Author: tirana

Në një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet vendi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një ekonomi që nuk ka asnjë shenjë zhvillimi në sektorët e saj kryesor nuk mund të prodhojë mirëqenie për familjet. Ajo shprehet se një ekonomi që nuk fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe sipërmarrjes përmes tregut të lirë dhe konkurrencës do të krijojë një flluskë që do të shkatërrojë tregun dhe të ardhurat e familjeve. “Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që…

Read More

”Rusia ka një plan për të sulmuar krahun lindor të NATO-s pas një kundërofensivë të suksesshme në Ukrainë dhe zmbrapsjes së ushtrisë ukrainase deri në qershor”, raporton media gjermane Bild, që shkruan se ka siguruar një “dokument sekret” të përgatitur nga forcat e armatosura gjermane në lidhje me këtë. Dokumenti i klasifikuar thotë se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride” kundër Balltikut në korrik. Do të pasonin disa “përplasje” të paspecifikuara, të cilat Moska do t’i përdorte si pretekst për të filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në territorin e saj dhe…

Read More

Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvend, kjo në rradhët e PS-së. KQZ vendosi këtë të hënë t’i japë mandatin juristit Plarent Ndreca, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn që ndodhet në arrati. Pasi Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, kyekomisoneri Ilirjan Celibashi mori vendimin për t’i dhënë mandatin, ndërsa më pas ai do duhet të betohet në senacë plenare. “Nuk verifikohet që të ketë kushte për mos zgjedhjen e tij si deputet në Kuvend, kështu vendos dhënien e mandatit zotit Plarent Ndreca”, tha Celibashi. Edhe pse mandati do të jetë 1-vjeçar, pasi në 2025…

Read More

Papa Françesku thotë se dorëheqja është një mundësi, por jo në të ardhmen e afërt. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Che Tempo Che Fa sul Nove . Ai shton se për sa kohë që ka dëshirë të shërbej do të vazhdojë dhe nëse gjendja ndryshon, do të duhet të mendojë për këtë. “Nuk është një mendim, as shqetësim, as dëshirë, por një mundësi e hapur për të gjithë Papët. Por për momentin nuk është në qendër të mendimeve të mia. Për sa kohë që kam dëshirë të shërbej do të vazhdoj, nëse gjendja ndryshon, do të…

Read More

Sot në orën 17:00, nis seanca e parë plenare e sesionit të VI të Kuvendit. Në rend dite të seancës së sotme janë emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se pas seancës, kryeministri, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka lajmëruar takim me grupin parlamentar të PS dhe ministrat. Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 18:00, dhe fokusi kryesor i saj do të jetë analiza politike e situatës ne kuvend, qeveri dhe parti. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje do të ketë analizë edhe procesin e rienergjizimit të partisë. Këto…

Read More

Sot në orën 17:00, do të mbahet seanca e parë në Kuvend për vitin 2024. Në rendin e ditës parashikohet të kryhet dekretimi i ministrit të ri Blendi Gonxhja dhe shkarkimi i Elva Margaritit, ndërsa bëhet shkarkimi i Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë, dhe emërohet vetëm si ministër i Financave.

Read More

Këtë të hënë nis Kuvendi dhe Bledi Çuçi ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e mbajtur para deputetëve, ai ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës me bllokim e skena dhune. Çuçi tha se ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cenuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Më tej ai kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve. “Për…

Read More

32 vite më parë mori rrugë krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë. Teksa ka kujtuar këtë moment, ministri i Brendshëm Taulant Balla nëvizon se me nismën e disa vajzave dhe djemve pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90’ u krijua ajo që e ai e quan “organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri”. “32 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të Dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi…

Read More

Nga Skënder Minxhozi Një rrugicë është një vend i ngushtë për definicion. Ka lindur e tillë. Nuk mund të prodhojë dhe as të rrisë ngjarje të mëdha. Duket se edhe turma e vogël e njerëzve që mblidhet tek rrugica ku banon Sali Berisha e di fort mirë këtë por bën teatrin para kamerave me premtime të mëdha, me kërcënime serioze dhe thirrje po kaq të fryra e pompoze. Opozitës së sotme, pas çarjes në disa pjesë, pas listës së humbjeve që tashmë është vështirë edhe t’i numërosh e t’i mbash mend, pas bllokadës reale nga Perëndimi, duket se i mungonte…

Read More

25 vite më parë, pikërisht më 15 janar të vitit 1999 u krye një ndër masakrat më të rënda të luftës së Kosovës në Reçak, ku u vranë 45 shqiptarë. Mëngjesi i 15 janarit për banorët e fshatit Reçak të Komunës së Shtimes zbardhi të rrethuar nga formacionet policore serbe, njësitë ushtarake dhe paramilitare me mjete motorike të rënda të luftës. Në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit, shumica e banorëve të fshatit u zgjuan nga zhurma e artilerisë së rëndë serbe e cila filloi ta granatojë fshatin nga pozicione të ndryshme. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin…

Read More

”Big Brother Albania Vip 3” ka nisur me një boom të madh nga vetë konkurentët. Një deklaratë e moderatores Roza Lati po qarkullon në rrjet, e cila flet për një çift të showbiz-it shqiptar që kanë një martesë “me kontratë”, pasi secili prej tyre ka jetën e tyre. Mirëpo, Roza nuk ka bërë emra publik dhe nuk dihet se për kë e kishte. ”Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni. Kur kthehen në…

Read More