Author: tirana

Nga dita e nesërme, më 1 janar, qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza në 27 vende anëtare të BE-së, të cilat përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, mbajtësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë, do të mbeten të vetmit pa mundësinë e lëvizjes së lirë. Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022, duke kapur shifrën prej 40 mijë fluturime për vitin 2023. Po ashtu, për herë të parë në historinë e aeroportit,  kanë udhëtuar rreth 3.4…

Read More

Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i është dhënë 6 orë leje për të marrë pjesë në një varrim. Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme, pasi Beleri bëri kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të një familjari të tij. Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve shprehet se janë marrë masat për shoqërimin e Belerit, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit.

Read More

Kiritimati i kombit të Paqësorit është vendi i parë që mirëpriti vitin 2024. 33 atolet (zinxhir ishujsh të formuar nga korale) që përbëjnë Kiribati, shqiptohet Kiribas, zënë një zonë të madhe në Paqësorin ekuatorial, gati 4,000 km nga lindja në perëndim dhe më shumë se 2,000 km nga veriu në jug. Kiribati do të pasohet nga Zelanda e Re, që do të mirëpresë vitin 2024. I njohur gjithashtu si ishulli i Krishtlindjeve, Kiritimati e feston Vitin e Ri me mish derri të pjekur dhe karavidhe, si dhe ushqime të tjera tradicionale, të tilla banane dhe arra kokosi. Njerëzit mblidhen së…

Read More

Ardit Gjebrea, ndonëse i ka kaluar të 60-at e tij, vijon të mbetet ndër imazhet më të dashura të publikut. “Showman”-i duket së bashku me familjen e tij, teksa ecin në këmbë. Veç angazhimeve në punë, familja Gjebrea është kudo bashkë. Anila dhe Anna janë gjithnjë shoqërueset e tij, dhe të tre së bashku plotësojnë tablonë e familjes së lumtur. Të kombinuar me njëri-tjetrin dhe qetësisht, familja ka përshrkuar rrugën pa u shqetësuar për sytë e kureshtarëve, që i kanë shoqëruar. “Anila ishte dezhurn te shkolla ‘Petro Nini Luarasi’ dhe detyra e saj ishte të mos linte njerëz të huaj…

Read More

Ai është golashënuesi i parë në historinë e saj, i pari në asistime, i pari në paraqitje. Lojtari që e kapi për dore dhe e drejtoi si kapiten dhe protagoniste absolute në pushtimin e Botërorit, Kupës së Amerikës dhe Finalissima. Lionel Messi është legjenda absolute e kombëtares argjentinase dhe te “Albiceleste” po përgatiten të vazhdojnë me një lëvizje fantastike për nder të tij. Konkretisht, sipas presidentit të Federatës, Klaudio Tapia, kur “Pulga” të largohet nga kombëtarja, do të tërhiqet numri “10” për nder të tij përjetë. “Kur Messi të tërhiqet nga kombëtarja, ne nuk do të lejojmë që dikush tjetër…

Read More

Disa ditë më parë në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se Princ Leka kishte nisur një lidhje të re me fotografen Blerta Celibashi. Edhe pse asnjëri nuk e mohoi dhe nuk reagoi në lidhje me lajmin, mesa duket zërat janë “vulosur”. Princ Leka dhe fotografja janë arratisur nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre. Sipas JOQ, ata janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media sapo u konfirmua! Prej kohësh është përfolur ndarja e çiftit mbretëror ku aludohej se gjërat mes Elia…

Read More

Shqiptari Franc Gergely alias Franc Çopja nga Elbasani, 31 vjeç, merr titullin e palakmueshëm të kriminelit të parë të drogës i ekstraduar nga Dubai në Belgjikë. Që nga mëngjesi i djeshme ai ndodhet në një qeli belge. Gergely njihet si mbreti absolut i mjedisit shqiptar, një lider klani që konsiderohet përgjegjës për të paktën nëntë vrasje. Kush është ky njeri, i cili drejtoi biznesin e tij të pistë nga një vilë shumë milionëshe në Dubai dhe u ekspozua përfundimisht nga mesazhet e deshifruara të Sky ECC për bashkëpunëtorët e tij? Kur Frank Gergely hipi në një avion privat të rezervuar…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së Vitit të Ri në Tiranë. Nga koncerti me artistët më të mirë shqiptarë e deri të spektakli i fishekzjarrëve, Veliaj tha se këtë vit risia është se në sheshin “Skënderbej” do ketë pafund turistë që kanë zgjedhur kryeqytetin tonë për të festuar ndërrimin e viteve. “Do të kemi një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh. Koncerti fillon që në orën 21:00 dhe do të performojnë disa artistë. Kemi kuptuar se për vitin e Ri, Tirana është një destinacion i shumë turistëve të huaj, që vendosin ta kalojnë fundvitin…

Read More

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se Big Brother këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari, Andi Vrapi. Ai tregoi se tashmë është konfirmuar se Ledion Liço është prezantuesi i “BBVIP 3”. “Unë besoj që prezantuesi i ‘Big Brother VIP’ do të jetë Ledioni, tashmë është e konfirmuar. Unë mendoj që ai do ta bëjë shumë mirë. Ne tentojmë që t’i paragjykojmë njerëzit që bëjnë këto ndryshime të mëdhaja, pasi largimi i Arbanës nga ‘Big Brother’ është një ndryshim i madh. Nuk mendoj që ka…

Read More

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona, të cilët kanosën me armë dhe plagosën fqinjin, në banesën e tij për motive të dobëta. Në kuadër të operacionit “Fundviti” ranë në pranga shtetasit D. (B). V., 48 vjeç, si dhe S. V., 44 vjeç dhe J. V., 20 vjeç, përkatësisht vëllai dhe djali i 48-vjeçarit, të tre banues në fshatin Shtanë. Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin I. D., 53 vjeç, kanë shkuar në banesën e 53-vjeçarit, ku e kanë kanosur me armë dhe e kanë goditur me grushte. Në cilësinë e provës…

Read More

Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Londra në Athinë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Në muajin mars ai dyshohet se ka vjedhur 290 mijë euro në banesën e një biznesmeni dhe njeriu të njohur në televizionet greke, në Athinë. Pas vjedhjes, shqiptari dyshohet se u largua jashtë shtetit, për t’u arrestuar më pas në Londër. Vetë shqiptari mësohet se nuk e ka pranuar akuzën e ngritur. Pas ekstradimit, ai ka dalë para Gjykatës, ku është vendosur të lihet i lirë në masën “detyrim paraqitje”.

Read More