Mbrëmjen e së shtunës (13 janar) nisi edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”. 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë gati për të përballur sfidat e shumta që i presin. Pjesë e këtij edicioni është edhe Rike Roci, bukuroshja shqiptare e cila është bërë e njohur nga paraqitja në kampionat evropian. Duket se për Riken nata e parë nuk ka shkuar pa incidente, pasi pati një tension të menjëhershme me Ilnisën. Sipas Rikes, Ilnisa i ka qeshur asaj në fytyrë,…
Author: tirana
Ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Organi i akuzës kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho. Instituti i Mjekësisë Ligjore thekson se në përfundim të shqyrtimit të të dhënave të përftuara, mjekët ligjorë kanë përpiluar shkakun dhe mekanizmin shkencor të vdekjes. ”Çdo aludim për paaftësi është jo vetëm një përpjekje për të zhbërë punën e këtij institucioni, por dhe…
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka nisur numërimin e llojeve të shpendëve ujorë dimërues. Kryeministri Edi Rama, shkruan se dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat. “Ka nisur në të gjithë vendin Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura por edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”- tha Rama.
Heidi Baci, protagonistja e edicionit të fundit të Grande Fratello në Itali, e cila u largua nga loja pas 40 ditësh si pasojë e ardhjes së babait të saj në shtëpi, është konkurrentja e re e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania, shkruajnë mediat italiane. ”Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në Big Brother single (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Shqipëria është origjina ime dhe…
Një ditë pas zjarrit në spitalin rajonal në Shkodër, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e ka vizituar nga afër situatën, duke theksuar se ndërsa po hetohen shkaqet, situata është kthyer në normalitet. “Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëme u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrëfikëse…
Planet e perëndimorëve janë që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në organizatën më të madhe në Evropë, para zgjedhjeve për europarlamentarët të qershorit dhe zgjedhjes së liderëve të rinj në këto institucione. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka përkrahjen e disa prej vendeve më të fuqishme, përfshirë edhe Britaninë e Madhe në këtë organizatë me 46 shtete anëtare. Më 16 mars 2022 Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës (KiE) për shkak të agresionit në Ukrainë, kjo automatikisht i ka hapur rrugën Kosovës për anëtarësim në KiE. Në muajin prill të vitit të kaluar,…
I ftohti polar që ka mbërthyer vendin tonë. Por kjo është dhe periudha kur qytetarët u drejtohen vendeve me borë për të kaluar fundjavën e për të shijuar kështu ditët e dimrit. Eksprtët rrugorë këshillojnë për kujdes të shtuar për shkak të ngricave që mund të ketë në rrugë si shkak i temperaturave të ulta. “Duhet të kontrollojnë mirë fshirset e xhamave dhe ti hedhin solucionin përkatës, jo ujë. Duhet të kontrollojnë gomat, presionin e gomave, nëse ndodhen në vështirësi patjetër duhet të ulin presionin e gomave, duhet ti shfryjnë gomat nëse është një terren i rrëshkitshëm dhe nuk kanë…
Dy persona të shpallur në kërkim për trafik droge janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia në vendin tonë. I ekstraduari nga Italia, Gjergji Luli, rezulton anëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë Shqipëri-Itali. Bëhet fjalë për një grup kriminal prej 21 personash, që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Më 16 dhjetor, SPAK mbylli dosjen për këtë grup kriminal dhe ia kaloi për gjykim GJKKO. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se vijon bashkëpunimi me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Balla përgëzoi Interpol Tirana, e cila…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi sot gjithë personelin e palodhur mjekësor, për punën e tyre shembullore çdo ditë, veçanërisht mjekët e familjes që shërbejnë në qendrat shëndetësore 24/7 në kryeqytet. Koçiu solli në vëmendje rastin e Melsena Hasanaj, mjeke në Qendrën Shëndetësore nr. 8 e cila çdo ditë, bashkë me kolegët e saj, ndjek dhe trajton pacientët jo vetëm gjatë ditës por edhe në turnet e natës, shtatë ditë të javës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar që krahas 4 qendrave shëndetësore 24/7 në Tiranë për urgjencat pediatrike, edhe 31 qendra shëndetësore në të…
Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të ketë një fëmijë tjetër, shkenca ka zbuluar madhësinë e familjes që i bën familjet më të lumtura. Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që besojnë se dy fëmijë janë numri i përsosur për një jetë të lumtur. Në sondazhin e YouGov, me 2000 prindër në Mbretërinë e Bashkuar, rezultatet treguan se pothuajse gjysma mendojnë se të kesh dy fëmijë do të sjellë nivelin më të lartë…
Duke komentuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën, i cili akuzohet për korrupsion nga SPAK, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike është reduktuar në një parti që nuk i gjendet më as vula. Sipas tij, në këtë situatë, përgjegjësia e Partisë Socialiste kundrejt qytetarëve rritet edhe më shumë, ndaj është e udhës që këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të dalin në terren për të shpjeguar projektet. Në një takim me ta, Veliaj tha se fjalimet e Berishës nga dritarja e shtëpisë ngjasojnë si ato të Romeos me Zhiuljeten. “Ata që janë reduktuar si ‘Romeo dhe…
18-vjeçarja Drita Ziri fitoi Miss Earth 2023, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë konkurs dhe çdo konkurs të madh bukurie ndërkombëtar. E ftuar në emisionin FitStation ajo zbuloi pak më shumë për jetën private duke ju përgjigjur dhe pyetjes nëse ndonjëherë do të dashurohej me dikë do ta pranonte nëse ai ishte dikush nga bota e krimit. “Duke ditur vlerat e mia dhe sa unë e respektoj veten time besoj se personaliteti im nuk do ma lejonte. Unë kam patur pranë vetes gjithmonë njerëz shumë të matur, kam një baba të mrekullueshëm që është gjithmonë para meje…