Author: tirana

Pasi nuk mundi të mbante fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, për shkak se u pengua nga opozita, Presidenti Begaj ka folur nga Presidenca. Ai u shpreh se çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë. Kjo gjë nuk ndodhi, pazi opozita vijoi me skenarin e saj për të krijuar kaos dhe për të penguar punën e mazhorancës. Megjithatë, Begaj i bën thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Read More

Aktori Julian Deda, ishte një nga konkurrentët e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të “Vëllait të Madh”. I gëzuar dhe i emocionuar për këtë eksperiencë të re, Juli u bë pjesë e këtij formati duke harruar kështu dhe çfarë ka thënë vite më parë për këtë spektakël. 9 vite më parë, më 2015, aktori si duket ka patur të tjera komente për “Big Brother”. Përmes një postimi aso kohe, Juli thonte se ky emision është “amoral” dhe i “dëmshëm”. Sipas tij, jo vetëm që nuk i mëson asgjë të mirë shoqërisë, por i shkatërron…

Read More

Armando Broja vazhdon të jetë objektivi kryesor i Uest Hemit në këtë merkato dimri, me “çekanët” që e shohin sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e tyre të duhur për ofensivën. Së fundmi, mediat pranë klubit nga Londra Lindore kanë zbuluar çfarë e pengon Uest Hemin për të arritur te Broja. Sipas tyre, trajneri i njohur anglez, Dejvid Mojes e ka kërkuar me çdo kusht 22-vjeçarin shqiptar, por kërkesat e Çelsit e kanë stepur klubin që të avancojë me bisedimet. Një prej këtyre kërkesave është shuma që “blutë” kërkojnë për Brojën, me ofertat që duhet të nisin nga 35 milionë paund. Tjetër…

Read More

Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për marrjen e një opinion këshillimor nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zbatimin e të drejtave dhe lirive të parashikuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”. Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe ratifikues i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ka detyrimin të sigurojë çdokujt brenda territorit të saj të drejtat…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur ditën e sotme se ligji “Për amnistinë penale”, që lejon lirimin e të dënuarve që vuajnë dënimin me burg, të cilëve ju kanë mbetur më pak se 3-4 vite dënim për të shlyer, nuk po miratohet për shkak të opozitës. Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shkruan se projektligji ende nuk është votuar edhe pse ka pasur seanca të “flakta” parlamentare, si dhe shprehet se “izolimi dhe ndëshkimi…

Read More

Më shumë se gjashtëdhjetë udhëheqës botërorë e qindra drejtues biznesi dhe aktivistë, do të mblidhen bashkë në vendpushimin zviceran të skive në Davos, për takimin vjetor pesëditor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që nis ditën e hënë. Në axhendën e takimit të këtij viti, përfshihen disa nga sfidat më të mëdha globale, mes tyre ndikimi i dezinformimit në mbarë botën. Pjesëmarrësit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, do të trajtojnë një gamë sfidash globale shqetësuese, siç janë përkeqësimi i konflikteve, i ndryshimeve klimatike, çështje që lidhen me një ekonomi të dobët globale, frika mbi inteligjencën artificiale,…

Read More

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby tha të dielën se mjekët e Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin mendojnë se ai mund të ketë nevojë për kujdes shëndetësor të mëtejshëm. “Do ta shohim se kur mund të dalë nga spitali, por mjekët mendojnë se ai vazhdon të ketë nevojë për kujdes mjekësor, përfshirë terapi fizike,” tha zoti Kirby në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS. Zoti Kirby tha se presidenti Joe Biden dhe zoti Austin “janë në komunikim të rregullt” dhe se sekretari është “i angazhuar në mënyrë aktive” nga spitali. Zoti Austin…

Read More

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani dha komentin e tij pas fitores 1-0 ndaj Kukësit. “E rëndësishme në lojë është fitorja dhe 3 pikët. Mendoj se goli në fillim na ngriti në vetkënaqësi. Nuk është e mirë. Sa i përket mbrojtjes dhe sot luajtëm mirë. Pjesën e parë shumë kërcime prej mbrojtjes në sulm. Në mesfushë nuk ishim aktive. Ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë. Sa në vështirësi ju vendosi Kukësi dhe si e shihni vendosjen e Malës në krahun e majtë? Kukësi qarkullonte topin më mirë se ne. Një pjesë të fajit e kishim dhe ne, i linim…

Read More

Berisha: Kjo është tribuna e lirisë, e dinjitetit dhe guximit. Shqiptarë mos harroni, në Tiranë sot është vëllai siamez me Enver Hoxhën Edhe këtë mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar poshtë pallatit Prej 30 dhjetorit ai ndodhet nën arrest shtëpie, ndërsa simpatizantët e tij janë mbledhur çdo ditë për rreth 2 javët e fundit në mbështetje të tij. Berisha ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke e cilësuar këtë të fundit si “një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të…

Read More

Edhe këtë të diel, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, janë mbledhur poshtë banesës së tij në protestë, ndërsa mes tyre ka qenë edhe aktori i njohur Neritan Liçaj. Ai u shpreh se “pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot në pushtet” dhe se sërish duhet që demokracia dhe liria t’i jepen popullit shqiptar duke e nisur nga rrugicat e Tiranës si para 34 vitesh. Liçaj theksoi se dihet mirë që Berishën nuk do mund “ta përkulin kurrë”, gjë që sipas tij e dinë SPAK, rilindja, media, etj. “Pinjollët e Enver Hoxhës janë edhe sot…

Read More

Ivana Ikardi, motrat e Mauro Ikardit, ka çuditur të gjithë teksa ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në edicionin e ri të BIG Brother VIP në Argjentinë, “Gran Hermano Duo”. Ajo ka bërë të ditur se do hyjë në shtëpi mes personazheve të tjera të njohura dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të qartë se është shumë e lumtur për eksperiencën e re që e pret, pasi më parë kishte marr pjesë në Big Brother si në Argjentinë, ashtu edhe në Itali. “Tre vite më vonë, nuk më besohet as mua. Jam shumë e lumtur për këtë…

Read More