Author: tirana

Në përpjekje për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv, Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet e mëdha turistike me më shumë se 25 persona. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi që nga Qershori i 2024-ës. Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të gjenerojnë konfuzion dhe shqetësime, sipas autoriteteve italiane. Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Evropë. Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, Elisabetta Pesce, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike. Qyteti priti pothuajse…

Read More

Dy persona janë nën hetim në Elbasan, pasi u kapën nga policia duke shitur lëndë piroteknike në rrugë.  Policia ka ushtruar kontroll, dhe në lagjet “Emin Matraxhiu” dhe “Brigada 17 Sulmuese” konstatuan dy personat Sh. B., 25 vjeç dhe L. T., 44 vjeç, të cilët shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla, ndërsea fshihnin edhe të ardhurat. “Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, konstatuan se në rrugë, në lagjet ‘Emin Matraxhiu’ dhe ‘Brigada 17 Sulmuese’, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të…

Read More

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Por si u krijua kjo festë? Le të kthehemi pas në kohë për të kuptuar origjinën e kësaj feste por edhe disa nga karakteristikat e saj. Rreth festës së Vitit të Ri ka fakte dhe supozime të ndryshme për kohën dhe mënyrën se si festohet. Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie me 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak. Por, vende të tjera si Kina, Japonia, India, Vietnami dhe…

Read More

Pesë persona kanë rënë në pranga në Shkodër dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli”. Shërbimet policore gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit. Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5…

Read More

Dje u bë një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt e ndërsa sot vëllai i saj Leonard Ademaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët, që sipas tij janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e rastit. Ai gjithashtu shprehet se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Liridonën. “Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë. Këto ditë i gjetëm në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim. Viti 2023 do të mbetet…

Read More

Aktori i humorit Sejfulla Myftari ose i njohur ndryshe si Cekja i Beratit, ka folur për raportin me bashkëshorten të cilën mes batutash e falenderoi publikisht për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë viteve të karrierës. Madje i kërkoi dhe falje për gabimet gjatë 47 viteve martesë, duke treguar një ndjenjë tërësisht humane. Cekja gjithashtu u ndal dhe te familja ku foli për lidhjen e ngushtë me nipin, duke sjellë një dimension më të thellë të jetës së tij jashtë skenës.

Read More

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore duke krijuar mundësi përmomente me pika shiu.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por edhe mesdita sjll një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 19°C. Era do…

Read More

Dashi Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur nga disa pasiguri tuajat, ndaj të cilave nuk po arrini ende të ngrini krye. Jini të hapur për dialog dhe besojani partnerit/es tuaj, çdo dyshim. Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për të parë përreth, me synim gjetjen e shpirtit binjak. Sa i takon punës, do të ketë situata dhe persona prej të cilëve nuk do të dukeni ndonjë “gjeni”, por tregohuni tolerantë, në fund do ia vlejë. Demi Mos u përfshini nga dembelizmi, pasi në të kundërt humori juaj do të humbasë. Organizoni diçka, edhe…

Read More

Juventus ka fituar me rezultatin minimal 1 me 0 në “Allianz Stadium”. Goli i Rabiot në minutën e 47’, kur sa kishte filluar pjesa e dytë, ka mjaftuar për fitoren e gjithë ndeshjes. 3 pikë shumë të vlefshme këto, që e afrojnë Juventusin në vetëm 2 pikë nga Interi i vendit të parë. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për javën e 18 në Seria A. Ndeshje pa shumë raste në Torino, ku u vërejt një dominim nga Juventus. Viti 2024 do të jetë mjaft i luftuar për fitimin e titullit kampion, ku gara më e ashpër pritet mes Interit…

Read More

Albina e ka akuzuar Albën se ka kryer marrëdhënie jashtë kamerave me Endin, pasi sipas saj ajo ka një pëlqim për djalin. Konkurrentja i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë që nuk ka një pëlqim dhe nuk ndjen asgjë për Endin sepse ka një simpati për Vedatin. Pjesë nga debati: Alba: Unë ndihem e ofenduar, kam dhënë pëlqim për Vedatin, dhe s’mund të ndjej diçka për Endin. Albina: E ke pëlqimin të dhunshëm për Endin. Ti flet broçkulla. Unë dyshoj që ka pasur marrëdhënie me Endin, po nuk tregon. Dhe gjatë gjithë kësaj kohë është në agresivitet, ndoshta ai…

Read More

Disa mijëra protestues dolën sërish në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, të shtunën për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Protesta u thirr nga iniciativa civile joformale, ProGlas, e nisur nga figura të njohura publike. Organizatorët thanë se kërkesa e ProGlasit është që brenda gjashtë muajve të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, “pas procesit të ndryshimit rrënjësor të kushteve zgjedhore”. Ata thonë se është “tradhtuar” vullneti elektoral i qytetarëve. Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e…

Read More