Author: tirana

Enxhi Nasufi, fituesja e “DWTS 2” e ftuar në Fan Club është pyetur se çfarë do bëjë me 50 mijë eurot që ajo fitoi nga ky spektakël. Sipas saj nuk e di ende sepse vazhdon të jetë në mjegull, por për një është e sigurt, nëse investon në klipe dhe koncerte, balerinin e saj Silvi do e ketë gjithmonë me vete. Kiara Tito: Çfarë do bësh me ato 50 mijë euro? Enxhi Nasufi: Të them të drejtën nuk e di fare dhe e kam shumë të sinqertë këtë gjë. Nuk dua të them gjëra që do bëj këtë, do bëj…

Read More

Familjarë, miq dhe dashamirës të aktivistit të njohur ArtanMetohu, përkujtuan njeriun e tyre të dashur duke iu bashkuarnismës së Bashkisë Tiranë, “Dhuro Një Pemë” për qytetin. Një simbolikë e vazhdimit të jetës, e cila bën që edhe pse jo fizikisht, emri i Artan Metohut të vijojë të jetë i gdhendur nëqytetin e tij. Të pranishëm në ceremoni, familjarët dhe miqtë u shprehën se edhe pse ka vite që ka ndërruar jetë, Metohu kujtohet çdo ditëprej tyre për shpirtin e madh dhe njeriun e mrekullueshëm qëishte. Në mbishkrimin e pemës së mbjellë në kryeqytet, u vendosdhe një pllakë përshkruese ku thuhet: “Në përkujtim të ArtanMetohut, qytetarit model të Tiranës, njeriut që kontribuoi me zemër për të ndihmuar njerëzit në nevojë”. I pranishëm në cermoni ishte dhe nënkryetari i Bashkisë sëTiranës, Andi Seferi, i cili tha se vepra e lënë nga ArtanMetohu në aspektin human, nuk do të harrohet kurrë. “Të gjithë ne themi në këto lloj rastesh “i përjetshëm qoftëkujtimi, e përjetshme qoftë vepra”, por Tani bën pjesë tek atolloj qytetarësh vepra e cila ka lënë, qoftë në aspektin qytetardhe intelektual, por dhe mbi të gjitha në aspektin human, ështënjë vepër që nuk do harrohet kurrë”, tha Seferi. Pema e mbjellë do të shërbejë si një pike reference kufamiljarët dhe qytetarët e kryeqytetit do të kujtojnë mikun e tyre dhe shembullin e veprimtarisë së tij për breza me radhë, ashtu sikurse dhe pema do të shekullojë mbi dhe. Kush ishte Artan Metohu? I diplomuar për inxhinieri pyjore, në Institutin e LartëBujqësor Kamëz, në vazhdën e zhvillimeve politike në fillimtë viteve ’90, Metohu zgjodhi të emigronte drejt Italisëfillimisht e më pas në Angli dhe Hollandë, ku mori edheshtetësinë. Falë korrektesës dhe dëshirës për punë, Artan Metohu mundi të integrohej lehtësisht në jetën e emgracionit, duke rriturgradualisht rrethin e miqve dhe ambiciet e tij. Dashuria e tijpër të njohur sa më shumë vende, e çoi të ndërmerrteudhëtime të shpeshta, duke realizuar kështu një ëndërr tëvjetër. Me aparatin e tij fotografik, ai mundi të fiksonte mjaft çaste, duke lënë pas një trashëgimi të madhe të fotografisë. Por emigracioni nuk ishte zgjidhja perfundimtare e jetës së tij. Pas shumë vitesh ai vendosi të kthehet në Shqipëri. Njohës i mirë i disa gjuhëve si anglisht, hollandisht, frëngjishtdhe italisht dhe i prirë prej ideve dhe shembujve humanistë, në fund të viteve ’90 dhe deri në vitin 2003 ai punon me “Ëithout borders”, e më pas me fondacionin “DiaconiaInternational Aid Albania”, me të cilën realizon mbi katërqindprojekte, ku më kryesoret janë: “Kompletimi i qendrës sëzhvillimit në Shkodër”, “Shtëpia e fëmijës 3-6 vjeç Shkodër”, “Shtëpia e fëmijës shkollor, Shkodër”, “Projekte të ndryshmeme qendrën e fshatit S.O.S për “fugizimin e familjes”, “Kompletimi i kuzhinës dhe ambienteve të fjetjes përinstitutin e nxënësve që nuk dëgjojne në Tiranë”, “Kompletimii kuzhinës dhe ambienteve të fjetjes të institutit të fëmijëve qënuk shikojnë në Tirane”, “Kampi veror për jetimorët e Shkodrës ndër vite”, “Kompletimi i qendrës shëndetësore, kopshtit të fëmijëve në fshatin Paktmilot (komuna KryevidhKavajë)”, “Ushqime, paisje të ndryshme për qendrën me aftësimendore e fizike të kufizuara në Fier”, “Kompletimi iambienteve të ngrënies për nënat dhe fëmijët e spitalitPediatrik në Shkodër”, “Ndihma ushqimore dhe bazëmateriale për Kishen Ungjillore”. Gjithashtu ai realizoi dheshumë projekte të tjera humanitare të cilat i kanë ardhur nëndihmë personave në nevojë.

