Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kombëtarja argjentinase: Askush nuk do e mbajë numrin “10” pasi Messi të largohet

11:24 / December 31, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7680
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai është golashënuesi i parë në historinë e saj, i pari në asistime, i pari në paraqitje. Lojtari që e kapi për dore dhe e drejtoi si kapiten dhe protagoniste absolute në pushtimin e Botërorit, Kupës së Amerikës dhe Finalissima. Lionel Messi është legjenda absolute e kombëtares argjentinase dhe te “Albiceleste” po përgatiten të vazhdojnë me një lëvizje fantastike për nder të tij.

Konkretisht, sipas presidentit të Federatës, Klaudio Tapia, kur “Pulga” të largohet nga kombëtarja, do të tërhiqet numri “10” për nder të tij përjetë.

“Kur Messi të tërhiqet nga kombëtarja, ne nuk do të lejojmë që dikush tjetër të mbajë numrin ’10’ pas tij. Ai numër “10” do të tërhiqet përgjithmonë për nder të tij. Është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha ai.

Messi me fanellën e vendit të tij numëron 180 paraqitje me 106 gola dhe 55 asistime, duke qenë i pari në çdo kategori, ndërsa me të ka arritur në dy finale të Kupës së Botës, nga të cilat në të fundit u kurorëzua kampion bote si MVP i turneut me shtatë gola dhe tre asistime. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.