Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa foli për punën e policisë në 2023, u ndalua edhe tek vetëpastrimi i policisë. Për plotësimin e formularëve, ai tha se janë mbledhur të gjitha, por askush nuk ka pranuar se ka patur Sky ECC apo EncroChat qoftë edhe për çështje pune. Megjithatë për sa i përket këtyrë formularëve ka nisur edhe një analizë për secilin prej efektivëve. Rrumbullaku u shpreh se, ashtu si kreu i Spak Altin Dumani, ata kanë informacione të sakta për sa i përket përdorimit të Sky ECC apo EncroChat, raporton gazetari…
Author: tirana
Ç’zbulim i rrallë! Ky zog (chlorophanes spiza) e ka gjysmën e djathtë të trupit mashkull dhe gjysmën e majtë femër. Parimisht ky zog ushqehet me fruta dhe është i përhapur nga Meksika jugore deri në Brazilin jugor. Ai arrin 13 deri 14 centrimetra. Zogu mashkull ka ngjyrë jeshile në blu, zogu femër ka pupla në ngjyrë jeshile bari. Është hera e parë që një zog i tillë gjinandromorf vëzhgohet në hapësirën natyrore ku jeton. Një gjinandromorfizëm i tillë krijohet kur një ovum (vezë) nuk ndahet mirë dhe fekondohet nga dy spermie. Ky fenomen i rrallë është konstatuar edhe tek kanarinat,…
Nga 1 janari 2024, të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me tatim mbi të ardhurat sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se korporatat, ndërsa bizneset e vogla do të vijojnë me zero tatim deri më 31 janar 2029. Për kontabilistët ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat po krijon pabarazi mes bizneseve dhe godet shtresën e mesme. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se kjo kategori nga 1 janari 2024 do të paguajë deri 50% më pak tatim se të punësuarit. Për ekspertët edhe Akti Normativ për ndryshimet e ligjit vlerësohet i pazbatueshëm dhe me kosto…
Ishte ky ishull i vogël i izoluar në Oqeanin Paqësor, nga ku në mëngjesin e 6 gushtit 1945, bombarduesi u ngrit për të hedhur bombën atomike në Hiroshima. Aeroporti Ushtarak Tinian, i braktisur për dekada, tani po rindërtohet nga ushtria amerikane. Për të kundërshtuar rritjen e ndikimit kinez në rajonin Azi-Paqësor, SHBA po shpenzon miliarda dollarë në lokacione të reja strategjike si baza alternative ushtarake që mund të përdoren në rast të një sulmi në infrastrukturën e saj kryesore. Kjo politikë, si një masë urgjente nga Uashingtoni, i përgjigjet një strategjie të ngjashme të ndjekur nga Pekini, ku prej vitesh…
Ka përfunduar i gjithë dorëzimi i formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit, 6 ditë përpara përfundimit të afatit të fundit që ishte data 4 janar 2024. Burime bëjnë me dije se askush nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar të ketë pasur në përdorim aplikacionet që u lidhen me grupet kriminale. Të gjithë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim.
Në të njëjtën orë që GJKKO pritet të shpallë vendim për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar të mbajë konferencën e fundvitit. Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri në orën 12:00. Fokusi i konferencës do të jetë një përmbledhje e arritjeve e sfidave përgjatë vitit 2023 dhe prezantim i objektivave për vitin e ri, 2024. Gjykata e Posaçme pritet të marrë sot në orën 12:00 vendimin për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën. Ndërkaq avokatëve të Berishës iu dogj afati dje për të dorëzuar…
Fundviti shënon një kohë ku blerjet e ushqimeve bëhen thelbësore për shumë familje. Fokusi kryesor i tyre është çmimi, i cili vazhdimisht rritet vit pas viti. Nga një vëzhgim i Monitor në treg rezulton se me një shumë të caktuar parash sot mun dtë blesh më pak produkte. Në një krahasim me vitin e kaluar, kur me 10 mijë lekë mund të blihej një gamë më e gjerë e produkteve, tani kjo shumë ka bërë një diferencë të dukshme. Nëse vitin e kaluar mund të blinim 23 produkte bazë të shportës me një shumë prej 10 mijë lekësh, tani kjo…
Spanja me fundin e vitit 2023 e përmbyll kryesimin e Bashkimit Evropian (BE) për t’ia dorëzuar këtë detyrë Belgjikës. Kështu Belgjika, vendi në të cilin edhe ndodhet selia e Bashkimit Evropian, dhe i cili ishte i pari që kishte rolin e kryesuesit kur ky sistem u vendos, do të kryesojë për të 13 herë me radhë. Dhe ky kryesim i Belgjikës ndodh në një moment kyç për BE-në pasi nga fundi i kësaj presidence, mes datave 6 dhe 9 qershor, do të zhvillohen zgjedhjet evropiane. E, për Belgjikën, dita e zgjedhjeve do të jetë edhe më e rëndësishme pasi në…
Ka qenë e vështirë ta mbante të fshehtë lajmin e pritjes së ëmbël për shumë javë, por sonte Olta e konformoi nga finalja e DWTS. Me gjithë komplimentet e vazhdueshme për sharmin javë pas jave, sonte, më shumë se çdo javë tjetër, ia vuri në dukje edhe moderatorja Bora Zemani. Ama kishte një qëllim. Bora e ftoi Oltën në skenë duke e komplimentuar edhe një herë tjetër për nurin e jashtëzakonshëm që ka marrë gjatë këtyre javëve. Dhe aktorja, e emocionuar, më në fund, pranoi se është në pritje të ëmbël: “Unë jam në fazën më të bukur që mund…
Enxhi Nasufi, e shoqëruar nga balerini profesionist, Silvestër Shuta ishte fituesja e këtij edicioni të “Dancing With the Stars Albania”. Bukuroshja e njohur u emocionua jashtëzakonisht shumë në momentin që iu dha lajmi. Ajo filloi të qante dhe u shpreh shumë e lumtur për gjithë mbështetjen që ka marrë përgjatë kësaj periudhe.Në juri kësaj radhe ishin: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari, Olta Gixhari dhe Lori Bala. Nën drejtimin e Bora Zemanit dhe Eno Popit, këtë spektakël vitin e kaluar e fitoi Sara Hoxha.
Forcat izraelite kanë bombarduar gjatë natës Gazës, duke shkaktuar të paktën 200 viktima. Avionët kryen gjithashtu një seri sulmesh ajrore në kampin Nuseirat në Gaza Ushtria izraelite tha se kishte shkatërruar një rrjet tunelesh në bodrumin e njërës prej shtëpive të liderit të Hamasit për Gazën, Yahya Sinwar, në qytetin e Gazës. Numri i të vrarëve palestinezë ka shkuar në 21,507. Mijëra trupa të tjerë dyshohet se do të varrosen në rrënojat e lagjeve.
Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e kaluar në Meksikë, ku tre persona të armatosur hapën zjarr gjatë një feste në Ciudad Obregon, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur 26 të tjerë. Dy nga viktimat dhe pesë nga të plagosurit janë të mitur. Katër persona janë transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerë tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas prokurorëve në shtetin Sonora, të shtënat mund të kenë qenë një sulm ndaj një anëtari të dyshuar të një karteli droge, i kërkuar për vrasje dhe krime të tjera, i cili u vra teksa u përpoq…