Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 15-vjeçar pasi është përfshirë në një aksident automobilistik duke drejtuar mjetin pa patentë. Mësohet se ai ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetitn në aksin “Korçë-Mborje” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje…
Author: tirana
Lille mposhti 3-0 Lorientin për raundin e 18-të në Ligue I të Francës. Një nga golat e ndeshjes u shënua nga Edon Zhegrova, që magjepsi me realizimin në fundin e sfidës. David në pjesën e parë dhe Cabella në të 90 minutë shënuan dy herë për vendasit, para se fantazisti i Kosovës t’i vendoste ‘vulën’ tri pikëve me golin e tretë. Pas pasimit të Santos, Zhegrova bëri disa driblime dhe me një të majtë nga jashtë zonës dhe në pozicion diagonal ia ndali sferën në rrjetë portierit Mvogo, për golin e dytë sezonal në kampionat dhe të shtatin këtë sezon…
SHBA- Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA- së janë goditur nga moti i keq ku shirat e dendura kanë sjellë edhe përmbytje. Mësohet se më shumë se 182,000 shtëpia kanë mbetur pa energji në Oregon dhe gati 10,000 në Uashington. Në Michigan, më shumë se 61,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe më shumë se 57,000 në ëisconsin. Nivelet e ujit në bregun e Maine në Portland arritën nivele rekord të shtunën, duke përmbytur komunitetet bregdetare që kishin përjetuar tashmë probleme të mërkurën. Nivelet e ujit në Portland arritën 4 metra pak pas mesditës, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin…
Turma njerëzish vërshuan rrugët e Kopenhagës të dielën për kurorëzimin e mbretit të ri të Danimarkës , Frederik I, i cili pason nënën e tij, Margaret II. Margaret II e veshur me një ansambël elegant rozë, nënshkroi deklaratën e abdikimit, një dokument i paprecedentë në historinë moderne të kësaj monarkie mijëravjeçare Danimarka, një nga monarkitë më të vjetra në botë, nuk ka një ceremoni kurorëzimi.Margaret, 83 vjeç, mahniti vendin në natën e Vitit të Ri duke njoftuar planet për t’u bërë monarkja e parë daneze që abdikoi. Pasardhësi u zyrtarizua sapo Margarita nënshkroi deklaratën e saj të dorëheqjes gjatë një…
Kina ka akuzuar SHBA-në për dërgimin e “një sinjali jashtëzakonisht të gabuar” për ata që shtyjnë për pavarësinë e Tajvanit pas rezultatit të zgjedhjeve të së shtunës. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i dërgoi presidentit të sapozgjedhur tajvanez William Lai një mesazh urimi pas rezultatit. Pekini e quajti mesazhin shkelje të angazhimit të Uashingtonit për të mbajtur vetëm lidhje jozyrtare me Tajvanin. Z. Lai është zotuar të mbrojë Tajvanin nga një Kinë gjithnjë e më agresive. Por Pekini e sheh Tajvanin si territorin e tij dhe sfidon ashpër çdo qeveri që thotë të kundërtën. Mesazhet e urimit për liderin…
Superliga shqiptare e futbollit mbyll sot javën e 19-të. Këtë të dielë në program janë dy duele. Duke nisur nga ora 13:30, Laçi dhe Erzeni barazuan 0-0 duke ndarë pikët në një ndeshje me raste. Po sot, në orën 17:00 stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër pret ndeshjen mes Vllaznisë dhe Kukësit. Në Kurbin, Laçi dhe Erzeni u ndanë në paqe pa gola, duke barazuar 0-0 për javën e 19-të në Superligë. Bardhezinjtë e Mirel Josës nuk mundin sërish të dalin te tri pikët, ndërsa e mbyllën këtë duel me një lojtar më pak. Në të 60 minutë Christian la të tijtë me…
Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u mblodhën të dielën në Davos ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit pothuajse dyvjeçar të Rusisë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili është planifikuar të flasë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos më vonë gjatë javës, nuk ishte në sesionin e hapjes herët në mëngjes ku merrnin pjesë 81 zyrtarë nga vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Zoti Zelenskiy u përfaqësua në bisedimet e së dielës nga shefi i tij i shtabit Andriy Yermak, ku morën pjesë edhe përfaqësuesja e posaçme e…
Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet në Iowa, ku sipas sondazheve deri më tani, Donald Trump kryeson ndaj rivalëve të tij Nikki Haley Ron Desantis. Sipas sondazhit, Trump kryeson me 48% të votave, ish guvernatorja e Karolinës së Jugut, Haley, është në vendin e dytë me 20%, e ndjekur nga guvernatori i Floridës, Ron Desantis me 16%. Një fitore në Iowa do të ishte një hap i madh për 77-vjeçarin Trump për të siguruar zgjedhjet nga republikanët. Më pas, ai do të përballet me presidentin aktual demokrat Joe Biden.
Një 67-vjeçare nga fshati Tamarë në Shkodër, ka pësuar djegie të lehta pasi po digjte mbeturinat në oborrin e banesës. Policia thotë se 67-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-…
“Bota jonë ndaloi më 7 tetor. Kemi vetëm 24 orë për të kujtuar mbi 130 të rrëmbyerit në robëri në Gaza sot teksa shënohet 100 ditë luftë”. Kështu kanë bërë të ditur familjarët e të rrëmbyerve nga Hamasi në demonstratën që po vazhdon që nga mbrëmja e djeshme në sheshin e pengjeve në Tel Aviv dhe do të përfundojë mbrëmjen e sotme. Një demonstratë, në të cilën anëtarët e familjes dhe ish-pengët alternojnë, dhe sheh ndërhyrje kritike ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahu. Midis tyre ajo e Ruby Chen, babait të pengut Itay, sipas së cilës “kontrata me qeverinë u ndërpre më 7…
Policia greke ka hapur portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë. Në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock. Vangjelis Zabunis nuk mundi t’i përdorë armët dhe t’i shpëtojë atentatit. Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit. Policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet…
Vullkani në gadishullin Reykjanes të Islandës ka shpërthyer sërish, vetëm pak ditë pasi banorët ishin rikthyer në banesat e tyre në qytetin Grindavik, 70 kilometra nga kryeqyteti i Islandës. Pamjet e fundit tregojnë shpërthimin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8 me atë lokale. Tymi dhe hiri vullkanit pushtuan qiellin mbi qytetin e vogël islandez. Fal kontrollit të vazhdueshëm të aktivitetit të vullkanit, banorët e qytetit u evakuuan rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa 200 prej tyre, nga 4 mijë, kanë preferuar të qëndrojnë në banesat e tyre. Ndërkohë, autoritetet e sizmologjisë kanë raportuar se gjatë orëve të…