Author: tirana

325 anëtarë të rinj i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, numri më i lartë ndonjëherë. Të pranishëm në këtë ceremoni të betimit ishin edhe autoritetet më të larta shtetërore, të cilët njëherazi u shprehën krenarë me arritjet e FSK-së. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shprehu vlerësime të larta nga ky sukses i ushtarëve të rinj, për të cilën tha se të njëjtit janë trashëgimtarë të UÇK-së. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se ndihet krenar me arritjet e Ushtrisë së Kosovës. Ai u zotua para ushtarëve që qeveria do ta përkrahë gjithmonë këtë institucion. “Të dashur ushtar…

Read More

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo në një intervistë për median spanjolle “MARCA”, theksoi se këto 6 muaj do të punojnë si të çmendur për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europian. Braziliani foli edhe pak nga rrugëtimi i tij me kuqezinjtë, jeta në Tiranë ndërsa zbuloi se nga Spanja do të merrte Rodrin. Si përfundoi Silvinjo në Shqipëri? Ndodhi gjatë një darke në Milano, e kuptova se bëhej fjalë për një ofertë të mirë në të gjitha termat. Më pas udhëtova në Tiranë dhe më pëlqeu. Filluam të punonim si të çmendur, aq shumë sa vetëm para pak kohësh zbulova bukurinë…

Read More

Ilir Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara në të gjithë anëtarët e SASPAC, një hetim tjetër që tashmë SPAK ka në dorë. “Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim. Ministri Balla shoqërohej në këtë vizitë nga Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i DVP Vlorë Ermal Muça dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit lokale e Policisë së Shtetit. Balla uroi inspektorin e policisë Çaushaj për shtëpinë e re bashkë me urimet për vitin e ri. Duke folur rreth programit qeveritar për akordimin…

Read More

Në konferencën për shtyp, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka lidhje me arrestimin e Fatos Nanos aso kohe. Berisha tha se Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë nga qeveria e PD, edhe pse sipas tij, ka zhdukur miliona euro ndihma italiane për shqiptarët. “Fatos Nano është arrestuar për një abuzim. Ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan. Dhe kjo dosje u përgatit dhe u paraqit edhe në parlament me elementë kryesorë nga Korbeci, e vërteta është se edhe Qemal Disha, në atë kohë ministër financash, kishte refuzuar të firmoste. Kështu…

Read More

“Në kohën që kam qenë ministër dhe sot nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik e financiar me kompanitë farmaceutike në Shqipëri, apo pronarët e tyre”,-tha ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas daljes nga SPAK. Ai mohoi të ketë lidhje me kompanitë farmaceutike dhe u shpreh i hapur ndaj drejtësisë, teksa foli edhe për kontrollin e djeshëm në shtëpinë e tij. “Së pari ministri nuk menaxhon fondet huaja, nuk bën tendera, koordinon financimet e huaja ëpr qeverinë. Në kohën që kam qenë ministër dhe sot nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik e financiar me kompanitë…

Read More

Këtë të premte, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që mbante postin e ministrit.

Read More

Viti 2023 do të mbyllet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Të shtunën dhe të dielën parashikohet mot me alternime vranësirash, por nuk do mungojnë kthjellimet e herëpashershme. Mjegulla do të jetë prezente kryesisht përgjatë zonave luginore, që do të vazhdojë deri në orën 9-10 të mëngjesit, shpjegoi sinoptikanja Besa Sherollari, në një lidhje direkte nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Era gjatë këtyre ditëve pritet të jetë e lehtë, me shpejtësi mesatare deri në 6 metër për sekondë, duke bërë që valëzimi si në detin Adriatik, dhe atë Jon, të jetë i ulët, me forcë 1 ballë. Temperaturat variojnë nga -2 gradë…

Read More

Për bonusin e bebit, Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime ku përfshin si kusht qëndrimin 180 ditë në Shqipëri në vitin paraardhës për prindërit e foshnjave të sapolindura. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS. “Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë: a) prindi/prindërit e foshnjës së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile”,…

Read More

Real Madrid ka zyrtarizuar rinovimin e Carlo Ancelotti-t për dy sezone, deri në vitin 2026. Italiani i dha fund kontratës me bardhezinjtë në qershor dhe ishte i lirë të negocionte me çdo subjekt tjetër që nga 1 janari. Nga ana tjetër, ekzistonte kërcënimi nga Federata Braziliane e Futbollit për të marrë shërbimet e tij. Klubi i bardhë preferoi të bënte një lëvizje përpara se të ndodhte kjo dhe në një negociatë të rrufeshme, ata arritën një marrëveshje që Ancelotti të vazhdonte, siç ishte edhe dëshira e gjithë skuadrës. Real Madridi e njoftoi atë në një deklaratë: “Real Madrid C.F. dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka bërë me dije nisjen e punimeve në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë. Në një postim në Facebook, kryeministri shprehet se në vijim të punës në Lotin 1 dhe 2 ka nisur puna edhe në Lotin 3 dhe 4 në punimet për autostradën Elbasan-Qafë Thanë. “Në vijim të punës në Lotin 1 dhe 2 filluan punimet edhe në Lotin 3 dhe 4 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Qafë Thanë”, njofton kryeministri Rama.

Read More

Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.

Read More