Author: tirana

Komisioni i Medias është mbledhur ditën e sotme online, pasi në mbledhjen e fundit dështoi për shkak të përplasjeve brenda Partisë Demokratike. Nënkryetarja socialiste, deputetja Evis Kushi e nisi duke konfirmuar kuorumin e nevojshëm. Por ajo që binte në sy ishte fakti që deputeti Ilir Metaj në “zoom” dilte me emrin Ilir Topi, i cili nga ana e tij nuk është deputet i këtij Komisioni. Ky fakt nuk u vu re aspak nga drejtuesja e komisionit e cila fillimisht lexoi emrin e Ilir Topit me fotografinë e Ilir Metajt si anëtar komisioni, dhe më pas iu rikthye sërish duke përmendur…

Read More

Mihalis Vasilikos, avokati i Fatmir Terallarit, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij pasi mësoi që abuzonte me vajzën e tij prej 9 vitesh, zbuloi skenarët që priten të ndodhin në seancën e radhës që pritet të zhvillohet nesër, ku tha se në rast se pranohet kërkesa e prokurorit, Terallari do kthehet në qelitë e paraburgimin, por nëse pranohet kërkesa e hetuesit, ndaj 50-vjeçarit shqiptar do të vendoset masa ”detyrim paraqitje”. ”Në procesin gjyqësor të Fatmirit, hetuesi ka kërkuar të lihet në fuqi masa ”arrest shtëpie”, ndërsa, ndërsa prokurori ka kërkuar që Terallari të mbetej në qelitë e paraburgimit. Trupa gjykuese…

Read More

Sherret në ”Big Brother Albania Vip 3” nuk kanë të sosur. Aktorja Egla Ceno ditën e sotme ka bërë një deklaratë për sa i përket debatit të saj me Julin. Egla ka biseduar me Albi Nakon duke i thënë se të martën do komunikoj diçka të rëndësishme në lidhje me Julin, duke shprehur se mund të mos llogaritet si lojtar. “Ai hesht, ai ka paturpësinë që të mos të flas, ai nuk përballet dot. Unë i fola dhe më tha do të bëj të qeshësh prap. Unë nuk po e ngacmoj, praktikisht unë po e konsideroj si lojtar dhe banor…

Read More

Motra e 70 vjeçarit i cili u dëmtua këtë të hënë pasi u rrëzua skela nga pallati në ndërtim e sipër në bulevardin ”Gjergj Fishta”, thotë se gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë. Ajo ka dhe një apel për ndërtuesit. ”Gjendja e tij është shumë e rëndë. Po bëhet operacion. Presim të marrim përgjigje. I bëj thirrje të mos afrojnë skelat në xhadet (rrugë). I ka rënë në befasi. Do të kalonte rrugën, i ra skela që kanë vënë punëtorët. I ka rënë vëllait tim dhe një goce tjetër. Ata nuk njihen. Ai vajti për të nxjerrë dokumentet…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, por kjo nuk e ka ndaluar që të flasë, edhe pse nga dritarja. Kurse sot, Berisha është parë teksa lëviz në tarracë ku po merr ajër të pastër dhe po shijon rrezet e diellit.

Read More

Vajzat e shtëpisë së “BBVA3”, Ilisa, Meri, Vesa dhe Arta kanë qenë në dhomën e grimit, duke rregulluar flokët. Teksa ishin nën shoqërinë e njëra-tjetrës, Meri e komplimentoi Ilnisën duke i thënë: “Si striptiste e bukur je bërë.” Vajzat u habitën nga kjo deklaratë duke shprehur mospëlqim. Meri më pas shtoi se vajzat e tjera duan ta fusin në sherr me të. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Një mega operacion është zhvilluar nga Policia e Shtetit, ku 100 persona të arrestuar janë vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ”Tempulli 2”. Balla tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje. Ai gjithashtu tha se Paketa e Sigurisë në Shkolla do të forcohet me ligj. “Gjatë këtij operacioni, kemi një numër të konsiderueshëm të armëve pa leje. Paketa e sigurisë së shkollave do të forcohet me ligj, dhe çdo vepër që ndodh pranë shkollave, do të dënohet…

Read More

Nga Monika Stafa E vërteta është vetëm një. Nuk është dogmë, as fe, as dëshir dhe as mendim. E vërteta është ngjarja, cështja, fakti apo ndodhia vetë. Sado e vështirë, e papërtypshme apo dhe e tmerrshme ajo të jetë. Sa herë 21 janari vjen, e vetmja gjë që mendoj është se sa shpejt makina e kohës merr përpara të vërtetat e humbura të saj. Ato të cilat sot ngjajnë se po largohen gjithmonë e më shumë. Po si mund ta ndalojmë atë? Si t’i kthejmë ata njerëz? Atë kohë pas? Aq më keq kur e vërteta dihet dhe është frika…

Read More

Rasti i kirurgut Dervish Hasi tronditi mbarë opinionin publik, me faktin që ka abuzuar me një të mitur, ndërkohë që në banesë jeton me 3 gra. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “P*ornografi”. 42-vjeçari që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë islame, shfrytëzonte një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt. Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur psikologet Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti. Kjo e fundit si studiuese e fesë islame, sqaroi edhe njëherë…

Read More

Shqiptaro-amerikani Agron Neza është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Kjo pasi ish-agjenti shqiptar i inteligjencës, i ka dalë emrin në dosjen e ”McGonigal”. Në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit 2023, kreu i SPAK Altin Dumani duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që Gazment Bardhi kishte bërë në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.

Read More

35-vjeçari Eduart Hoxha u shfaq i dhunshëm pas një konflikti në familje me të atin, ku me sëpatë kërcënonte se do ta vriste. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Rubjekë të Maminasit, angazhoi jo vetëm policinë vendore, por edhe forcat RENEA për të neutralizuar 35-vjeçarin. Gjyqtari i seancës pasi ka dëgjuar palët e vleftësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim, ndërsa caktoi si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj Hoxhës atë të “Shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale. Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi këtë të hënë një takim me David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Hasani u shpreh në një psotim në rrjetin social X, “falënderues ndaj Komitetit AFET për mbështetjen e zëshme të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit të saj në BE, si dhe për angazhimin personal të McAllister”. Ministri Hasani ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Read More