Author: tirana

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, u është caktuar vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj. Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të…

Read More

Byroja Kombëtare e Hetimit, e mbështetur nga Policia e Shtetit, është duke zhvilluar kontrolle në disa depo farmaceutike dhe farmaci në kryeqytet. Kontrollet janë për llogari të një hetimi mbi marrëdhëniet kontraktore të subjekteve farmaceutike me Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës që ky dikaster drejtohej nga Ilir Beqaj. Nga kontrollet në këto subjekte, agjentët e BKH kanë sekuestruar dokumente shkresore, si edhe pajisje elektronike.

Read More

Mbrëmë në shtëpinë e ”Big Brother VIP Kosova 2” u mbajt darka e të nominuarve. Pesë banorët e nominuar kanë diskutuar me njëri-tjetrin mbi zhvillimet javore, dhe i janë përgjigju pyetjeve që publiku iu ka bvërë. “Pse në Prime e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ka qenë një pyetje që i është bërë këngëtares Linda Halimi. “Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja.

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi dje një bonus shtesë prej 5,000 lekësh, për festat e fundvitit, për të gjitha pensionet familjare dhe për të gjithë përfituesit e pensionit si invalidë të punës. Lajmin e bëri të ditur sot drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado, i cili informoi se ky shpërblim mund të merret përgjatë gjithë vitit 2024. Projektvendimi që paraqitet për shqyrtim është në përputhje me programin politik të Këshillit të Ministrave dhe është i mbështetur në dispozitat ligjore të fushës së shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera sociale. Ai synon të shpërblejë në mënyrë të veçantë personat që…

Read More

Snajperisti britanik, Craig Harrison, në një intervistë për Dodge Wodall, ka rrëfyer për përjetimet e tij të tmerrshme gjatë luftës së Kosovës. Harrison në këtë intervistë ka folur edhe për rëndimin e gjendjes së tij shpirtërore e psikologjike nga tmerret që ka parë pasi ka zbarkuar në Kosovës si pjesë e trupave të NATO-s. Harrison ka treguar edhe një prej ngjarjeve më tronditëse që ka përjetuar në Kosovë, kur në bodrumin e një shkolle, kishte gjetur 6 gra të zhveshura, gjallë e të mbuluara me gjak, që ishin dhunuar nga ushtria serbe. “Më kujtohet kur e morën nën kontroll një…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një konferencë për mediat, ka bërë bilancin e vitit 2023, ku tha se çështjet me interes publik janë trajtuar dhe kanë më shumë përparësi sesa çështjet e individëve. Ai shtoi edhe se është për tu vlerësuar fakti se janë hequr rreth 24 mijë dosje dhe nëse hiqen edhe dosjet e viteve 2017-2018, puna e gjyqtarëve do të jetë më e lehtë. Megjithatë, Sadushi tha se vonesat e tepruara janë të pajustifikueshme. “Çështjet me interes publik janë trajtuar me përparësi. Duke parë në balancë këtë situatë mes individitet dhe çështje me interes, Gjykata…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka mbajtur këtë të premte një konferencë për mediat në ambientet e gjykatës ku ka bërë bilancin për vitin 2023, si dhe ka listuar prioritetet për vitin 2024. Gjatë fjalës së tij, Sadushi është shprehur se është ulur numri i çështjeve të prapambetura teksa ka shtuar se në vitin 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore, nga të cilët 2.931 i përkasin Kolegjit Administrativ, 2.689 vendime të Kolegjit Civil dhe 2.228 vendime të Kolegjit Penal. Referuar këtyre të dhënave, Sadushi thotë se çdo gjyqtar ka mbajtur për këtë vit një ngarkesë prej afro 440…

Read More

Në 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë legjenda Pele. Braziliani që bëri gjithë botën të dashurohej pas futbollit të tij, vdiq pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte kohë që luftonte. Legjenda e futbollit brazilian dhe atij ndërkombëtar, më i dashuri në vendin e tij, për shumë vite ishte në qendër të një rivaliteti të largët me Maradonën për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Pelé, ishte i vetmi futbollist që kishte fituar tre herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në katër edicione të ndryshme. Pele është golashënuesi më i…

Read More

Gazeta greke ‘Kathimerini” shkruan sot se Athina është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës’ sa i takon çështjes Beleri. “Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili përballë Fredi Belerit humbi në zgjedhjet e majit, por vazhdon të qëndrojë në detyre”, shkruan gazeta. Pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene. Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një…

Read More

“Thuaja rini”, një prej këngëve më të bukura shqiptare, vjen këtë herë e realizuar ndryshe nga një grup të rinjsh korçarë. Talente në art, teknologji, sport, media e fusha të tjera, ata janë bashkuar për të sjellë një version ndryshe të kësaj kënge. Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte momente nga ky interpretim, i realizuar me mjeshtëri nga të rinjtë e Korçës. Me muzikë të Agim Krajkës dhe tekst të Xhuliana Jorganxhi, kënga “Thuaja rini” është interpretuar fillimisht nga Parashqevi Simaku, duke përcjellë një mesazh të fortë edhe për ditët e sotme.

Read More

Në këto ditë festive, Kosova është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një 34-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli dhe ka gjetur vdekjen. Ajo është Artila Kameri, e cila ka lënë pas një vajzë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që mund të kenë shtyrë të rënë drejt këtij akti të rëndë. Ndërkohë thuhet se disa vite më parë 34-vjeçarja ka humbur edhe të shoqin, i cili po ashtu ka kryer vetëvrasje.

Read More