Author: tirana

Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor. Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm. Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete…

Read More

Policia e Fierit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” ka kapur dhe arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar që shiste doza kokaine në qytet. Shtetasit Grisels Cene, gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin ai qarkullonte iu gjetën doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Fier/Goditje të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat i një hetimi disaditor me metoda proaktive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që shiste doza kokaine në qytetin e Fierit. Sekuestrohen dozat e kokainës që iu gjetën 27-vjeçarit,…

Read More

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.…

Read More

NATO ka paralajmëruar se Perëndimi duhet të rrisë përgatitjet për ngjarje të papritura, përfshirë një luftë me Rusinë, përderisa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë, në mes të indikacioneve për lodhje politike të disa aleatëve perëndimorë të Kievit. “Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”, tha admirali holandez, Rob Bauer. Këto deklarata, shefi i komitetit ushtarak të NATO-s i bëri në Bruksel, para nisjes së stërvitjeve më të mëdha të aleancës ushtarake perëndimore që nga përfundimi i Luftës së…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, teksa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Kurti shkroi se në fjalën e tij hyrëse duke folur për Kosovën, duke e quajtur atë si një histori suksesi. “I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të gjithë…

Read More

Dervish Hasi me profesion kirurg është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur. Nga hetimet policore, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku. Rasti i rëndë është trajtuar sot në “Shqipëria Live”, ndërsa i ftuar ka qenë avokati mbrojtës i Hasit. Ky i fundit insistoi se akuzat janë shpifje dhe nuk ka pasur marrëdhënie seksuale mes 42-vjeçarit dhe 14-vjeçares. Bezat: Avokat të mos e normalizojmë…

Read More

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%. Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi. Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut, Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër. Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me…

Read More

Për kaosin e shkaktuar seancën e së hënës në Kuvend, që ishte edhe e para për vitin 2024, deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi me votim nga PS-ja në Komisionin e Etikës janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Parlamentit. Por vendimi për përjashtimin përfshin edhe situatën e sherrit me Flutura Açkën në Komisionin e Medias, ku Noka ushtroi edhe dhunë fizike ndaj koleges së PD-së.

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Bledi Çuçi ka reaguar për bllokimin që grupi i Berishës dhe Bardhit i bënë mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe për mungesën e grupit të Bashës. Çuçi thotë se pyetja me kë të flasësh mori përgjigje të qartë. Sipas tij nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje. “Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e…

Read More

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zgjuar interesin e autoriteteve të huaja ligjzbatueae. Në SPAK kanë mbërritur agjentë të autoriteteve italiane, të cilët e kanë marrë në pyetje në praninë e një përkthyesi. Hetuesit e antimafias e kane pyetur Dumanin në lidhje me disa episode të trafikut të lëndëve narkotike në Itali, ku janë përfshirë grupe kriminale shqiptare.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në krah të Sali Berishës, edhe pse i fundit është nën masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. ”Jemi përshëndetur dhe para disa ditësh dhe i kam shprehur solidaritetin tim më të plotë. Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe përmes presioneve që ai ushtron në këtë drejtim”,-tha Meta këtë të premte në konferencën me gazetarët. Sa i takon dekretimit nga presidenti Bajram Begaj të ndryshimeve në Komisionet Hetimore, Meta tha…

Read More

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) bëjnë me dije se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”. EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian. “Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit jo qeveritë dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”. EBU shtoi se vendimi i tyre është informuar edhe nga federatat ndërkombëtare të sportit, të…

Read More