Author: tirana

Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumanit e ndaj gjyqtares Irena Gjoka. ”Unë dënoj me forcë sulmet, shpifjet, fyerjet e kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK e kryetarit të nderuar Altin Dumani, ndaj gjyqtares së nderuar Irena Gjoka dhe organeve të drejtësisë në përgjithësi, nga Tirani më i përkëdhelur dhe i pandëshkueshmi në këto 33 vite”,-shkruan Zef Brozi. Duke ju referuar Sali Berishës, Brozi thotë se këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë prokurorët e gjyqtarët, por përkundrazi duhet të jenë…

Read More

Stresi lë një ndikim tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës. Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës. Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat. Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët…

Read More

Pas zgjedhjeve në Serbi vazhdojnë protestat. Opozita i kundërshton rezultatet dhe akuzon pushtetin për manipulime. Por suksesi i protestave varet nga disa faktorë. Dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi kanë shkaktuar një valë të re protestash dhe kanë çuar vendin në një krizë të re politike. Përveç faktit që zgjedhjet treguan se Serbia është politikisht në “vendnumëro”, ku pavarësisht të gjitha përpjekjeve del sërish i njëjti fitues, më shumë se kurrë theksuan paralizën e plotë të institucioneve. Praktikisht nuk është më sekrete që policia u urdhërua të mos u përgjigjej thirrjeve për parregullsi në qendra të caktuara votimi, por…

Read More

Një 25-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë, duke e goditur 10 herë një të moshuar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës. Ngjarja ka ndodhur në Kefaloni të Greqisë. 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ndërkohë që 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante. ERT raporton se kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan. Viktima arriti të dilte…

Read More

Shumë mund ta kenë parë shtyrjen për herë të tretë të seancës ku do t’i komunikohet masa e re e sigurisë Sali Berishës si një taktikë për të fituar kohë. Avokti i tij Genc Gjokutaj në “Debat” nga Alba Alishani i hodhi poshtë këto hipoteza. Sipas tij, zvarritje të procesit nuk ka dhe as nuk po përpiqen që të fitojnë kohë. Pas marrjes së autorizimit nga Parlamenti, ka nisur procesi i zëvendësimit të masës së sigurisë, por mbrojtja e Sali Berishës ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka nga procesi. Pritet që kreut të Rithemelimit t’i ndalohet edhe komunikimi me…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë pritjes së fundvitit për mediat, falënderoi gazetarët për punën e tyre gjatë vitit. Presidentja pati një fjalim ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Fjalimin e përmbylli me fjalinë “This barbie is the president” (kjo barbie është presidente), pasi, siç tha presidentja, shpeshherë është pyetur se përse po vishet me ngjyrë rozë.

Read More

Këtë të premte, vendi ynë do të kushtëzohet nga qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.

Read More

Dashi Kjo e premte në dashuri me hënën në anën tuaj do të mund të shijoni emocione të bukura dhe gjithashtu një dozë të mirë pasioni. Në punë, është koha për të punuar shumë për të arritur rezultate dhe për të aspiruar pozicione më të dobishme. Demi Të premten në dashuri do të mund të filloni të bëni plane për të ardhmen e afërt dhe në punë me fundin e vitit do të arrini të merrni një kënaqësi të madhe. Binjakët Të premten kjo ditë fillon me një hënë të favorshme ndaj prisni emocione të bukura. Në punë, pas një…

Read More

Partia Demokratike po feston këtë mbrëmje Vitin e Ri. Dhe, kryetari i saj Lulzim Basha duke se ka marrë rolin e DJ-t. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer. Demokratët e asaj që njihet si PD-ja zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo dhe aq të mbarë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë. Zgjedhjet lokale të 14 majit i humbën, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi…

Read More

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka publikuar një foto në rjetin social “X” me një grup shoqëror. Ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar është prania e dy ministreve të kabinetit qeveritar “Rama 3”. “Çfarë nate gallatë”, ka shkruar deputetja Tabaku në mbishkrimin e fotos ku shihet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kultures, Elva Margariti.

Read More

2023 ishte një vit plot me ngjarje sa interesante aq edhe të çuditshme, duke filluar nga një grua në Australi që iu hoq një krimb i gjallë nga truri deri te një shofer në Tokio që u arrestua për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi. Incidente të shumta lanë gjurmë në vitin që jemi gati për t’i thënë lamtumirë, duke befasuar dhe mahnitur lexuesit. Njeriu humb jetën pasi qeni i tij aksidentalisht shkrepi këmbzën e armës Në shtetin amerikan të Kansasit, një burrë që udhëtonte me qenin e tij në ulësen e pasme humbi jetën kur qeni i tij shkaktoi…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli duke folur për kërkesën e SPAK ndaj Berishës, tha se ka disa arsye përse ish-kryeministri nuk ishte paraqitur që në fillim kur iu caktua “detyrim paraqitje”. Vangjeli tha se Berisha i frikësohej faktit se nëse do të paraqitej në SPAK, do të ishte vetëm fillimi për shumë çështje të tjera për të cilat mund të nisë hetimi ndaj tij, si 21 janari, Gërdeci etj. “Unë besoj se Berisha këtë dosjen e cështjes Partizani e konsideron si një aperitiv, sepse menuja e dyshimeve publike mbi Berishën është shumë herë më e rëndë se dheu që mban 17 kulla.…

Read More