Author: tirana

Edhe këtë të diel, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, janë mbledhur poshtë banesës së tij në protestë. Me thirrje “Berisha, Berisha”, ata shprehin mbështetje ndaj Berishës, ndërsa akuzojnë qeverinë për tentativë të asgjësimit të opozitës. “Mblidhemi këtu për Sali Berishën sepse është njëri nga ne. Njeriun që na priu më shumë dhe më gjatë për të kthyer liritë, e cenojnë sot me heqjen e lirisë dhe fjalës, prandaj sot jemi në krah të tij”, tha një nga mbështetësit. Kujtojmë se prej 30 dhjetorit, ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.…

Read More

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se rreshjet e shiut dhe të dëborës pritet që të përfshijnë disa qarqe të vendit këtë mbrëmje dhe ditën e nesërme. “Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë”, thuhet në njoftim. Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e diel, datë 14) dhe nesër (e hënë, datë 15) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë. -Në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. -Në qarqet Shkodër dhe…

Read More

Dy shtetas shqiptarë 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga nga policia greke, nën akuzën e grabitjes me dhunë. Sipas Departamentit të Krimeve të drejtorisë së policisë së Atikës, dy shqiptarët e arrestuar një ditë më parë, rezulton se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës. Nën kërcënimin e një arme, ata grabitën një sasi parash dhe u larguan me një motoçikletë. Policia mundi të bjerë në gjurmët e dy grabitësve mbas marrjes së informacionit në rrugë operative. Prej verifikimeve rezultoi se ata kanë kryer grabitjen,…

Read More

Rzon dhe Majk kanë prezantuar së fundmi një tjetër projekt të ri muzikor. “Forca” mban titullin kënga që vjen me një interpretim të mahnitshëm nga Kastriot Rexha (emri i vërtetë). Teksti është shkruar nga vet reperi me producim nga producenti Rzon.Masterizimi ndërkohë u bë nga GKG me producent ekzekutiv, 2000 music. Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Rzonit.Të njëjtit tashmë kanë sjell bashkë edhe disa këngë të tjera si: “Karma” dhe “Pa marre”. Besohet që edhe ky projekt do të pëlqehet e do të pritet mirë nga fansat e publiku.

Read More

Një shtetas shqiptar i dënuar me burg në mungesë është arritur të kapet nga policia italiane. Karabinierët e Pozzallos kanë arrestuar 59 vjeçarin shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Monzës.Ndaj tij kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj dhe për trafik droge dhe evazion fiskal, ngjarje të ndodhura në vitin 2014. Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.

Read More

100 ditë nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, nuk ka shenja se konfliktit po i afrohet fundi, madje ka shqetësime se ai mund të shtrihet edhe më gjerë në Lindjen e Mesme. Lufta filloi pasi persona të armatosur të grupit militant Hamas u futën në Izrael dhe kryen sulmin më vdekjeprurës në historinë e këtij vendi. Më pas Tel Avivi u kundërpërgjigj duke bombarduar dhe nisur një sulm tokësor në Gazë. Gjithçka nisi pasi persona të armatosur të grupit militant u futën në Izrael dhe kryen sulmin më vdekjeprurës në historinë e këtij vendi. Ky sulm e kapi ushtrinë dhe shërbimet…

Read More

Demokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar, por Presidenti Joe Biden duket se do të jetë fituesi i mundshëm, siç ndodh zakonisht kur një president kërkon një mandat të dytë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, republikanët do të mblidhen personalisht në Ajova për të zgjedhur kandidatin e tyre. Pas reshjeve të dëborës, temperaturat e ulëta po ndikojnë edhe tek fushatat partiake në shtetin Ajova, fundjavën para votimeve paraprake të 15 janarit.Ish-Presidenti Donald Trump anuloi shumicën e takimeve me zgjedhësit. Kandidatja republikane, Nikki Haley, do të shfrytëzojë…

Read More

Këngëtari i njohur Bardhi, ishte një ndër banorët e konfirmuar për të qenë pjesë e Big Brother Vip. Mirëpo me rinisjen e programit, u vu re se ai nuk ishte pjesë. Asgjë nuk është konfirmuar prej tij, sakaq nëpër mediat rozë përflitet sesi qëndron e vërteta. Lajmin për të qenë pjesë e ‘BBV3’ e dha vetë ai, gjatë një koncerti që zhvilloi në kryeqytet, dhe siç duket kjo gjë e ka penalizuar atë. Kjo pasi ajo çfarë Bardhi ka deklaruar bie ndesh me rregulloren e programit ku banorët nuk duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ende pa nisur ‘BBV’. Ndoshta…

Read More

Një 48-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa policia bën me dije se e dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia. Gjithashtu, blutë e Korçës bëjnë me dije se procedim në gjendje të lirë ka nisur dhe…

Read More

Sokol Cikalleshi është rikthyer me skuadrën e Konyaspor, një javë pasi klubi turk e përjashtoi pasi kavajasi u “rebelua” dhe kërkoi pagat e tre muajve të fundit që nuk i ishin dhënë. Për këtë, 33-vjeçari dhe portieri i Konyaspor bënë një javë pushim, por duket se situata është sqaruar dhe Cikalleshi luajti titullar këtë të dielë. Në Stamboll, Istanbulspor dhe Konyaspor barazuan 0-0. Në të 79 minutë, Cikalleshi lëshoi një “silurë” nga 20 metra që u ndal në rrjetë, por ishte VAR ai që u fut në lojë dhe 33-vjeçari ishte pozicion jashtë loje në momentin e kontrollit të topit, duke i…

Read More

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste do të jetë një forcë fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Gjatë një takimi me këshilltarët socialistë në kryeqytet, Veliaj deklaroi se ai dhe PS e Tiranës do të punojnë edhe më shumë për fitoren e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2025. “Ky është viti i fundit përpara se të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Kush ka menduar se unë, ose kjo administratë, do t’ia varë punës pas 3 mandatesh, e ka gabim. Unë për Edi Ramën dhe Partinë…

Read More