Një mega operacion është zhvilluar nga Policia e Shtetit, ku 100 persona të arrestuar janë vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike. Në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje. Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim…
Author: tirana
Kjo e hënë është dita më e ftohtë e muajit janar, ndërsa termomteri në zonat malore pritet të zbrezë deri në -11 gradë celsius. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Bajram Curr termomteri do të zbresë në -11 gradë celsius, ndërsa vlera maksimale do të jetë -1 gradë celsius. Temperatura shumë të ulëta do regjistrohen edhe në Kukës, Peshkopi, e Korçë. Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10-17m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë. Theksojmë se do të ketë prezencë të ngricave të…
Dashi Të hënën kjo është një e ditë e bukur për të përjetuar dashurinë në maksimum dhe për të bërë plane për të ardhmen. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë pavarësisht shumë gjërave për të bërë dhe stresit. Demi Të hënën në këtë ditë do të mund të verifikoni stabilitetin e marrëdhënies tuaj. Hapuni me partnerin sepse është dita e duhur për ta bërë këtë. Projektet e reja vijnë në punë. Binjakët Të hënën kjo ditë është e bukur për ndjenjat tuaja dhe përsa i përket punës, bëni kujdes që të mos ju kaplojnë shumë ankthet, përndryshe…
Deputetja Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Zgjedhja e Gjylametit, e cila është njëkohësisht dhe kryetare e Delegacionit shqiptar, u mor në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë! Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës! Me marrjen e kësaj…
Juventus ka marrë për herë të parë kryesimin e Serie A. Skuadra e Masimiliano Alegrit fitoi 3-0 mbrëmjen e sotme në fushën e Leçes me dy gola të shënuar nga Dushan Vlahoviç dhe një nga Bremer. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 52 pikëve, 1 më shumë se Inter që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave pasi është angazhuar me Superkupën e Italisë që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Të gjithë kemi atë shoqen/un që nuk bën kurrë një foto të keqe. Nuk ka sy të mbyllur, buzëqeshje të tendosura, apo një mjekër të madhe. Thjesht dhe pastër, në këndin e duhur, dinë gjithmonë të bëjnë fotot e duhura në mënyrën më të bukur të mundshme. Por, nëse nuk keni këtë mikun/en tuaj për ta realizuar këtë, si veprohet? Fatmirësisht ka mjaft burime sot që e bëjnë më të lehtë mundësinë e shkrepjes ideale. Ja ku janë disa këshilla të dobishme për të gjithë ju që doni të dukeni më bukur në fotot tuaja! Këshilla për buzëqeshjen ideale -Në…
Pelivani ka ardhur në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, për t’u përballur me vajzën e tij, Klaridën. Klarida bashkë me bashkëshortin e saj në atë kohë, Amat Rrapi, prenotuan një apartament në Orikum dhe meqenëse nuk kishin mundësi për të mbyllur dot vlerën me të cilën shitej banesa, iu drejtuan zotit Pelivan për ndihmë. Ky i fundit i dha të bijës 3500 euro, të cilat i kishte plotësuar duke u marrë lekë njerëzve të tjerë që njihte. Pas 16 vitesh, Pelivani kërkon mbrapsht lekët e tij, pasi e bija ende nuk ia ka sjellë.…
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane e të Bashkimit Europian kanë zhvilluar takim në Shkup. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar fotot para darkës së punës krah liderëve, mes tyre Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç. “Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.
Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se për rreth 7 vite ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën mitur të partneres së tij. E mitura aktualisht është 15-vjeçe dhe raportohet se abuzimi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 8 vjeçe. Sipas mediave greke, 56-vjeçari duke përfituar nga shoqëria që kishte krijuar me nënën e vajzës kishte kryer marrëdhënie seksuale për të herë parë me të miturën kur kjo e fundit ishte 8 vjeçe, duke e përdhunuar. Thuhet se përgjatë 7 viteve në vazhdim ai ka komunikuar me të miturën përmes aplikacioneve në telefon dhe se…
Areej Ludo është 25 vjeçe. Prej disa muajsh ka lënë vendin e saj, ishujt Filipine për të punuar në Shqipëri. E reja filipineze ushtron profesionin si mësuese matematike në Tiranë. Shqipëria ishte për të si një dashuri me shikim të parë, kur erdhi për pushime dhe më pas vendosi të vinte për të punuar. “Vitin e kaluar, isha këtu në Shqipëri për pushimet verore edhe ja kalova shumë mirë. Me pelqyen shumë gjëra këtu duke nisur nga bukuritë natyrore, mirëpritja e njerëzve. Ata ishim shumë të ngrohtë dhe mikpritës si dhe janë shumë njerëz të lumtur. Gjithmonë kam pas dëshirë…
Dy helikopterë luftarak të Flotës Mbretërore Britanike, dhuruan spektakël për qytetarët mëngjesin e së dielës, teksa fluturuan mbi Sheshin Skënderbej në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes mes dy vendeve. Ky demonstrim, vjen edhe në kuadër të një sërë aktivitetesh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Komandant i Forcës Tokësore, Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia tha se Forcat Speciale Shqiptare tha se Shqipëria po përgatitet intensivisht për stërvitjen e gjerë së bashku me Forcat speciale britanike, ndër më të fortat sot në botë. Përfaqësuesi i forcave ushtarake britanike tha se Forcat e Armatosura Shqiptare janë një forcë e…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përkujtuar figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ditën kur bëhen 18 vite nga vdekja e tij. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nikolla shkruan se Rugova iu përkushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare. Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës,…