Author: tirana

Pas Trump mori një fitore në zgjedhjet paraprake në New Hampshire, vjen reagimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Ai tha se është e qartë që Trump do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale. “Tani është e qartë se Donald Trump do të jetë kandidati republikan. Dhe mesazhi im për vendin është se aksionet nuk mund të jenë më të larta. Demokracia jonë. Liritë tona personale, nga e drejta për të zgjedhur te e drejta për të votuar. Ekonomia jonë, e cila përjetoi shërimin më të fortë në botë nga COVID-19. Gjithçka është në pyetje”, tha Biden. Ai falënderoi…

Read More

Pas vizitës për herë të parë në SPAK, ditën e djeshme, Sali Berisha është në një tjetër sfidë. Sot në Apelin e Posaçëm do të zhvillohet seanca për ankimin e Sali Berishës për masën ”arrest shtëpie”, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit. Seanca pritet të nisë në orën 09:00 dhe kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi. ”Liria” e Berishës është në dorën e gjyqtares Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Gjyqtarja Olldashi është…

Read More

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, angazhim maksimal për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një 31-vjeçar që trafikonte armë zjarri në qytetin e Tiranës. Gjithashtu ndalohen dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…

Read More

Donald Trump ka fituar zgjedhjet paraprake presidenciale republikane në New Hampshire, duke përforcuar mundësinë për të marrë emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Rezultati shënon një hap prapa për ish-ambasadoren amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Ajo ishte sfiduesja e fundit në garën republikane pasi guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i dha fund fushatës së tij presidenciale gjatë fundjavës, çka i mundësoi asaj të bënte fushatë si alternativa e vetme përballë Trump. Pas fitores së Trump, Haley këmbënguli se ajo do të qëndronte në garë, duke thënë se ishte gara është ende larg përfundimit pasi janë…

Read More

Një masiv gurësh ka bllokuar rrugën që të çon te shkolla 9 vjeçare Batër e Vogël si dhe disa lagje të fshatit. Administratori i Komsisë, Hasan Dervishi kërkoi ndihmën e Bashkisë për hapjen e rrugës, për të mundësuar transportin e fëmijëve si dhe nxjerrjen nga izolimi të lagjeve Balliu e Stafalla. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ndërkohë bashkia ka dërguar mjete dhe forca për të larguar masivin shkëmbor dhe kthimin e gjendjes në normalitet.

Read More

Loja në ”Big Brother Albania Vip 3”, sa vjen dhe nxehet. Katër banorë shkojnë në televotim këtë javë dhe janë: Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa. Të katërta vajzat kanë trazuar ujërat këto javë të para në Big Brother VIP 3. Secili prej banorëve dhanë dy emra dhe dy arsye ndryshe nga netët e tjera. Mbrëmë në Prime, nominimet u bënë përballë njëri-tjetrit, pasi banorët u ndanë në tre grupe. Disa prej arsyeve të nominimeve ishin debatet e krijuara gjatë javëve dhe nxitja e banorëve jo aktivë. I eleminuari i parë nga shtëpia ishte Alfio Rrotani, si më pak i votuari…

Read More

Moti në këtë të mërkurë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike por gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore relativisht më të ngrohta me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët si dhe rritje të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës. Në akset rrugore të relieveve malore priten ngrica të forta ndërsa në zonat luginore edhe shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Dashi Të mërkurën ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po merr hov. Mos u kapni nga nxitimi dhe dëshira për të mbërritur. Përpara 5 shkurtit, në fakt mund të mblidhni pak dhe madje të hasni disa momente shqetësimi! Demi Të mërkurën Venusi i favorshëm shpërthen në çifte në krizë. Njerëzit në vështirësi, të cilët janë të prekur disi refleksivisht nga ajo që po ndodh, më në fund do të kenë mundësinë të imponojnë vullnetin e tyre edhe me koston e largimit për ca kohë. Vështrime të…

Read More

Liço theksoi se dalja e menjëherëshme e Duros erdhi pas një deklarate të patolerueshme që ai kishte bërë në orët e para të së dielës, menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Megjithëse Duro ka bërë një ‘mea culpa’ dhe rasti tashmë është sqaruar, Liço iu rikujtoi banorëve pavarësisht presionit që ka Shtëpia, deklarata të tilla nuk mund të shprehen në asnjë mënyrë, qoftë edhe në kontekst ironie apo shakaje. “Do doja të bëja një sqarim, një sqarim që lidhet me episodin e ditës së diel. Siç e dini, brenda asaj shtëpie nuk është më Klodian Duro. Ai bëri një koment të…

Read More