Kreu në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur sërish në SPAK paraditen e sotme. Në deklaratën pas daljes nga Prokuroria e Posaçme më datë 17 janar, ai ka deklaruar se ka qenë në SPAK për të dhënë shpjegime. Jorgo Goro është kryetar në detyrë i kësaj bashkie, pasi Fredi Beleri ndodhet në burg i arrestuar nën akuzën për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Author: tirana
Sali Berisha është futur brenda ambienteve të SPAK-ut, kjo për herë të parë që kur nisi beteja me drejtësinë për dosjen ”Partizani”. Në ambientet para SPAK-ut ai është pritur me ovacione nga mbështetësit dhe disa nga deputetët e grupit të tij. “Opozita do fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, pluralizmit. Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë. Fitore”, tha ai. Disa ditë më parë SPAK refuzoi kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, edhe pse ndaj tij është dhënë masa e…
Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit është i izoluar në banesë nën masën e sigurisë ”arrest me burg”, dhe sot ka dalë nga banesa dhe policia e ka shoqëruar drejt SPAK-ut, ku ish-kryeministri paraqitet për herë të parë. “Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha. Ish-kryeministri dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”. Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Prej 30 dhjetorit, kreu…
Një i moshuar në lagjen “Partizani” në Vlorë është paraqitur me urgjencë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ishte djegur aksidentalisht nga zjarri që kishtendezur në oborrin e banesës së tij. 74 vjeçari V.H si pasojë e djegieve të pësuara, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Sali Berisha pritet që të paraqitet për herë të parë në SPAK. Ai është thirrur për t’u marrë në pyetje për aferën Partizani, ndërsa avokati i tij, Sokol Mëngjezi konfirmoi se Berisha do të shkojë në SPAK. Prej tre javësh Sali Berisha ndodhet në ”arrest shtëpie” për aferën ”Partizani”, ndërsa po hetohet për korrupsion pasiv. Seanca pritet të mbahet në orën 10:00, ku ish-kryeministri do pyetet para prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja. Sipas procedurës, Berisha duhet të shoqërohet nga forca policia, duke qenë se ndodhet në arrest shtëpie.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas samitit në Shkup me liderët e vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE-së, ka publikuar foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Tivarin. Mesazhi i Kurtit është që shqiptarët duhet të jenë krah njëri tjetrit. Për të shqiptarët e kanë të qartë orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave të ndryshme. “Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije…
Fshati i Razmës, rreth 40 kilometra larg nga Shkodra, është një nga destinacionet më të preferuara gjatë stinës së dimrit për vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamje nga pyjet e mbuluara me borë të Razmës, duke ftuar vizitorët dhe të pasionuarit pas alpinizimit ta vizitojnë atë. “Pyjet e Razmës që bëhen edhe më magjike nën qilimin e dëborës”, shkruan Rama, Razma është një fshat i vogël, rrethuar me pyje të dendur ahu dhe pishe, që të lënë pa fjalë me madhështinë, ngjyrat dhe bukurinë e tyre. Razma është kthyer në një nga pikat turistike më të preferuara,…
Policia e Tiranës ka arrestuar dy punëtorët dhe inxhinierin e pallatit të kompanisë Arlis sh.p.k për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku 2 kalimtarë të rastit mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të skelave të pallatit në ndërtim. Për rrëzimin e skeles ku të plagosur mbeten dy kalimtarë, ata dyshohen se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Punëtorët kanë qenë në skelë duke punuar kur u kanë rënë nga duart shufrat metalike dhe elementë të tjerë ndërtimi që ndikuan në rrëzimin e skelës. Ndërsa inxhinieri akuzohet se nuk ka ndjekur punimet…
Infertiliteti mashkullor varet nga një gen. Ky i fundit është përgjegjës për prodhimin e një proteine që është hallka lidhëse mes kokës dhe bishtiut të spermatozoidit, që më pas nuk e kanë të mundur të arrijnë tek veza për ta fekonduar. Mekanizmi gjenetik është mjaft i rëndësishëm, pasi kërkimet shkencore tani do të orientohen pikërisht në korrigjimin e këtij geni, madje edhe në rastet e kontraceptivit për meshkujt, ku mund të fiket funksioni i këtij geni. Mjekët kanë arritur në këtë rezultat nga eksperimentet në laborator, ku kaviet që nuk kishin këtë gen në AND-në e tyre, nuk ishin në…
Në Bruksel vendet anëtare të BE-së janë konsultuar për një strategji të re në Lindjen e Mesme. Në qendër të diskutimeve është opsioni i zgjidhjes me dy shtete. Prioritet është situata humanitare në Rripin e Gazës, por për të arritur paqen duhet të mënjanohen shkaqet e konfliktit, deklaroi i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel. Për këtë kryediplomati i BE-së ka paraqitur një “strategji të detajuar”, që parashikon një konferencë paqeje. Qysh në fillim të takimit (22.01.2024) Josep Borrell bëri të qartë, se çfarë do të bisedojë…
Gazetari i njohur sportiv, Gëzim Sinemati, ish-banorja e Big Brother, Antonela Berisha dhe ish-futbollisti Tefik Osmani kanë komentuar përjashtimin e Klodian Duros nga ”Big Brother Albania Vip 3”. Sipas Sinematit, Duro ra në grackë kur foli për dhunën ndaj ish-bashkëshortes teksa tha se mund t’i ketë thënë ato fjalë nën avujt e pijes që po konsumonte. Antonela Berisha: Unë e kam kaluar dhunën në familje dhe mund të prisni që të them që duhet ta penalizonin Duron. Nuk do ta bëj sepse Big Brother është një format shumë i vështirë. Kush nuk e provon, nuk e ka idenë. Aty mund…
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi ka komentuar në “Procesi Sportiv”, eksperiencën e shkurtër të Klodian Duros në ”Big Brother Albania Vip 3”. Sipas tij, Jupi e nisi keq që në fillim me prezantimin në këtë format, teksa shtoi se nëse do t’i kishte marrë një këshillë, nuk do t’ia kishte këshilluar. ”Për mendimin tim Klodi është prezantuar shumë keq që në fillim të kësaj eksperience të tij që ai donte ta ndërmerrte. Unë nuk do ia këshilloja nëse do flisnim paraprakisht. Formati nuk është i përshtatshëm për profesionistë të këtij kalibri. Unë për tu informuar për sot, pashë momentin…