Author: tirana

Të gjitha shërbimet e-Albania do ofrohen më shpejt dhe në mënyrë më të lehtësuar për qytetarët. Kështu nëse kërkoni sqarime se si mund të merrni certifikatën e pronësisë , si të aplikoni për pasaportë apo pyetje të tjera rreth biznesit tuaj, përgjigjet do t`u vijnë menjëherë pas pyetjeve tuaja në telefon. “Për të aplikuar për një certifikatë pronësie ju duhet të përdorni shërbimin aplikimi për certifikatë pronësie, duke u loguar si qytetar ose biznes. Pas zgjedhjes së shërbimit zgjidhni përdor, plotësonin formularin e ri dhe formularin e shërbimeve të kërkuara”, tha drejtoresha e AKSHI-t. Sipas qeverisë nuk ka rëndësi ku…

Read More

Këtë të premte, SPAK ka kryer kontrolle në disa kompani farmaceutike. Mësohet se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj. SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon. Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit…

Read More

Bashkia e Lezhës u ka falur bizneseve rreth 30 milion lek, detyrime financiare të prapambetura prej një dekade. Numri dy i bashkisë, Ermal Pacaj tha se bëhet fjalë për gjoba të vendosura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilat bizneset nuk i kanë shlyer dhe bashkia nuk mundet t’i vlejë, pasi mungon dokumentacioni ligjor për t’i paditur në gjykatë. “Janë shuma të ngarkuara nga Kontrolli i Lartë i Shetit, pra detyrime nga subjekte dhe biznese, por edhe për ish-punonjës të bashkisë. I përkasin periudhës para vitit 2010. Është parashkruar si detyrim se kanë kaluar 14 vite. Nuk janë falur…

Read More

Rusia pretendon se Bashkimi Europian po i bën shantazh Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç. “BE po i thotë Serbisë se duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut”, u shpreh ministri i jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov, në një intervistë për median Rusia24. Kryediplomati i Putinit përsëriti retorikën e zakonshme se perëndimi po tenton të përsërisë skenarin e Ukrainës të vitit2014 për të përmbysur lidershipin edhe në Beograd. “Perëndimi u përpoq të shantazhonte Serbinë duke i lënë dy zgjedhje: t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë ose të përballet me…

Read More

Në qytetin e Burrelit po punohet për disiplinimin e plotë të ujërave të zeza. Është vendosur që ujërat e ndotur të qytetit dhe ato të periferisë, të bashkohen në një vend ku do të përpunohen dhe në lumin e Matit nuk do të derdhen më ujëra të ndotura. Muaj më parë Bashkia Mat, kryetari saj Agron Malaj ka zhvilluar dëgjesa me qytetarët pranë impiantit. Është menduar që uji i pastër tē përdoret edhe për vaditje nga banorët e fshatit Burrel.Në postimin e tij kryebashkiaku Malaj nënvezoi se: Nis puna për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, të ujrave të ndotur në…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha sqarom se ndryshe nga vendimi i parë që gjykata ishte e kufizuar me afate kohore, GJKKO nuk është e kushtëzuar. Pas zvarritjes së kësaj jave, ende nuk dihet nëse seanca e së shtunës do të shqyrtojë kërkesën e Saëo Berishës, pasi sipas gazetares Hoxha, avokatët do të shterojnë çdo mundësi. “Ajo që vlen për tu theksuar se ndryshe nga seanca e parë s kur gjykata ishte e kufizuar me afatet kohore, ligje është i qartë që nuk ka afate, gjykata nuk është e kushtëzuar për të dhënë një vendim që ta detyronte për gjetjen e avokatëve kryesisht…

Read More

Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 78-vjeçare. Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hetimi i…

Read More

Vulosja e masës së sigurisë që SPAK kërkon për Sali Berishën është shtyrë sërish, pasi sipas gjykatës iu është dhënë mundësi avokatëve mbrojtës që të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, tha se afati për të depozituar kërkesën është tre ditë. Sipas tij ata sot kanë marrë provat me të cilat mendojnë se provohet njëanshmëria e gjyqtares. ”Siç u njoftuam dje, kërkesa për depozitimin për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej 3 ditësh. Gjykata e shtyu deri në orën 12:00 të së shtunës. Sot kemi marrë provat pasi kërkesa nuk bëhet pa…

Read More

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u regjistruan 3016 botime të reja për vitin e shkuar, por vetëm gjashtë prej tyre janë vlerësuar si më të mirat e vitit 2022. Për përkthimin më të mirë, u vlerësua Mira Meksi që edhe nga panairi i nëntorit u vlerësua si shkrimtare. Mira Meksi u shpall dje fituesja e Çmimit Kombëtar në Letërsi në gjininë e përkthimit me romanin “Vjeshta e Patriarkut” e Nobelistit Gabriel Garcia Marques. Me motivacionin e “Sjelljes së romanit me një shqipe të pastër me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që respekton jo vetëm stilin e autorit, por dhe sjell…

Read More

Për herë të disatë, edhe këtë të enjte është shtyrë seanca për vulosjen e vendimit që SPAK kërkon për Sali Berishën, që është ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe jo komunikim, veç se me personat që bashkëjeton. Gjatë ditës së sotme, avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi. Seanca e rradhës do të mbahet më 30 dhjetor, të shtunën në orën 12:00. Mësohet se shkak janë bërë kërkesat e avokatëve të cilët kanë depozituar në sekretarinë e gjykatës kërkesën për prova të mëtejshme lidhur me procesin. Seanca për caktimin e masës…

Read More

Avokatët kanë mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë në seancën ku do të vlerësohet masa e sigurisë për Sali Berishën. SPAK kërkon zëvendësimin e masës nga detyrim me paraqitje në ”arrest shtëpie” me mbikqyrje policore pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës. Vetë Berisha pak minuta më parë doli nga selia blu dhe mbërriti në shtëpi.

Read More

Sot pritet të jepet vendimi i GJKKO në lidhje me masën e kërkuar nga SPAK, ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore. Avokatët e Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha. Ata kanë mbërritur në Gjykatës për të tërhequr aktet dhe më pas për të parashtruar kërkesën për përjashtimin…

Read More