Nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme, në natën e ndërrimit të viteve shënohen shumë incidente. “Nata e ndërrimit të viteve ka shumë ngarkesë. Ne jemi gjithë kohën alert Nuk pushojnë telefonatat. Ka raste helmimesh, të dehur, aksidente“, tregon mjekja e urgjencës Fabiola Karaj. Kjo është hera e dytë që doktoreshë Fabiola punon në natën e ndërrimit të viteve. Dëshira dhe pasioni për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve nuk prevalon përtej dëshirës për të qenë bashkë me familjarët e saj në momentin e ndërrimit të viteve, edhe pse këtë vit ka një arsye. “Këtë vit më është rikthyer vëllai nga…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Ai përmendi disa prej arritjeve të vendit gjatë vitit 2023, duke veçuar forcimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj bëri thirrje që politika të lërë mënjanë dallimet dhe të përqendrohet për t’u dhënë rëndësi interesave të shqiptarëve. “Kjo është festa e të gjithëve. Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime. Viti që lamë pas pati zhvillime pozitive, veçoj rritjen e reputacionit të Shqipërisë në botë. Treguam se ndonëse vend i vogël i kemi mundësitë të jemi faktor në rajon e në botë. Këtë vit miliona…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për 2024. ”Le të ndezim bashkërisht një shpresë të re dhe të madhe, drita e së cilës do të ndriçojë përgjatë vitit të ri dhe do të jetë udhërrëfyes për Shqipërinë e të ardhmes më të mirë”,-shkruan Meta. Urimi i plotë Të dashur miq! Në këtë natë ndërrimi të viteve, le ta lëmë pas vitin 2023 duke qenë falenderues për çdo moment që kemi patur fatin të kalojmë me familjen dhe njerëzit e dashur. Mirënjohës për gjërat e mira dhe sukseset e festuara, po aq sa për mësimet e fituara…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nëpërmjet një video-mesazhi në facebook, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Teksa e cilësoi vitin që po lëmë pas si të vështirë për vendin, Tabaku tha se në vitin e ri duhet të kemi në mendje si të ndërtojmë një vend më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve. “Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprrese në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet…
“Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi. Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin…
Nga dita e nesërme 1 janar 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi. Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat…
2023-shi ishte kuqezi! Një nga ngjarjet që shenjuan vitin që po lemë pas ishte padyshim kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Rrugëtimi i Kombëtares nisi në fillim të këtij viti, kur drejtimin e skuadrës e mori Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur ndryshe si Silvinho. Braziliani 48-vjeçar nënshkroi një kontratë 18-mujore deri në 2024 me premtimin se do të bëjë një punë të mirë për arritjen e objektivit të kuqezinjve, kualifikimi për në “Euro 2024”. E nisi me grumbullimin e futbollistëve, që luajnë në skuadra të rëndësishme në Europë. Me nisjen e ndeshjeve kualifikuesve me rezultatet pozitive dhe…
2024 ka mbërritur tanimë në Hong Kong, Kinë dhe Tajvan, duke u pritur me hare dhe një spektakël mahnitës fishekzjarresh që ka ndriçuar qiejt e errët të ishujve dhe Kinës kontinentale. Ngjarja 12-minutëshe, e cila kishte temën “Legjenda e re e Vitit të Ri”, pa fishekzjarre të nisura nga çatitë e disa prej rrokaqiejve të ishullit.
Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është “vetë jeta”. Derisa shijon të qenët e para në botë, ajo nuk ndalet – po përgatitet për garën e rëndësishme në Lojërat Olimpike që do mbahen në Paris, më 2024.
Një urim për vitin 2024 nuk ka munguar as nga Lulzim Basha. Ai nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale me bashkëshorten dhe vajzat e tij, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024. “Ju urojmë nga zemra të gjithë familjeve shqiptare një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe shpresë”,-shkruan Basha.
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku uroi sot qytetarët për Vitin e Ri 2024. “Gëzuar 2024! Qoftë një vit i mbarë për çdo familje shqiptare. Shëndet, lumturi dhe sukses në të gjitha sfidat që vijnë. Mirësia dhe begatia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, u shpreh Balluku. “Vitet kalojnë dhe na vendosin përpara sprovash dhe sfidash, të cilat duan vetpërmbajtje, vullnet dhe forcë padyshim. Lum ata që punojnë dhe lënë emër të mirë në këtë botë. Lum ata që punojnë për vendin. Lum ata që punojnë ditë e natë për të ndryshuar Shqipërinë”, theksoi Balluku. Gëzuar 2024…
Edhe pak orë na ndajnë nga viti i ri 2024, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me një prej veprave të artit të krijuara prej tij. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Rama e shoqëron foton me shkrimin: “Orët e fundit të vitit”. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)