci në Kuvend është artificial dhe reflekton ku gjendet opozita. Asnjë proces nuk do ngelet peng. Nuk…

Read More

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Read More

Dashi Të martën ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj xhelozisë së tepruar që mund të pushtojë. Në punë përpiquni të mos lodheni shumë dhe organizoni gjithçka që duhet bërë mirë. Vlerësoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni propozime të reja. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 MajTë martën do keni hënën kundër jush dhe bëni kujdes nga disa vonesa të vogla. Në punë ka shumë dyshime por është më mirë të përpiqeni t’i kapërceni pa shumë ankth. Duhet të tregoheni më të qetë dhe të kujdesshëm, veçanërisht nëse duhet të merrni vendime të rëndësishme.…

Read More

Dhjetëra forca policie dhe FNSH të Shkodrës kanë bastisur një banesë në orët e para të mëngjesit të se hënës në fshatin Shtoj i vjetër. Siç raporton”Euroenws”, ata kanë ushtruar kontroll në orën 05:00 në banesën e shtetasit Eliger Hato i cili është vëllai i Eljon Hatos një emër i njohur për drejtësinë dhe lidhjet me Ervis Martinaj. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vrarë disa qen të shtëpisë gjatë kontrollit të banesës. Objekt i kontrollit, sipas burimeve, ka qenë kapja e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim nga SPAK. Qentë dyshohet se i janë vërsulur punonjësve të policisë. Raportohet…

Read More

Princ Leka ka konfirmuar zyrtarisht divorcin me Elia Zahari. “Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe…

Read More

Mjeku Iliri Alimehmeti së bashku me bashkëshorten, Serla Grabova kanë qenë në një rrëfim ndryshe. Çifti rrëfeu “sekretet” e një martese afatgjatë. Zonja Grabova tha se ishte këmbëngulja e mjekut Alimehmeti ajo që e bëri për vete. Njohja e tyre ka ndodhur në një traget, gjatë një udhëtimi në Itali. Por rastësisa donte që ata të ritakoheshin sërish në traget, gjatë udhëtimit të rikthimit. Alimehmeti: Nga ai moment ka kaluar çerek shekulli. Grabova: Atëherë nuk ka pasur as smartphone, komunikimi ishte shumë i vështirë. Më tepër se letrat, mbaj mend momentet…duke qenë në konvikt kishte një telefon në fund të…

Read More

Është një nga astrologet më të famshme në Shqipëri, që javë pas jave e shohim në ekrane duke zbuluar parashikimin e yjeve për të gjithë supersticiozët. Për vite me radhë, të gjithë e kemi njohur si Meri Shehu, por në fakt me emrin e saj fshihet një tjetër e vërtetë që askujt nuk i shkonte në mendje. Në një intervistë televizive të disa viteve më parë, Meri ka treguar se ky ishte emri i saj i pagëzimit, ndërsa emri i vërtetë i astrologes ishte Valbona, duke i befasuar të gjithë njerëzit atëherë, e ndoshta dhe sot të cilët e kanë…

Read More