Read More

Bashkia e Dibrës nuk është e qetë, pasi ka pasur zgjedhje të parakohshme dhe arrestime të ish-kryetarëve të mëparshëm. Në episodin e rradhës në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, i ftuar është kryetari i bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu ku për ”Tirana News” ka treguar më shumë për punën. Ai thotë se 2023 ka qenë një vit i mbarë për këtë qytet, edhe pse ka vetëm 6 muaj në këtë detyrë. Spahiu nënvizon se si një vend turistik, edhe puna e bashkisë është e fokusuar në këtë drejtim. ”Para rrugës së Arbërit, Dibra ka qenë 4-5 orë larg Tiranës dhe…

Read More

Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka një mesazh urimi për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Përmes falënderimeve për të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, Presidenti Duka e konsideron vitin 2023 si një nga më të suksesshmit, teksa numëron edhe arritjet e mëdha të futbollit gjatë këtij viti. Në video-mesazhin e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar përmend kualifikimin e Kombëtares shqiptare në EURO 2024 si suksesin më të madh të Shqipërisë së futbollit, si edhe votëbesimin e UEFA-s për FSHF-në, për të organizuar në vitin 2025 finalet…

Read More

Shqiptari Ylli Didani, rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal të shkatërruar më parë gjatë operacionit “Bandi-Hammer” të realizuar nga DEA, policia spanjolle dhe ajo holandeze. Kujtojmë se 5 persona u arrestuan në Spanjë dhe Holandë për trafikimin e mbi 2.3ton kokainë, sasi të kapura në Bilbao dhe Algecira të Spanjës në 2020, 2021 dhe 2022. Ky grup, sipas komunikatës së policisë spanjolle, drejtohej nga një shqiptar i arrestuar më parë në SHBA, i cili kontrollonte trafikun e kokainës në 15 shtete përfshirë dhe Spanjën. 45 vjeçari Ylli Didani, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Alban Koçiu, në prag të ndërrimit të viteve, duke i falenderuar paraprakisht për kontributin e tyre të paçmueshëm gjatë këtij viti që po lëmë pas, ka uruar të gjithë punonjësit e sektorit publik të shëndetësisë në Shqipëri, për një vit të ri sa më të mbarë. Koçiu ka theksuar mirënjohjen për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

Read More

Nga rënia e sferës në Times Square tek qepët e varura, ja disa nga mënyrat sesi e presin vende të ndryshme vitin që po vjen. New York-u e kremton që nga viti 1907 këtë moment me rënien e sferës që shoqëron numërimin së prapthi. Revista Time e lidh këtë traditë me historinë e përdorimit të një topi në një shtyllë për të njoftuar kapitenët e anijeve për kohën, çka daton që nga 1800-ta. Në Skoci, natën e Vitit të Ri lidhet me Hogmanay, apo këmba e parë, siç e quajnë vendasit, i referohet personit të parë që shkel në shtëpinë…

Read More

2023 po mbyll kapitullin për PD, me kryefjalë burgosjen e Sali Berishës, një akt i cili po duartrokitet nga fëmija i tij politik, Lulzim Basha. “Mendoj se Berisha do donte ta shndërronte arrestimin e tij në një martinizimin, si të thuash deri në momentin e fundit ai është në një aktrim politik po del si në pranga nga diktatura. Problemi se ai është ndeshur me gjykata, me SPAK-un dhe janë ata, është drejtësia e re që po bën historinë, Berisha tashmë është histori e mbyllur”, tha analisti Artur Zheji. Viti nisi po vrullshëm për Partinë Demokratike me luftën brenda llojit.…

Read More

Fëmijët jetimë që strehohen në Shtëpinë Rosalba në zonën e Lezhës janë surprizuar këto ditë nga skuadra Besëlidhja Basket. Ekipi i lojtarëve të basketbollit sëbashku me drejtuesit e klubit kanë organizuar një lojë basketbolli me të rinjtë të cilët strehohen në këtë qendër dhe në fund iu janë shpërndara disa dhurata për festat e fundvitit. Presidenti i Besëlidhja Basket, Ylli Ujka, falënderoi stafin e shtëpisë Rosalba për përkushtimin dhe ndihmën që u jep fëmijëve jetimë dhe inkurajoi bizneset për të mbështetur këtë qendër dhe njerëzit në nevojë gjatë gjithë vitit. “Jam shumë i lumtur që me djemtë energjik të Besëlidhja…

Read More

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i kujtoi edhe një herë në këtë prag të ndërrimit të viteve Prishtinës zyrtare se BE-ja pret që zgjedhjet në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.  Duke folur për median serbe, Politika, zyrtari i lartë europian nënvizoi rëndësinë e faktit që ka nisur tashmë krijimi i grupeve nismëtare për nënshkrimin e peticionit. Rithemelimi i pushteteve lokale në veri të Kosovës është i nevojshëm për shtensionimin përfundimtar të situatës, u shpreh ai. “Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të…

Read More

Nënkryetari i “Rithemelimit” Luçiano Boçi është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha do të vijojë të drejtojë PD-në edhe pse është në “arrest shtëpie”. Komentet Boçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se drejtuesit e tjerë të PD duhet të angazhohen tani dhe të marrin përgjegjësitë e tyre organizative, për të maksimalizuar mbështetësit. “Berisha e ka thënë, ai është kryetari i PD, do ta drejtojë PD. Ai e ka thënë, edhe në skutën më të thellë, edhe në hënë po të më çojnë, do e drejtoj PD. Detyra e drejtuesve të tjerë të PD është që të marrin përgjegjësitë e…

Read More

Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht për ekstradimin e autorit të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva, me nënshtetësi portugeze u arrestua në Marok. Edhe pse nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtetas, autoritetet arritën ta transferojnë Saraivën për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa të arrestuarit e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë ekstraduar ende. “Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit A. N. 28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese,…

Read More