Author: tirana

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi. Në seancën e kësaj të hëne paraqiten si dëshmitare dy ekspertet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK. Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar. Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjekët, duke u kujtuar se…

Read More

Komisioneri Ilirjan Celibashi u ka nisur një letër kryetarëve të partive parlamentare dhe Komisionit Ad-Hoc të Reformës Zgjedhore ku adreson disa çështje të përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve, si dhe të Kodit Zgjedhor. KQZ rekomandon zgjerimin e votimit elektronik në disa njësi zgjedhore (qarqe) për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Në shkresë thuhet se “Duke zhveshur partitë, të paktën pjesërisht, nga e drejta absolute për të caktuar administratoret zgjedhorë në nivelet e dyta dhe të treta të administrimit, do të ndihmonte ne krijimin e një trupe administratoresh profesioniste, të mirëtrajnuar dhe me integritet”. Sipas shkresës, “votimi për marrëveshjen…

Read More

Nauru i dha fund lidhjeve diplomatike me Tajvanin, duke e lënë Taipein me vetëm 12 aleatë zyrtarë në botë. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të qeverisë së shtetit të vogël ishullor të Paqësorit, i cili shpall njohjen zyrtare të Republikës Popullore të Kinës. Presidentja në largim, Tsai Ing-wen, nënvizoi partneritetin “të ngushtë dhe besnik” të ishullit me SHBA-të. Delegacioni mbërriti në ishull me iniciativën e administratës së Presidentit Joe Biden, për të takuar politikanë të nivelit të lartë. Delegacioni nga Uashingtoni konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e fortë dhe të palëkundur dy partiake të SHBA-ve për Tajvanin. Taipei…

Read More

Ish-zv drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka dhënë dëshminë e tij në procesin ndaj Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lamaj e Klodian Saliut. “Në vitin 2008 Luftar Reçi më është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër, si trafik armësh dhe vrasjesh në Tiranë dhe Durrës. Pas kësaj letre unë kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse nuk e kisha detyrë funksionale. Për rastin u informua prokurorja e Përgjithshme…

Read More

Edhe pse Sali Berisha që udhëhiqte grupin më të madh në PD, është në izolim, demokratët pritet të ecin në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores. “Nuk do ketë normalitet në Parlament” është kërcënimi i demokratëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste. Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet ti kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga…

Read More

Xhamia e Plumbit në Shkodër do të jetë gati brenda këtij viti për besimtarët dhe vizitorët. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë përmes një postimi në Facebook, ku thotë se punimet përfundojnë në vjeshtë. ”Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët. Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës”,-shkruan Rama.

Read More

Disa orë para nisjes së seancës plenare në Kuvend për 2024, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka rikthyer vëmendjen te çëshjtet pezull që ndajnë mazhorancën dhe opozitën; komisionet dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se OSBE kërkon konsensus gjithëpërfshirës, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm. “Asgjë nuk ka ndryshuar nga ajo me të cilën u mbyll sesioni i shkuar parlamentar. Kemi kërkuar dy çështje në parlament. Hetimin e aferave korruptive, pra kjo që paraqitëm sot, një pjesë e komisioneve janë për këtë çështje. Dhe në fusha të tjera ka komisione të tjera. Kërkojmë…

Read More

10 persona i kanë dhënë fund jetës në Lushnjë përgjatë vitit 2023. Rritja e numrit të vetëvrasjeve në qarkun e Fierit është kthyer në një shqetësim. Por edhe pse shifrat janë tejet të larta për këtë fenomen, asnjë rast nuk është zbardhur nga ana e autoriteteve. Vetëvrasjet më të shumta ndërmerren nga moshat e reja. Jorjeta Sinjari, psikologe ne bashkinë e Lushnjës, shprehet se pavarësisht fushatave sensibilizuese që janë ndërmarrë shifrat vijojnë të jenë në rritje. “Në moshën e adoleshencës e shohim që të rinjtë në ditë e sotme e shohin si një zgjidhje më të lehtë për të shkuar…

Read More

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore nga sot do të ketë një drejtues të ri. Zv.Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka prezantuar ekonomistin Petrit Malaj si kreun e ri të AKBN, i cili do të ketë detyrën e drejtimit të një procesi reformimi të përgjithshëm të këtij institucioni. Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të…

Read More

Klinika dentale ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë, del që nuk kishte licencë për klinikë dentare. Vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare. 3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas. Prindërit e 3 vjeçarit…

Read More

Gazetari Drini Zeqo i cili është konkurent në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka treguar historinë e trishtë të humbjes së babait të tij. Në një bisedë me Sara Ndregjonin, ai shprehet se ka përjetuar shumë momente të vështira, ku një ndër to edhe vdekja të atit, ku sipas tij humbi jetë nga një hemorragji cerebrale dhe qëndroi tre ditë në koma. “Kam pasur shumë episode, shumë të vështira. Po edhe humbja e babit edhe e jona ishte, u ndamë kështu si të pa folur fare sepse atij i ndodhi kështu një hemorragji cerebrale edhe ndenji vetëm 3 ditë në…

Read More