Author: tirana

Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka bërë renditjen e shenjave duke treguar se si do të jetë fati i tyre në para, dashuri dhe shëndet në vitin që po vjen 2024. 12. Shigjetari Duke e ditur që planeti udhëheqës i Shigjetarit kalon përballë shenjës së tij, në Binjakë, Shigjetarit i jepet ky pozicion. Dhe Shigjetarët nga fluturimet nëpër avion, duhet të ulen me këmbë në tokë në 2024-ën, të pozicionohen mirë dhe mbase të kenë rregulluar mirë planet dhe projektet e tyre, mund të fillojnë bashkëpunime të fuqishme, nga qershori e tutje. Paratë Duhet të…

Read More

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesën e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta. Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviç, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se…

Read More

Nga Elisa Spiropali/ Të dashur qytetarë, folës të një gjuhe, atdhetar të një flamuri, motra e vëllezër shqiptarë kudo ndodheni, Dua t’ju uroj në këtë vigjilje të Vitit të Ri, shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë, për Ju dhe familjet Tuaja. Dëshiroj që ky vit ri të afrohet me trokitjen e mbarë, në një derë që mund të hapet me plot mundësi të reja, ëndrra të përmbushura dhe vullnet të shtuar njerëzor për të realizuar gjithçka që e tashmja kërkon dhe e ardhmja thërret. Me besimin e palëkundur dhe vullnetin e jashtëzakonshëm unë jam gjithmonë e më e bindur se…

Read More

Will Smith kujtoi takimin e vetëm, me Pepën e grupit “Salt-N-Pepa”. Duke folur në podcastin ‘Class of ’88’, ai përshkroi takimin e tyre në fund të viteve ’80, duke pranuar se ishte “i tmerruar”. Aktori ka shpjeguar se ishte “i fiksuar” me këngëtaren prej vitesh, por asnjëherë nuk pati rastin të afrohej me të, pasi ajo ishte vazhdimisht në një lidhje me dikë tjetër. “Në një moment, ne të dy ishim në Los Angeles, kështu që mendova të bëja lëvizjen time. Kjo vajzë ishte e veçantë dhe doja t’i bëja përshtypje. Ndaj mora me qira një Mercedes të bardhë kabrio”,…

Read More

Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një reagim për sqaruar, sipas tij, të gjitha keqkuptimet e krijuara përmes burimeve të informacionit, në lidhje me hetimin që SPAK ka ndërmarrë në drejtim të tij. Teksa është shprehur se është njeriu më i interesuar për t’u hetuar, Beqaj ka sqaruar se agjencia që drejtonte, ‘Saspac’ nuk menaxhon fornde as bën tendera, por vetëm koordinon programe me financim të huaj në funksion të qeverisë. Përsa i përket akuzave për lidhje me kompani farmaceutike, ai nënvizon se nuk ka pasur as në kohën kur ishte ministër dhe as tani marrëdhënie interesash ekonomike,…

Read More

Nuk ka surpriza, Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2024, nuk do të rinovojë me “Zonjën e Vjetër” dhe do të dalë si futbollist i lirë. Klubi dhe lojtari nuk do takohen për të diskutuar rinovimin, pasi drejtuesit po punojnë për të gjetur një zëvendësues, për t’a vënë në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Në Torino nga 2015-2016, në fund të edicionit që po luhet, Alex Sandro mbyll 9 sezone në Piemonte me fanellën e një prej…

Read More

David Beckham ka postuar dy foto të rralla me nënën e tij në rrjetet sociale. Ish-futbollisti shpesh ndan me publikun e tij materiale nga përditshmëria e tij. Në fakt, ose Victoria Beckham ose fëmijët e tyre janë personazhet kryesore në postimet e tij. Megjithatë këtë herë, David Beckham ka postuar në llogarinë personale në Instagram dy foto me nënën e tij. Ashtu siç tregon edhe në mbishkrimin, me të cilin ka shoqëruar postimin e tij, fotot janë realizuar pas një darke Krishtlindjesh.

Read More

Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Ariccia të Italisë, pasi akuzohen për vatrën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ndaj një shtetasi italian. Mediat e huaja shkruajnë se shtetasi italian kishte kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, të cilit i erdhi në ndihmë djali i tij, 20 vjeç. Konflikti degradoi më tej, ku 20-vjeçari goditi me thikë shtetasin italian në gjoks. I plagosuri u transportua me urgjencë për në spital ku u nënshtrua një operacioni.

Read More

Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e Republikës e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë. Me vendim të qeverisë tashmë organika e plotë e gardës shtohet me 70, duke shkuar në 1.505 gardistë, pikërisht për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Për të shkuar tek ky numër, disa ditë më parë Garda e Republikës ka hapur edhe garën ku të interesuarit mund të aplikojnë

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Tiranës.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut Kombëtar, ku një automjet ka përplasur një 70-vjeçar që ishte duke kaluar rrugën. I moshuari është dërguar në spital, teksa sipas policië, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjeti është arrestuar.Njoftimi i policisë:Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimin e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, raporton BW. Hetimet për ish-ministrin Beqaj do të shtrihen edhe në Poloni, pasi dyshohet se atje janë kryer disa transaksione. Kujtojmë se që prej mesditës së djeshme, me urdhër të SPAK, BKH dhe policia janë duke ushtruar kontroll në ambientet e farmacisë “Delta Pharma”, por edhe në disa farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë. Kontrolli vjen në sajë të një hetimi të ri penal, pas indicieve që SPAK ka marrë, ku dyshohet se në kohën kur Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë,…

Read More

Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e premte). Biseda e tyre ka degraduar duke kaluar edhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Bukuroshja nga Gjakova kërkoi nga Shqipja që në këtë bisedë të mos e përfshijë të dashurin e saj. “Nuk e kam problem. Nuk më dhemb”, tha në anën tjetër ish-konkurrentja e “Përputhen”. Maloku më pas e nervozuar reagon: “A ia kam prekur organin gjenital Shqipe? Organin gjenital nuk ia kam prekur askujt”.

Read More