Author: tirana

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka kujtuar Martin Luther King. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Facebook-ut, ambasada thekson se ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë. Martin Luther King u qëllua për vdekje në Motelin Lorrene në Memfis, më 4 prill të vitit 1968. Mesazhi i plotë ”Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mundet”,-Martin Luther King Jr. Sot është Dita e Martin Luther King Jr. dhe ne nderojmë rolin e tij në Lëvizjen për të Drejtat Civile në Shtetet e Bashkuara, në…

Read More

50-vjeçari i cili vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën prej 9 vitesh, do të dalë këtë të hënë para gjykatës ku do të kërkojë edhe falje. Sipas avokatit Alexis Kouya, klienti i tij thotë se klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por të që ai të rrëfente ngjarjen. ”Nuk kisha ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova…

Read More

Çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s 2023, më prestigjiozi i “The Best FIFA 2023” do të jepet këtë mbrëmje. Erling Haaland do të konkurrojë për çmimin prestigjioz me Lionel Messin dhe Kylian Mbappéne, të cilët u zgjodhën nga një juri e posaçme ekspertësh si lojtarët më të mirë në futbollin e meshkujve në periudhën midis 19 dhjetorit 2022 dhe 20 gushtit 2023. Duke marrë parasysh periudhën kohore, favorit mund të jetë Haaland, i cili udhëhoqi Manchester Cityn në fitoren e “Trefishtë” duke fituar Premier League, Champions League dhe FA Cup. Gjiganti norvegjez, megjithatë, do të duhet të përballet…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë në datat 16-18 janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë-Maqedoni i Veriut-Mal i Zi. Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku Ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike. Të mërkurën, ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zv/kryeministrat…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me pamje nga Velipoja, ku informon se gjatë fundjavës u bë pikëtakimi i të rinjëve shkodranë për pastrimin e bregdetit. ”MIRËMËNGJES dhe nga Velipoja që gjatë fundjavës u bë pikëtakimi i plot të rinjve shkodranë të përkushtuar për pastrimin e bregdetit, me mesazhin e fortë që pastrimi nuk njeh stinë dhe as ditë pushimi, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës, sipas një analize të re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva thotë se “AI do të përkeqësojë pabarazinë”. Georgieva shtoi se politikëbërësit duhet të adresojnë “prirjen shqetësuese” për të “parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale”. Përhapja e inteligjenca artificiale ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj. FMN tha se AI ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës, në rreth 60%, në ekonomitë e përparuara. Në gjysmën e…

Read More

Princi i Bruneit, Abdul Mateen është martuar me të fejuarën e tij në një dasmë mbretërore 10-ditore. Princi Abdul Mateen, 32-vjeç, ishte i veshur me uniformë ceremoniale dhe nusja e tij, 29-vjeçe, kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë dhe bizhuteri të shumta për ceremoninë në pallatin Istana Nurul Iman. Çifti bëri daljen e tij të parë publike duke u përshëndetur mijëra dashamirësve nga pjesa e pasme e një Rolls Royce të hapur, i shoqëruar nga makina të tjera luksoze. Princi Mateen është i njohur në mediat sociale, me mbi 2.5 milionë ndjekës në Instagram dhe mijëra të tjerë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar. Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

Read More

Ori Nebijaj, të cilën tashmë do ta shohim edhe si oponioniste në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka rrëfyer sesa kohë iu desh të sa ta mendonte ftesën e bërë nga drejtuesit e Top Channel dhe si e pritën kolegët e partisë. Ngacmimit të Ronaldo Sharkës se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të donte të shihte në Big Brother, ajo përgjigjet të dy deri në fund. Ori: Sapo Lori Hoxha, drejtuese e Top Channel ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u…

Read More

Sot në orën 17:00 do të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit. Deputetët i kthehen punimeve të Kuvendit me një rregullore të re me përjashtim deri në 60 ditë, por grupi i Gazment Bardhit dhe deputetët e Sali Berishës, do të vijojnë me strategjinë e përpjekjeve për bllokimin e seancave. Sali Berisha zhvillimet do ti shohi nga banesa, pasi është në izolim. Pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i dekreteve të presidentit për ndryshimet në kabinetin qeveritar, me shkarkimin e Elva Margaritit si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete si Ministër i Financave dhe Ekonomisë…

Read More

Këtë të hënë, vendi do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat…

Read More

Dashi Të hënën tregohuni të kujdesshëm në dashuri sepse mund të ketë disa grindje të vogla me partnerin tuaj. Për sa i përket punës, përgatituni sepse do të përballeni me zgjedhje. Përveshni mëngët dhe do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë. Me pak fjalë, mundësi të shkëlqyera për sukses dhe fitime. Demi Të hënën një ditë grindjeje po vjen në dashuri. Ka tensione në ajër por do të duhet të qetësohen sa më mirë. Në punë prisni disa propozime interesante. Do të shihni që gjithçka do të jetë mirë. Binjakët Të hënën jeni pak nervoz, është…

Read More