Author: tirana

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e parë parlamentare për vitin 2024. Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka reaguar përmes rrjeteve sociale për kaosin e krijuar në parlament nga opozita. Sipas saj sot qytetarët i kishin sytë tek parlamenti, por përsëri ajo sallë hijerëndë përcolli shumë zhgënjim, indinjatë, turp, zemërim e madje edhe urrejtje. “Sot të gjithë sytë e opinionit publik ishin përsëri tek parlamenti, me shpresën që në vend të kaosit e flakadanëve do të mbizotëronte fjala e mendimi, me besimin se politikanët do të ngriheshin në lartësinë e detyrës dhe do të merrnin përsipër përgjegjësitë që i…

Read More

Abuzimi seksual ndaj 18-vjeçares bëri që babi i saj Fatmir Terollari 50-vjeç të vriste kunatin e tij një javë më parë. Sot Terolli është liruar nga burgu për t’u lënë në arrest shtëpie. Ndërkohë që pas vendimit për lirimin e 50-vjeçarit mediat greke kanë zbardhur dëshminë e dhënë nga 18-vjeçarja në polici. Ajo ka rrëfyer se në momentin e parë që i ka treguar babait të saj mbi përdhunim, ky i fundit e ka përqafuar dhe i ka thënë asaj që të denoncojë te një avokat këtë që ka ndodhur. “Fillova t’i them babait se dikush më ngacmoi që në…

Read More

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë pranë rrethrrotullimit te vendi i ruajtur Bishti i Zhurit në afërsi të Rrogozhinës. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga duke kaluar në korsinë e kundërt dhe më pas është përplasur me dy automjete të tjera, një furgon dhe një mjet tjetër. Nga kjo përplasje janë shënuar dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si dhe zhbllokimin e trafikut që u krijua.

Read More

Komisioni për Reformën Zgjedhore duket se do të nisë nga puna këtë javë, ndërsa janë dy bashkëkryetarët Enkelejd Alibeaj nga PD dhe Damian Gjiknuri nga PS që i janë drejtuar me një letër misonit të OSBE në vendin tonë. Në letrën e përbashkët, Alibeaj dhe Gjiknuri kërkojnë që ODIHR të vendosë në dispozicionë ekspertë të fushës, të cilët do të mund t’ asistojnë komisionit në gjatë punës për reformën zgjedhore. Kujtojmë se grupimi i Lulzim Bashës do të kërkojë ndryshime rrënjësore si hapja e listave të deputetëve, vota e emigrantëve e të tjera. Ndërsa grupimi i Sali Berishës duket se…

Read More

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot i pranishëm në Kuvend, ndërsa në një prononcim për mediat pas mbylljes së seancës plenare është pyetur në lidhje me takimin e zhvilluar mes Enkelejd Alibejat dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Basha tha se takimi nuk ka qenë sekret, ndërsa shtoi se PD insiston që debatet për Reformën Zgjedhore të bëhen në publik. “Asgjë nuk ka dhe nuk do të jetë sekrete. PD insiston qe debate për reformën zgjedhore të behet në publik. Është në interes publik që ky debat të mos vonohet më. Ka muaj që ky debat,…

Read More

Deputeti Gazment Bardhi ka akuzuar presidentin e Republikës Bajram Begajn për provokim. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bardhi tha se Begaj nuk mbajtur fjalën e tij në herët e tjera ku hapej sesioni parlamentar por këtë herë kishte zgjedhur ta bënte edhe pse e dinte situatën në Kuvend. “Presidenti është njoftuar zyrtarisht se Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij. Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’ju drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse. Ky akt ishte një provokim i ulët i presidentit të republikës,. I bëj thirrje…

Read More

Vetëm 13 minuta ka zgjatur seanca në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione. Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve. Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se kreu i shtetit fjalimin do ta mbajë në orën 18:00 në Presidenca. “Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, Sh.do te jape kete mesazh per shqiptaret nga Presidenca ne oren 18.00. Jeni te ftuar ta ndiqni ne…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur prej ditës së sotme një tjetër ankand, i cili rrit më tej kapacitetet energjetike të vendit. Ankandi fotovoltaik hibrid është ankandi me kapacitetin më të madh që vendi ynë ka hapur deri më tani, 300 MW. Kapaciteti minimal i ofruar për të marrë pjesë në këtë garë është 10 MW, ndërsa kapaciteti maksimal 100 MW. Ankandet janë titulluar hibride pasi shteti në këto projekte do të garantojë vetëm blerjen e energjisë me një çmim të paracaktuar. Çmimi maksimal i pranueshëm do të jetë 59.97 euro/ MWh. Hapja e ankandit u njoftua nga Zëvendëskryeministrja,…

Read More

Maxhoranca ka miratua gjatë seancës së sotme dekretimin e dy ministrave të rinj, Blendi Goxhes dhe Adea Pirdenit. Me 73 vota pro dhe opozitën që bllokoi punimet normale të Kuvendit, socialistët votuan emërimin e Blendi Gonxhes ne ministrinë për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Po me 73 vota u miratua dhe Adea Pideni si ministre e Shtetit për Administratën dhe Anti-Korrupsionin. Ndërkohë që Elva Margariti u shkarkua me 72 vota pro. Po 72 vota mori dhe shkarkimi i Ervin Metes nga ministria e Ekonomise dhe 73 vota mori emerimi i tij si minister i Financave.

Read More

Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga bllokimi në Kuvend. Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.

Read More

Sot, në orën 17:00, nis sesioni i ri parlamentar, dhe në Kuvend kanë mbërritur përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në vendin tonë. Ka mbërritur ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner, ndërsa është parë të hyjë brenda godinës dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj. Gjithashtu në Kuvend ndodhet dhe presidenti Bajram Begaj, i cili dhe do të mbajë një fjalim në ishe të këtij sesioni. Kujtojmë se prej javësh, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog politik mes opozitës dhe mazhorancës, teksa prej tre muajsh nuk ka patur jetë normale parlamentare për shkak të aksionit…

Read More

Lirimi nga burgu i 50-vjeçarit shqiptar Fatmir Terallari, i cili vrau kunatin e tij pasi kishte abuzuar seksualisht me vajzën 18-vjeçare, është pritur mjuaft mirë nga qytetarët grekë. Avokati i 50-vjeçarit shqiptar, Alexis Kougias, theksoi se ndihet mjaft i lumtur që gjykata vendosi të nxjerrë klientin e tij nga burgu duke i dhënë një masë më të lehtë siç është ajo e arrestit shtëpiak. Ai theksoi se ndihet shumë mrië pas këtij vendimi ashtu si e gjithë shoqëria greke. “Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave…

Read More